Pikaso i dyfishtë shitet në ankand 67 mln dollarë, ishte blerë 3

redaktor

Një portret femre nudo e pikturuar nga Pablo Picasso më 1901, ‘La Gommeuse’ ka arritur një tjetër rekord në ankandin e Sotheby, në New York.

Vepra u shit për një shifër prej 67, 5 mln dollar, një rekord i ri për këtë periudhë të krijimtarisë së artistit spanjoll.

Piktura ishte blerë fillimisht nga William I. Koch sipërmarrës dhe koleksionist amerikan, në vitin 1984 për një shifër prej 3 mln dollarësh.

Por gjatë një restaurimi të bërë pikturës në vitin 2000, Koch kishte zbuluar në sfond një tjetër pikturë të Picasso.

Bëhej fjalë për karikaturën e një tregtari arti, mik i artistit, e fshehur pas sfondit të pikturës së parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *