Pezullohet pedagogu i denoncuar në Fiks Fare për korrupsion

Dita

Senati i Universitetit të Shkodrës vendosi mesditën e së premtes me votë unanime pezullimin nga detyra të pedagogut Fran Qafa.

Vendimi është marrë pas transmetimit prej dy ditësh në emisionin “Fiks Fare” të fakteve sesi pedagogu jepte provimet në shkëmbim të parave.

Në një deklaratë të Senatit të Universitetit të Shkodrës thuhet se “raste të tilla janë një dukuri e shëmtuar, që nuk kanë asgjë të përbashkët me proceset integruese dhe përpjekjet maksimale që po bën Universiteti për të përmirësuar produktivitetin në funksion të studentëve”.

“Programi ynë ka si synim kryesor qendërsinë e studentit. Sfida jonë është të rrisim cilësinë e të diplomuarve dhe t’i orientojmë ata saktë në tregun e punës”, thuhet në deklaratë.

Share This Article
2 Comments
  • I bej thirrje MASh, perse nuk i mbyll universitetet fantazem si ai i Shkodres. Pse duhet te qendrojne akoma “Vitrinat” e Shtetit dhe duhet te paguhen nga taksapaguesit shqiptar ca medioker qe e quajne veten pedagog. MASH mund te tregoni se c`fare ka nxjerr kjo shkolle per 25 vjet demokraci pervecse njerez medioker? Kur do te marr fund kjo farse

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *