Pezullohet testimi për infermierët nga gjykata. Beqaj: Nuk tërhiqemi

redaktor

Gjykata Administrative ka pezulluar testimin e Ministrisë së Shëndetësisë për infermierët. Pezullimi i testimit do të bëhet deri në gjykimin e çështjes me themel.

Presidenti i Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi tha në një lidhje telefonike për Ora News se Gjykata vendosi apezullimin e urdhrit të ministrit që do të thotë pezullim i testimit deri në gjykim të thelluar.

Ajo që di unë, sapo është mbyllur seanca gjyqësore ku u gjykua aktpadia që kishte ngritur urdhri i infermierit, për pezullimin e aktit normativ të Ministrit të Shëndetësisë për zhvillimin e testimit dhe më pas gjykimin e cështjes në themel. Gjykata vendosi pezullimin e urdhrit të ministrit që për ne përkthehet pezullim të testimit sepse testimi mbi bazë të urdhrit të ministrit do zhvillohej dhe pas gjykimit të çështjes në themel do të ketë nëj vendimmarrje tjetër“, tha ai.

Nëse do të jetë një pezullim i përkohëshëm apo jo, Skënderi tha se kjo do të varet nga vendimet që do të merren me vonë nga gjykata. Ai tha se pavarësisht se testimit, infermierët nuk duhet të flenë mbi dafina por duhet të punojnë për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj pacientit.

Infermierët do të qëndorjnë në krye të punës së tyre, do të bëjnë shërbimin e tyre dhe do të ngrihen nga ana profesionale për të rritur detyrën e tyre. Ne do ti shkojmë deri në fund mbrojtjes së të drejtës së tyre.

Në do t’ja lëmë kohës, gjykimit dhe do të vendosim sipas vendimmarrjes, por infermierët kanë për detyrë të rrisin shërbimin me profesionalizimin, kjo është mënyra më e mirë për ta. Ne do të marrim pjësë në seancat gjyqësore por hapi më i mirë do të jetë forcimi i punës për rritjen e nivelit për kujdesin ndaj pacientit.

Me këtë vendim Infermierët duhet të jenë më të qetë, por nuk duhet të flënë mbi dafina duhet të punojnë më shumë për rritjen e nivelit profesional, sepse provim mbase nuk do ketë por do të ketë vlerësim të punës të tyre më i mirë është ai i pacientit dhe aty ku ka pakënaqësi ai infermier nuk është në vendin e duhur”.

Ndonëse Gjykata Administrative mori vendimin për pezullimin e testimit për infermierët, qeveria shprehet e vendosur për ta realizuar atë.

Ky fakt pohohet nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili deklaron se vendimi do të ankimohet. “Derisa Gjykata vendosi që deri në momentin kur ajo të shprehet për themelin e ankimimit që ka bërë Urdhri i Infermierit, procesi i testimit nuk mund të vazhdojë. Do të duhet, sigurisht, jo vetëm të zbatojmë vendimin paraprak të Gjykatës, por të përgatitemi që të ballafaqojmë në seancën e plotë, argumentet tona pse testimi duhet bërë dhe pse nuk cenon infermierët në punën e tyre”, shprehet Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë  ngre një tjetër alarm. Sipas tij,  1/3 e mjekëve të Shqipërisë, nëse nuk japin provimin e certifikimit brenda 6 muajsh, nuk mund ta ushtrojnë profesionin.Provimi i certifikimit është provim tjetër nga ai i urdhëruar nga Beqaj.

Është situatë shumë më problematike, me programin 5-vjeçar të edukimit në vazhdim. Sepse 36% e mjekëve nuk kanë plotësuar detyrimet e tyre 5-vjeçare dhe rrezikojnë të mos e ushtrojnë më profesionin. Pra, rrezikojmë që të mbetemi pa mjekë deri në tetor. Është shumë më thelbësore dhe shumë më e rëndësishme se sa çështja e testimit, në gjykimin tim”, thotë ai.

Share This Article
6 Comments
  • Shteti duhet qe kur ti punsoje infermjeret e doktoret si fillim duhet tu bej nje test prove per diplomen me pas kur ta punsoje nje kontrate 3 mujore,per ta pare aftesine me pas kur i punsuari ti pergjigjet proves atehere nje kontrate 1 vjecare per te ritur cilesine dhe disiplinen ne pune dhe kur i harin keto cilesi e kualitet ne menaxhimin e vendit te punes nje kontrate te re deri ne 2 vjet dhe me pas kur i pergjigjet 2 vjetve me te gjitha piket qe ka kontrata ne cilesin e saktesin e zanatit te tij ose te saj ti behet nje kontrate definitive,natyrisht vitin e pare me me pak para per te ritur cilesin ne pune!
    Mendoj se keshtu ritet cilesia ne spitale e martenitete abulanca ne sherbim te popullit dhe do te kemi seleksionim te te zotit e te pa zotit!

  • Keta infermiere jane “Zerro” nga profesioni.
    ————————————————————————–

    O shqiptare qe “cerek-shekulli” vec mbrapa botes po shkoni.

    Kudo ne bote,
    punonjesit testohen (per rifreskim) dhe askush nuk kundershton, se nuk te largoine nga puna,

    por problemi eshte se:

    Ka me mijra Diploma “fallco” ATA me para nen dore qe frikesohen.

    ———————————————————————————-

    • I , E nderuar!Diplomat falso mund te verifikohen shume kollaj.Le te bejne kete si hap te pare dhe jam shume dakort qe te zhduken ata me keto lloj doplomash.Por mos harro qe kemi Ministra ,keshilltare te Kryeministrit,e lloj-lloj kategorish drejtuese qe jane “Kristalista”. Infermieret e vijes se pare i nxjerr jashte puna e perditeshme dhe jo testimi. Po kush e testoi Nardin kur u be Minister?Po Beqja,ku e ka lidhjen me shendetesine?Po mos u merrni me keto gjera,me mire lodhuni qe te largoheni nga ky vend dhe te shpetoni veten dhe femijet!

  • Pse qeveria e ka te zorshme testimin e diplomave,por si njera pale e tjetra i pelqen diploma fallco prandaj e ka gabim nga rralla e testimit

  • qe duhen larguar te paaftit dakord por ka menyra te tjera me dinjitoze se ‘provimet’ qe organizohen nga ata qe nuk hyjne ne qeverisje me ‘testime’ ndaj me mire qeveria te ngreje nje drejtori te posacme te monitorimit (ose nese e ka) dhe te shqyrtoje sipas rastit mbi bazen e ankesave te njerezve, shqyrtimit te kartelave etj etj, Me nje fjale me mire te verifikohen ne proces dmth punen e perditshme dhe cdo mjek te dije se po monitorohet dhe nese nuk deshmon kompetence, te largohet ose kaloje ne provim (njesoj si me drejtuesit e makinave.. te hiqen kaq apo aq pike… ritestim. patjeter ka dhe menyra te tjera por jo te vihen njerezit ne rradhe per testim… nuk shkon, eshte poshteruese per shumicen dermuese dhe humbet pike si qeveri

  • Mendoj se stazhi qè bènin dikur kur mbaronin studimet ka qènè shumè i vlefshèm.Tani ,mbasi mbarojne studimet duhet ti nènèshtrohen stazhit dhe pastaj tè mbrojne dipllomèn.Kjo formè rrit cilèsinè e tè gjithè studentève tè çdo profrsioni dhe nè veçanti shèndetsinè.Ka aq shumè tè paaftè nè shèndetsi sa qè vetè tè paaftet te hane koken,kjo e provuar mè shumè nèQSUT.Mungesa e seriozitetit nè punè shumè etheksuar,humanizmi èshtè zhdukur totalisht.Sorollatja nè plan tè parè pèr tè pèrfituar diçka nè xhepat e tyre.Ne qoftè se nuk e beson njeri tè bèhet i sèmure dhe tè shkojè nè Qsut dhe do ta vèrtetoje mè sè miri rrumpallèn e salos kèto vite helmi pèr tè sèmurèt e mjerè.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *