Melody Hames, 32 vjeçarja nga Mançester-i, është bërë e njohur në mbarë botën falë pasionit për artin dhe dizajnin. Ajo ka një stil të veçantë pasi stilon vepra të pabesueshme artistike në trupin e kuajve.
Melodi ka sfiduar klasiken e qethjes së kuajve. Ajo ka ndryshuar metodat tradicionale duke përdorur qasjen e vet unike, të cilin e ka nisur që në moshën 9 vjeçare.
20 vjet më vonë ajo u bë stiluesja e parë e kuajve në Mbretërinë e Bashkuar, duke ofruar aftësitë e saj krijuese, edukuese dhe trajnuese.
“Aftësitë në kalërim, njohuritë e mbarështimit, pasioni për artin dhe dizajnin, më kanë ndihmuar të identifikoj mënyra të reja, të sigurta, efektive dhe krijuese në qethjen e kuajve,” – shprehet Hames.




j.l./ dita
