Dy mjekë të spitalit të Gjirokatrës janë pezulluar nga puna dhe iu është ndaluar dalja jashtë vendit, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër, pas hetimeve për rastin e vdekjes së 20 vjeçares Kristjana Muxhai, pak orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Gjykata e Shkallës së Parë, Gjirokastër, vendosi masën e sigurisë “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasit Dashamir Demiri dhe Kostandin Hido, në Gjirokastër, me arsim të lartë, me profesion mjek obstetër-gjinekolog pranë maternitetit ”Dhimitër Çuçi”, dhe mjek anestezist-reanimator pranë sipas rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.
E reja Muxhai vdiq pak orë pasi solli në jetë fëmijën e saj, dhe familjarët hodhën akuza të forta ndaj mjekëve, se e kishin neglizhuar rastin, dhe nuk i kishin injektuar medikamentet e duhura. Çështja është marrë nën jetim nga prokuroria e Gjirokastrës pas kallëzimit të bërë nga familjarët e të resë.
e.sh/Dita

Me keqeardhje ,ne Shqiperi jeten e njeriut e ka zoti ne dore ,kurse ne perendim jeten e njeriut e ka mjeku ne dore. .
Cili eshte ky medikament i “duhur” qe e dine familjaret dhe nuk e dine mjeket?Eshte fati i keq i asaj qe shkoi ,por mos abuzohet ndaj mjekeve.Kur semuret njeriu i drejtohet mjekut per ndihme.Ne se keni frike nga mjeku rrini ne shtepi ,mos mer telefon urgjencen.Semuret femija e rrembeni ne krahe dhe me vrap tek mjeku.Pse?
IK ORE TRAP MALI, NE I PAGUAJME MJEKET PER TE NA SHERUAR E JO PER TE NA VDEKUR. JANE TE DETYRUAR TE NA SHERBEJNE. PA LLOGARITUR RYSHFETIN QE I JAPIM (NA E MARRIN ME FORCE) POR EDHE RROGA E TYRE ESHTE ME DJERSEN TONE.
A doli Tirja nga burgu ,do dalin dhe keta.