Pingpong me vrasësit e 21 janarit!

Dita

Kryebashkiaku i Tiranës dhe kreu u Partisë Demokratike veshi një palë çizme dhe vizitoi zonat e përmbytura në jug të vendit. Fotot e postuara në Facebook-un e tij kanë pasur reagimet e ndjesive të tij në rrjet. Kemi shkëputur njërin prej tyre që ka lënë një shënim në murin e profilit të Bashës.

“Dy ditë më parë u raportua se rinisën punimet tek kompleksi pranë Parkut të Liqenit Artificial pas urdhrit të INUK për ndalimin e punimeve, dje arrestohet Shpëtim Gjika për dhënien e një leje ndërtimi në mënyrë të paligjshme. Po ky sikur nuk është Kryebashkiak i Tiranës, apo përmbytjet kthyen dhe hartën përmbys!? Mos duhet arrestuar edhe Basha, për jo vetëm për atë çka ka bërë me Tiranën, por edhe për shumë të tjera.

Një prej tyre është 21 janari. A ka guxim kush ta bëjë këtë? Pasi, të arrestosh njërin për ndërtim pa leje ndërkohë që luan pingpong me vrasësit e 21 janarit është njëlloj si t’i biesh samarit ngaqë s’i bie dot gomarit. Si popull, më duket pazar i lirë ky muhabeti që synon të shesë për “drejtësi” atë që në fakt është një suplement drejtësie, një zëvendësuese formale e cila nuk është vetë drejtësia e vërtetë”, shkruan Braun. Shpesh dhe gjithmonë duhen dëgjuar mendimet e popullit racional, i cili ka treguar që nxjerr konkluzione të pjekura. Politikanët që ia duan votën në zgjedhje, duhet t’i ndihmojnë mbështetësit e tyre, pasi kanë marrë dhe fituar postin e dëshiruar! Është marrëdhënie reciproke.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *