Pezullohet nga Facebook kryetari i Lega Nord

redaktor

Matteo Salvini është pezulluar nga Facebook, për shkak të përdorimit të frazave fyese kundrejt komunitetit rom.

Faqja e tij është mbyllur nga kompania, duke e cilësuar reagimin e tij si të papërshtatshëm me vlerat që promovon Facebook.

Salvini ka shpjeguar në radio Padania mëngjesin e sotëm, se ai nuk ka përdorur snjë fjalë fyese, dhe se fjala “arixhi” (zingari), një term fyes, përdoret shpesh në Itali, dhe se gjyshja e tij e përdorte shpesh këtë fjalë.

Kritika të ashpra kanë ardhur dhe nga Vatikani në drejtim të Salvinit, duke i cilësuar fjalët e tij si të papranueshme për një lider politik./DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *