Pezullohet boksieri, puthi gazetaren gjatë intervistës

Bora Basholli

Kubrat Pulev, boksieri i cili puthi në buzë gazetaren gjatë një interviste është pezulluar.

Ky vendim është marrë nga Komisioni Shtetëror i Atletikës në Kaliforni.

Boksieri bullgar puthi në buzë në transmetim “live” gazetaren e Vegas Sports Daily, Jennifer Ravalo , e cila në momentin e incidentit ishte dukë bërë pyetje.

Në deklaratën e CSAC thuhet: “Përpara se të licencohet për tu ndeshur edhe një herë boksieri Kubrat Pulev duhet me patjetër të dalë para komisionit dhe të demonstrojë principet e respektit.”

Në një postim në rrjetet sociale, Pulev pretendon se janë miq dhe bënë shaka për puthjen.

“Gazetarja, Jenny është një mike e imja dhe pas intervistës isha aq shumë i gëzuar saqë i dhashë një puthje.

Më vonë atë natë, ajo na u bashkua mua dhe shokëve të mi në festën e fitores.

Në video, pas puthjes të dy qeshëm dhe falënderuam njëri-tjetrin. Me të vërtetë që nuk ka asgjë tjetër,”shkroi ai.

Incidenti ndodhi pasi gazetarja e pyeti nëse mund të përballej me ish-kampionin e botës Tyson Fury në të ardhmen.

 

b.b/dita

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *