Pezullohen lejet e regjistrimit të pronave në bregdet

Ornela

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka dalë në një konferencë për media për të sqaruar vendimin e qeverisë për pezullimin e regjistrimit të titujve të pronësisë në bregdet.

Ky vendim është marrë për të penguar “zinxhirin kriminal të finalizojë qëllimin e tij”, siç u shpreh Gjonaj referuar skemave të fundit kriminale me tjetërsimin e pronave në bregdet në Kavajë e Lezhë.

Jam para jush për t’ju komunikuar vendimin e qeverisë më datë 14 mars; Pezullimin e regjistrimit të titujve në bregdet e reformën e pronës në përgjithësi.

Siguroj pronarët në bregdet për pacënueshmëri. Kjo VKM nuk pengon kthimin e tokës te pronarët sikundër thotë opozita por synon të garantojë që prona t’i kthehet pronarit, jo mafias së pronës.

Ky vendim i qeverisë synon të bllokojë ata që kanë abuzuar me pronat dhe i kanë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme por nuk pengon të drejtat e pronarit. Vendimi i pezullimit të rocedurave të kalimit në pronësi të tokës në zonën me rëndësi ka ardhur si pasojë e një situate të jashtëzakonshme në bregdet“, deklaroi ministrja ndërsa theksoi se ky vendim është i përkohshëm.

Pezullimi është vetëm një masë e përkohshme deri në verifikimin e titujve dhe ndarjes së pronarëve të ligjshëm nga hajdutët e pronave”, tha Gjonaj ndërsa tha se përfituesit do dërgohen përpara drejtësisë.

Task Forca , në bashkëpunim me Policinë e Prokurorinë do hedhë dritë mbi abuzimet dhe do ndihmojë në ndëshkimin e çdo abuzuesi”, u shpreh ministra Gjonaj.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • TE MOS PEZULLOHEN VETEM NE BREGDET …

    POR NE TE GJITHE VENDIN ! ! ! ! ! …

    ME RACIONALJA ESHTE QE TE SHPALLET

    NJE MARATORIUM 2-3 VJECAR NE KETE SENS …

    … DHE T’U SHKOHET ABUZIMEVE ME TE MEDHA

    NE ORIGJINE .

  • Po nuk e bejne per abuzimet keta por po marrin shembull nga Alket Hyseni qe te shohin se ku ka mbetur ende ndonje mundesi per te grabitur troje.

  • Edi Rama! Urgjent zhgarkoje këtë ministren se të nxorri gënjeshtar, që kështu ta nxiu faqen, pasi ti thoshje që kjo hapsirë 1.5 km., do tu jepet për “ndërtimin e turizmit strategjik”, “investitorëve strategjikë” që ka “gjetur” qeveria në vende të ndryshme, ashtu siç tha edhe Ditëziu, (siç e quan “ditëzi Berisha”!) se të tillë “investitorë” kish gjetur edhe në Gjermani, ndërsa kjo ministria, siç kanë thënë e gënjyer të gjithë paraardhësit e tuaj, se gjoja do bënin “verifimimin e titujve të pronësisë”, ashtu si po të nxin faqen tij duke të nxjerr gënjeshtar, edhe kjo nxin faqen e saj, kur ka dalë dhe thotë gënjeshtrën e radhës, se gjoja kjo bëhet, për ti kthyer pronën pronarit trashëgimtar. Hajde, hajde, çfarë kuje e zezë, kur me gënjeshtra të tilla të “vjetër” e të “rij” të gjithë u bëtë legena, ashtu siç keni qenë e jeni vërtet legena!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *