Gjykata e Kavajës ka dënuar me 35 vite burg Ardian Tragaj, autorin e vrasjes së dyfishtë me 25 korrik 2012 në Golem të Durrësit. Në seancën gjyqësore, mbrojtja kërkoi ndryshim të akuzës në “vrasje si pasojë e traumës”por duket se provat e akuzës kanë qenë të kontestueshme, çfarë ka bërë që trupi gjykues ta dënojë me 35 vite heqje lirie për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa kushuririn e tij Leonard Tragaj me 2 vite burg.
Vrasja dhe plagosja e dyfishtë ka ndodhur në mesditën e 25 korrikut, ku humbën jetën Sulejman Shehu nga Kukësi dhe Durim Pashalliu nga Kavaja, ndërsa plumbat nuk kursyen edhe djalin dhe gruan e Shehut, të cilët mbetën të plagosur.
Masakra me armë ndodhi në afërsi të një resorti turistik në bregdetin e Malit të Robit. Ngjarja tragjike, që kishte si motiv konfliktet e pronësisë, përfundoi me dy të vrarë dhe dy të plagosur si dhe kërcënoi seriozisht jetën e qindra pushuesve, të cilën ndodheshin për tu relaksuar në këtë zonë mjaft të frekuentuar.
Sipas policisë, sherri i nisur mes pjesëtarëve të familjes Tragaj dhe Shehu, pretenduese të sipërfaqes së tokës që shtrihej para resortit, degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Ardian Tragaj, piktor abstraksionist, qëlloi mbi pjesëtarët e familjes Shehu, të cilët e kërcënonin me armë për atë pjesë toke, të cilën ai e konsideronte të tijën. Për pasojë, mbeti i vrarë Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari.
Ky i fundit ishte roje në objektin e Tragës, dhe është vrarë aksidentalisht prej tij. Të plagosur mbetën gruaja dhe djali i viktimës Shehu, përkatësisht Erjon dhe Beglie Shehu. Piktori Tragaj u vetëdorëzua në polici. Në pranga ra edhe djali i viktimës Sulejman Shehu, i cili u kap me armë pa leje në makinën e tij.
Rreth një vit më parë Ardian Tragaj përuroi resortin e tij “Ura Li” tek Mali i Robit në Kavajë. Pronësinë mbi sipërfaqen e tokës, prej 1.5 hektarë që shtrihet pranë resortit, ku ishin vendosur dhe shezlongët e plazhit, e pretendonte jo vetëm familja Tragaj, por edhe ajo e Sulejman Shehut.
Madje, Sulejman Shehu, i cili nga të dhënat e para rezulton se nuk është banor në këtë zonë, kishte siguruar disa dokumente dhe do të hapte proces gjyqësor ndaj piktorit Tragaj, që kishte ndërtuar dhe resortin që frekuentohej jo pak nga pushuesit. Konflikti jo vetëm “prodhoi” bilanc lufte, por shkaktoi panik në mesin e pushuesve.

ahahahahahaha na del zot toke maloku ja ka lene dashnori i gruas, ne cdo vend keta maloket zaptonin token e dilnin vendallinj te vjeter se kishin malokun ne krye te qeverise por iku koha e malokut.