Pezullohen nga detyra krerët e Doganës në Sarandë, Fier, Vlorë

Dita

Për shkak të mosrealizimit të të ardhurave për 10 mujorin e 2015-s, janë pezulluar nga puna disa persona në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Mësohet se janë pezulluar nga detyra kryetarët e degëve Sarandë, Fier dhe Vlorë si rezultat i performancës së dobët.

Doganat vijojnë që të krijojnë gropën më të madhe në buxhet dhe zërat kryesor me ndikim janë akciza, renta minerare dhe TVSH-ja në import.

Për 10 mujorin e parë të këtij viti në buxhetin e shtetit mungojnë 10.9 miliardë lekë në krahasim me planin.

Ndërkohë që në nivele shqetësuese mbeten edhe realizimi i investimeve me rreth 22 miliardë lekë më pak se plani.

Share This Article
2 Comments
  • po mire o kryeminister,pse fajin doganieret e kane qe nuk ka pune?
    Dogana eshte e lidhur me biznesin,po nuk importoi biznesi cfare plani do beje dogana.
    ku ka pune qe te punoi biznesi.
    Shikoji keto nuk kane faj doganieret,kot i ke hequr nga puna.
    nqs perpara 3 vjetesh fusnim nga 1 maune ne muaj tani kemi 8 muaj qe mezi kemi importuar 1 maune.
    rezultati shikoje …………………..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *