Pezullohet nga detyra drejtoresha e spitalit në Durrës

Elton Tafaruci

Drejtoresha e spitalit të Durrësit është pezulluar nga detyra me një vendim të gjykatës.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi ekonmik i kryer nga Ardjola Frashëri llogaritet në vlerën e rreth 70 milion lekëve.

Me kërkesë të prokurorisë së Durrësit, gjykata ka vendosur masën ndaluese “pezullim nga detyra” për drejtoreshëen Frashëri e dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të “shpërdorimit të detyrës dhe “shkeljes së barazisë në tendera”.

Nga hetimet e deritanishme, organi  akuzës konsideron si shkelje ligjore procedurat e prokurimit publik për mallra dhe shërbime, si blerje nafte, shërbime kateringu, shërbim ruajtje civile, riparim pavionesh, blerje material pastrimi si dhe blerje medikamentesh dhe materialesh mjeksore./E.T

Share This Article
2 Comments
  • kujtesa…kushedi nuk je nga durresi,por zonjen ka pak kohe qe i shoqi e kapi ne flagrance dhe e la…,sepse adhe ajo ja kishte lene dikujt,prandaj dhe ishte drejtoreshe spitali….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *