Disa media franceze analizonin këtë fundjavë arsyet pse Nicolas Sarkozy ka vendosur të kthehet në politikë. Sipas Mediapart, pas kësaj “përgjegjësie” të shpallur për të nxjerrë Francën nga humnera fshihet një tjetër motiv: të blindohet para gjyqtarëve.
Ish Presidenti është i përfshirë në disa ngjarje korrupsioni, edhe pse Gjykata e Apelit në Paris paralizoi dje një prej këtyre hetimeve në pritje që gjyqtarët të analizojnë kërkesën për anulimin të paraqitur nga Sarkozy pak javë më parë. Për disa media shpallja e kthimit të tij në politikë dhe ky pezullim nuk është i rastësishëm.
Bëhet fjalë për rastin e “përgjimeve”.
Gjyqtarët dyshojnë se ish Presidenti ishte në dijeni të procedurës ligjore të inicuar kundër tij falë ndihmës së dy gjyqtarëve që presupozohet se e kanë ndihmuar në këmbim të favoreve. Konkretisht, avokatët e kanë informuar atë për ecurinë e hetimeve në rastin “Bettencourt”.
Nickolas Sarkozy është akuzuar se ka përfituar nga dobësia e trashëgimtares së kompanisë L’Oreal, Liliane Bettencourt, për të financuar fushatën e tij të vitit 2007. Tashmë kandidat për të kryesuar UMP (Bashkimi për lëvizjen popullore), ai u akuzua në korrikun e kaluar, dhe përballë syve të habitur të Francës u ndalua për 20 orë dhe u mor në pyetje për veprat penale të mundshme të korrupsionit, trafik të influencës dhe shkelje të sekretit profesional. Sarkozy denoncoi atëherë “persekutimin e padrejtë” nga “gjyqtarë të krahut të majtë”.
Në ankesën e prezantuar, avokati i tij, Thierry Herzog, vlerësonte se juristët kishin urdhëruar regjistrime të paligjshme për të mbledhur të dhëna. Gjyqtarët kanë pezulluar hetimin derisa Gjykata e Apelit e Parisit të vendosë për këtë ankesë. Sarkozy është përfshirë në disa raste të tjera, kryesisht në lidhje me financimin e paligjshëm të fushatës zgjedhore të vitit 2007 dhe 2012.
Për Mediapart, media që ka zbuluar disa prej këtyre skandaleve, arsyeja e vërtetë pse francezi aspiron sërish për të zënë Elizeun është “që të lirohet nga akuzat” që rëndojnë mbi të.
Emri i tij është përfshirë edhe në rastin “Bygmalion”, ku do të hetohet për një sistem të faturave false të lëshuara nga kompania me të njëjtin emër për të financuar kostot shtesë të fushatës së tij më 2012-ën. Ish financieri i kësaj shoqërie pranoi dje për gazetën “Le Monde” se ka trukuar llogaritë e biznesit së tij me kërkesë të UMP-ës, partisë së Sarkozysë.
Të dielën, në intervistën e tij të parë televizive pas rishfaqjes, ish Presidenti tha se nuk ka asgjë për tu qortuar. Ai argumentoi se asnjë nga hetimet kundër tij nuk ka lulëzuar deri në pikën që ta fajësojnë atë.
“Më akuzuan se kisha zhvatur një të moshuar. 2 vjet e gjysme hetime, katër regjistrime dhe pas 22 orëve marrje në pyetje, rasti “Bettencourt” është hedhur poshtë. Kush do ma kthejë nderin?”, u ankua ai.

perse ja fusni kot ju ne shqiperi ;;; Sarkozy nuk eshte perfshire ne asnje nga keto gjera ;;; keto jane shpifjet e francezeve te francois hollande ;; gjukatat eshte majtas dhe e sulmojne se ja kane friken ;;; dhe nga xhelozia ;;se nikola Sarkozy eshte me prinder nga hungaria nuk eshte francez ;;dhe socialkomunistet ne France e kane frike demokratine dhe zgjuarsine e sarkozit ;;;e pergjojne dhe nuk gjejne gje ,, chirack vodhi 2 million dhe 500 mije euros dhe gjukata nuk e hap dosjen ;;; ndersa sarkozit i pergjonin edhe telefonin ;;; prandaj mos ja fusni kot ;;; sarkozi eshte i pafajshem dhe socialistet shpifin per ta ndalur ne rrugen per president ;;;; ja realiteti ;;;merci de paris
Sarkozy eshte i paster !!!! Natyrisht qe per sahanlepiresit e Sarkozy-se, ai eshte i paster. Po te ishte i paster Sarkozy, rrinte ne pushtet dhe nuk dridhej qerpiku. Por eshte i mbytur me afera te dyshimta dhe kerkon te rimarre presidencen me qellim qe te t ia hedhe kollaj.
Te shkretet ata qe i besojne !!!!