Tërmeti i vitit 1851 në Vlorë, që ka shënuar edhe më të tmerrshmin në Shqipëri ilustrohet nëpërmjet disa pikturave.
Ky tërmet goditi vendin më 12 tetor, rreth orës 7 të mëngjesit.
Qyteti mesjetar u rrafshua thuajse krejtësisht, duke mos lënë gjurmë të tij, me përjashtim të xhamisë së fortë Muradie.
Kështjella ishte e dëmtuar më parë me mina nga venedikasit.
Kjo ngjarje la qindra të vdekur, por numri i viktimave do kishte qenë katastrofik nëse nuk do kishte patur lëkundje të forta disa orë përpara, që në 2 të mëngjesit, gjë që kish detyruar njerëzit ta kalonin natën jashtë.
U shënuan dëme të jashtëzakonshme edhe në Berat, i cili humbi thuajse gjithë strukturat me kulla guri që trashëgonte nga mesjeta, por rezistuan strukturat e lehta të stilit osman.
Ky tërmet, që u lajmërua edhe nga mediat europiane, u ndje fort në Greqinë Veriore dhe Italinë e Jugut.
Gravurat , ksilografi e ngjyrosur me dorë, janë botuar menjëherë pas ngjarjes në gazeten gjermane “Illustrierte Zeitung”, ndërsa origjinali, pjesë e një koleksioni privat, sot ruhet në Pragë.

j.l./ dita

PERANDORIA OSMANE
E pse ke pkerdhur o ” Arben?””
Meqe ra fjala ku i ke ata mongolet e Ersoganit se vetem Italia, Greqia dhe BE ofruan ndihme?
Turkoshak leshi.
Prape Perandoria Osmane mbetet