Dita e parë e stërvitjes së kuqezinjve në Austri pati jo pak momente të veçanta për Kombëtaren, që e nisi në mënyrën e duhur këtë fazë përgatitore. Për këtë u kujdes në veçanti trajneri Gianni De Biasi, që mori gjithçka vetë përsipër madje dhe në vendosjen e pajisjeve stërvitore në fushë, dhe pse në fakt punën e rëndë ja la pjesës tjetër të stafit pasi lojtarët ishin të angazhuar me një shkrydhje në stil belly-dancing.
Sokol Cikalleshi ishte më i mirë në ditën e parë teksa shënoi 3 gola në ndeshjen e kontrollit të kuqezinjve. Forma e sulmuesit të Basaksehir zilepsi Roshin që qëndroi më gjatë se të tjerët në stërvitje nën shoqërinë e Tramezzanit, raporton Supersport.
Pati disa probleme të vogla për Arlind Ajetin, por që për fat kaloi pa pasoja dhe lojtari u rikthye shpejt në fushë, ndërsa jo pak punë në stërvitje kishin dhe portierët që ju përgjigjën mirë kërkesave të Bozhiqit. De Biasi vazhdimisht u pa të mbante shënime, përmbajtjen e së cilave nuk e mësuan dot as lojtarët e tij.
