Të gjithë dëshirojnë të jenë pjesë në këtë sprint final, ku Milan luan fatet e titullit në Serie A. Trajneri Pioli ka më shumë se një arsye për të buzëqeshur pas blofit të Inter, infermieria e “djallit” ka nisur të boshatiset.
Ismael Bennacer, mund të jetë në dispozicion të trajnerit Pioli duke nisur që këtë të diel për sfidën kundër Fiorentinës. Mesfushori në ditët e fundit është stërvitur me topin në mënyrë të diferencuar dhe pritet që të jetë në pankinë për këtë përballje, mbase mund të aktivizohet për disa minuta nëse do të jetë e nevojshme.
Edhe Zlatan Ibrahimovic është në dispozicion të trajnerit në këtë fund sezoni, Pioli mund të bëjë një rotacion të shpeshtë me Olivier Giroud.
l.b./ dita
