Piku në prill-maj? Kur do të marrë fund epidemia e koronavirusit

redaktor

 

Kjo eshte nje pyetje qe e shtrojne gjithe ekspertet nderkombetare te fushes. Shume ekipe kane perpunuar modele parashikuese per evolucionin dhe perhapjen e semundjes.

Deri me sot kurba e infektimeve ne Kine po rritet, pa treguar asnje shenje te arritjes se pikut.

Nje ekip mjekesh te Hong Kongut botoi ne fund te janarit nje artikull ne revisten prestigjoze The Lancet ku parashikohet qe piku i infektimeve nga ku lloj virusi do te arrihet ne prill ose ne maj te ketij viti.

Pertej ketij piku do te fillonte renia.

Perkundrazi kerkuesit e Universitetit te Wuhanit kishin parashikuar qe piku te arrihej me 8 shkurt, por per fat te keq nuk ka ndodhur. Fatmiresisht analizat gjenetike kane treguar se korinavirusi nuk ka pesuar mutacione.

Kerkuesit e Institutit Paster te Parisit i druhen ndonje mutacioni qe mund ta bente koronavirusin edhe me te rrezikshem.

Te gjithe skenaret jane ne loje, ndaj masat duhet te vazhdojne te jene drastike.

Sipas llogaritjeve cdo i infektuar ka infektuar tre individe te tjere. Ende ka shprese! Organizata Boterore e Shendetesise nuk e ka shpallur gjendjen e pandemise boterore.

 

****

Ethem Ruka / Nga faqja e autorit në FB

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *