Aktori hollivudian, Pierce Brosnan, ka humbur të bijën 42-vjeçare, pas një beteje prej tre vjetësh me kancerin në qafën e mitrës. Charlote, nënë e dy fëmijëve, vdiq në të njëjtën moshë dhe nga e njëjta sëmundje si nëna e saj, gruaja e parë e Pierce, Cassandra.
Aktori i njohur për rolin e agjentit 007 tha se humbja e Chalotte-s e ka mbushur zemrën e tij me hidhërim dhe u shpreh se shpreson në gjetjen e shpejtë të një kure për sëmundjen e tmerrshme që i mori dy femra të rëndësishme në jetën e tij.
Ashtu si kanceri në gjoks, edhe kanceri i qafës së mitrës lidhet me faktorin e trashëgimisë. Ekspertët bëjnë fajtorë gjenet BRCA1 dhe BRCA2, të cilët trashëgohen në linjën femërore.