Organet e reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ai i Prokurorisë, Struktura e Posaçme Antikorrupsion, ku përfshihet edhe Byroja e Hetimit, duhet të ishin ngritur që në pranverë, por me shumë gjasa nuk do të jenë funksionale as këtë dimër.
Që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë të plotësojnë vendet duhet që më parë të bëhet vettingu për kandidatët, të cilët vijnë nga brenda sistemit.
Ata janë 33 kandidatë për 12 vende gjithsej, 6 të gjyqësorit dhe 6 të Prokurorisë. 10 vende të tjera në të dy këshillat duhet të plotësohen nga juristë që vijnë nga jashtë sistemit.
Këtu qëndron pengesa e dytë dhe më e paparashikueshmja. Ligji përcakton se ata duhet të vijnë nga radhët e avokatisë, pedagogjisë dhe shoqërisë civile. Për Këshillin e Lartë Gjyqësor lista e kandidatëve është plotësuar muaj më parë, por për Këshillin e Lartë të Prokurorisë vendimarrja e Parlamentit ka mbetur pezull për shkak se nuk ka kandidatë të kualifikuar nga shoqëria civile.
Komisioni ad hoc që mbikëqyr këtë proces konfirmoi për Top Channel se “ka qenë në pamundësi reale për t’i përcjellë Kuvendit 3 kandidaturat, pavarësisht 4 thirrjeve publike për pjesëmarrje.
“Bazuar në këto thirrje, që nga shkurti deri në tetor, 9 nga 10 kandidaturat e mbërritura janë skualifikuar për shkak se nuk përmbushin kriteret formale ligjore. Komisioni vlerëson se kriteri i vendosur për 15 vite përvojë pune në profesion si jurist ka qenë një ndër faktorët kyç që ka prodhuar situatën aktuale me kandidaturat për KLP të ardhura nga shoqëria civile”, thotë Komisioni i Shoqërisë Civile.
Për të treguar se vendimarrja ka qenë e drejtë, Komisioni përmend edhe një fakt jo të zakontë, përballjen ligjore me të skualifikuarit.
“Komisioni është përballur me 4 procese gjyqësore të iniciuara nga kandidatët e skualifikuar për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Gjykata në të gjitha këto raste ka rikonfirmuar vendimarrjen e Komisionit duke e lenë atë në fuqi”, shton Komisioni.
Në kushtet kur shoqëria civile nuk sjell kandidatë, që SPAK të mos dështojë, ligjvënësit mbeten të rimarrin sërish në dorë fatin e reformës në drejtësi dhe të ndryshojnë ligjin prej nga varet ngritja e SPAK-ut.

Ligji qe kerkon 15 vjet stazh per perzgjedhjen e kanditaturave per juriste nga shoqeria “civile”nuke eshte gje tjeter vetem se nje skenare i peshtire nga eterit tek bijte, e mostrat e diktatures komuniste qe nuke kane te ndalur ne ligesi,kur shikon se per ligjvenes ishin dhe mbeten femije qe nuke kishin apo kane mbaruar se daluri nga bangot e skolles.Kjo nje cudi, jo por nje perdhosje øe identitetit njerezore, aqe sa dhe heqja e te drejtes se SOVRANIT te perzgjedhe nje kandidat per president nga disidenca dhe intelektuale te pa perlyer nga e djeshmja dhe e sotmja ne riciklimin e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet, pasoje e pandeshkueshmerise nga bandat korruptive kriminale qe sundojne dhunshem PS-ne e PD-ne me satelit. Mjaft me, ne moralin e te pamoraleshmeve qe sundojne dhunshem ne parlament eshte te votohet sa me shejt nje ligj ku eksperienca si ligjzbatues te mos behet pengese ne perzgjedhjen e kanditaturave per juriste nga shoqeria “civile”,kur dihet dhe eshte faktuar se drejtesia u pshurr nga keto ligjzbatues me eksterience, aqe shume sa SOVRANI,USA dhe BE-ja kerkuan me force Reformen ne Drejtesi, Vettingun dhe ligjin e dekriminalizimit. C’do vonese ndaj Reformes ne Drejtesi, Vettingut dhe zbatimit te ligjit te dekriminalizimit, parlamentaret pergjegjes nuke bejne gje tjeter vetem se i shtojne vetes vitet e heqjes se lirise, si autore,apo bashkeautore me riciklimin e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet,per te cilet nuke do te kete leke te piset, apo pushtet brenda djajve brenda dhe jasht Shqiperise ti shpetoje nga bange e akuzes si autore apo bashkeautore per mijra krime e superkorrupsione te bera ne dite e vite nga pangopesia per leke te piset dhe pushtet pa kufi me c’do forme e cmim brenda jashteqitjes shqiptare. Dridhuni e perdridhuni, po vjen ora qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet, ku e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje enderr, dhe e nesermja ne burg ne nje ferr pa fund. Besoni,mallkimi i mijra nenave dhe femijve te mbetur jetim shume shpejt do te bjere mbi kokat tuaja, doni apo nuke doni ju o djaj me fytyre njeriu qe vazhdoni te derdhni lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prene e rradhes, pra popullin e popujt. SOVRANI, USA dhe BE-ja nuke e hajne me sapunin tuaj per djathe.