Pezullohet polici që i kërkonte patentën pasagjerit të makinës

Dita

Policia ka pezulluar policin që kërkonte patentën një pasagjeri makine.

Lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie që në mungesë profesionalizmi dhe duke mos respektuar procedurat ligjore, i kërkon lejen e drejtimit pasagjerit pasi ka ndalur një automjet për një kontroll rutinë, ju informojmë se Policia e Durrësit ka pezulluar menjëherë efektivin Neim Imeri, me detyrë Punonjës i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Durrës, si dhe ka nisur ecuria disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës për eprorin e tij të drejtpërdrejt, Arjan Çali, me detyrë Përgjegjës Turni, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë rastet e shkeljeve të punonjësve të policisë në numrin 129 dhe numrin falas të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat 08009090, duke i garantuar për reagimin në kohë dhe marrjen e masave ligjore ndaj abuzuesve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *