Pijet e gatshme, të rrezikshme po aq sa dhe duhani

Ornela

Një doktor i shëndetit publik në Britani shprehet se tek kanaçet apo shishet e pijeve të gatshme duhet të kenë patjetër të shkruar si ndikojnë në shëndetin tonë lidhur me obezitetin diabetin apo edhe dëmtimin e dhëmbëve, pasi ata ndikojnë negativisht në shëndetin tonë si cigaret, shkruan Health.com.

Sipas një studimi personat që konsumojnë pije të ëmbla me gaz çdo ditë rrezikojnë të preken nga diabeti i Tipit 2, 22 % më shumë sesa ata që konsumonin pije të tilla një herë në muaj.

Sipas Profesorit Simon Capewell të Universitetit të Livepool-it, një e treta e fëmijëvë dhe dy të tretat e të rriturve janë mbipeshë ose obezë në Angli nga konsumimi i pjieve me gaz dhe sheqer.

Por një professor tjeter Tom Sanders, nga Fakulteti i mjeksisë shprehet se “konsumimi i tepërt i sheqerit çon në mbipeshë, por është e rëndësishmë të theksojmë se nuk shkakton sëmundje kardiovaskulare apo kancer”.

Qeveria Kaliforniane do të miratojë një ligj ku u kërkohet të gjithë fabrikave që prodhojnë pije të gatshme të kenë të shkruar në përmbajtjen e tyre se “konsumimi i pijeve të sheqerosura ndikojnë në obezitet, diabet dhe në dëmtimin e dhëmbëve”

Share This Article
1 Comment
  • “Një doktor i shëndetit publik në Britani “këtë e njof dhe una,marki po ashtu!!
    kurse këta të tjerët që keni përmëndur me emër nuk i njohna fare!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *