Pezullohet efektivja e policisë, humbi armën e shërbimit

Dita

Një punonjëse të Policisë së Shtetit në drejtorinë e Tiranës i ka humbur arma e shërbimit.

Sipas denoncimit të bërë nga policja, pistoleta “TT” i ka humbur në rrugën “Rrapo Hekali”. Policia njofton se po punon për gjetjen e armës, ndërkohë që është pezulluar nga detyra efektivja.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku është regjistruar edhe procedimi për punonjësen e Policisë së Shtetit.

Share This Article
1 Comment
  • I ka “humbur” apo ja ka marre hypesi.
    Hajde poli e shtetit hajde, keshtu eshte kur ke pune me pjeshka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *