Agjencia shtetërore KCNA ka bërë me dije se presidenti sirian Bashar al-Assad ka në program një samit në Phenian me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
“Do të vizitoj Korenë e Veriut dhe do të takohem me shkëlqesinë e tij Kim Jong-un”, ka cituar KCNA fjalët e Bashar al-Assad.
Në rast se ky samit do të realizohet, do të jetë i pari i diktatorit korean me një kryetar shteti në Phenian.
Sipas disa burimeve të Inteligjencës amerikane dhe koreano-jugore, marrëdhëniet midis dy vendeve përfshijnë edhe tregtinë e shitjes së armëve.
Mediat botërore kanë raportuar kohë më parë se Koreja e Veriut ka ndihmuar Sirinë në ndërtimin e armëve kimike, ndërkohë që, regjimi i Assad-it ka ndihmuar financiarisht Phenianin.
s.a/dita
