Pijet energjike, mjafton vetëm një për të shkaktuar probleme në zemër

J L

Pijet energjike konsumohen në masë të madhë sidomos nga të rinjtë, por mjafton vetëm një prej tyre për të shkaktuar probleme në zemër.

Efektet e tyre zakonisht fillojnë vetëm 90 minuta pas konsumimit.

Shkencëtarët deklarojnë se pijet energjike mund të shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut, gjë që rrit rrezikun e bllokimit dhe shkaktojnë sulmet në zemër apo goditjet në tru.

Të dhënat e reja i japin edhe më shumë zë studimeve të mëparshme, të cilat kanë paralajmëruar të rinjtë që të qëndrojnë larg këtyre pijeve.

Shkencëtarët e udhëhequr nga Dr. John Higgins në Universitetin e Texas thanë: “Teksa pijet energjike po bëhen gjithnjë e më popullore, është e rëndësishme për të studiuar efektet e tyre tek ata që i pinë shpesh dhe për të përcaktuar më mirë, nëse ka, sasinë e caktuar që duhet marrë”.

Në shkrimin e botuar nga e përditshmja “The Sun”, thuhet se grupi i punës beson se është kombinimi i përbërësve në pijet energjike që dëmton enët e gjakut konsumuesit. Mes tyre janë kafeina, taurina, sheqeri dhe përbërës të tjerë bimorë, që sipas ekspertëve dëmtojnë rreshtimin e artereve dhe venat.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *