Piktura e fundit e Van Gogh zbulon vetëvrasjen e tij

Arta Taja

Njëqind e tridhjetë vjet pas vdekjes së Vincent Van Gogh, një studiues i Institutit po me këtë emër “Van Gogh” ka bërë një zbulim në një kartolinë të vjetër që hedh dritë të re në orët e fundit të piktorit të famshëm holandez – dhe mbase edhe të vetëvrasjes së tij.

 

Wouter van der Veen, studiues arti dhe njëkohësisht koleksionist, gjatë studimit të kartolinave të koleksionuara, kishte ka vënë re një ngjashmëri  të pikturës së fundit me kartolinën, që ishte bërë në një fshat jashtë qytetit të Parisit.

Në kartolinë tregohej një rrugë rurale në fshatin Auvers-sur-Oise, ku Van Gogh dihej se kishte kaluar ditët e tij të fundit. Në një kodër pranë rrugës ishin disa pemë me një seri rrënjësh të ndërlidhura.

 

Piktura e fundit e Van Gogh, Tree Roots, u pikturua në orët e fundit të jetës së tij dhe tani është pjesë e koleksionit në Muzeun Van Gogh në Amsterdam. Askush nuk e dinte se ku ishte pikturuar vepra – por kur Van Der Veen shikoi kartolinën, ai menjëherë pa ngjashmërinë. Rrënjët në kartolinë dukeshin të njëjtat me atë të veprës së fundit të Van Gogh.

Mjeshtri Holandez pikturoi veprën e tij të fundit vetëm disa orë para se të qëllonte veten.

 

Dy ekspertë të muzeut – përfshirë një dendrolog i specializuar në pemë historike – hetuan zbulimin dhe përcaktuan se vendndodhja e paraqitur në kartolinë ishte “shumë e mundshme” të jetë ajo në pikturë.

“Në vëzhgim më të ngushtë, kartolina tregon ngjashmëri shumë të qartë me formën e rrënjëve në pikturën e Van Gogh”,  – tha Teio Meedendorp, studiues i vjetër në Muzeun Van Gogh. “Se kjo është vepra e tij e fundit e artit dhe e bën atë më të jashtëzakonshme, dhe madje edhe dramatike.”

Kartolina kishte ardhur nga një koleksion privat i katër albumeve në pronësi të një gruaje 94-vjeçare që jetonte në Auvers-sur-Oise.

Për studiuesit, si dhe për adhuruesit e artit amator, zbulimi hedh dritë të re në orët e fundit para se piktori, i cili ishte i prirur për sulme psikotike, qëlloi veten në gjoks.

“Ne nuk e dinim se çfarë ndodhi midis atij mëngjesi dhe vetëvrasjes së tij rreth orës 8 të mëngjesit”, – tha Van der Veen. “Në këtë boshllëk janë hedhur shumë teori”.

Tani, bazuar në vendndodhjen e zbuluar rishtas të pikturës, ekspertët thonë se drita në pikturë është karakteristike për fundin e ditës, që do të thotë se Van Gogh ka punuar deri një orë ose dy para vetëvrasjes së tij.

 

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *