Pipero: Do e marr dozën e dytë të vaksinës edhe pse u infektova, nga gjysma e dytë e marsit do bien shifrat e të infektuarve

J L
PIPERO DEL NGA INFEKTIVI -Doktor Pellumb Pipero duke dale nga Sherbimi Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine. Deri tani jane konfirmuar 123 raste me koronavirus ne Shqiperi, nder te cilet 5 kane nderruar jete dhe 10 prej tyre jane sheruar. /r/n/r/nDOCTOR EXITS INFECTIOUS DISEASES WARD - Doctor Pellumb Pipero leaves the Infectious Diseases Ward at Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which has been turned into a quarantine. So far, 123 cases of coronavirus have been confirmed in Albania, of which 5 have died and 10 have recovered.

Mjeku Pëllumb Pipero është i bindur se nga gjysma e dytë e marsit, do të bien shifrat e të prekurve me COVID-19.

Parë në një prizëm optimist, Pipero shprehet se vendi ynë mund të shohë “bishtin” e pandemisë në fundin e vitit dhe këtë mendim të tij e mbështet në disa fakte.

“Deri nga gjysma e dytë e marsit, këto do jenë shifra, besoj nga gjysma e dytë e marsit do të fillojë të bjerë numri i rasteve, jam  bindur që do fillojë dyshesa, që shpresoj që të mbyllet në fund të viti, duke besuar që një pjesë e qytetarëve, infektohet, një pjesë vaksinohet, një pjesë e kanë kaluar dhe në fund të vitit do jetë bishti i pandemisë. Shpresoj fort që gjysma e dytë e marsit do të fillojë rënia e numrave”, tha Pipero.

Mjeku është “i veçantë”, pasi është i pari dhe deri tani i vetmi që është infektuar me COVID pas marrjes së dozës së parë të vaksinës.

Pipero shprehet se “po”, do e marrë dozën e dytë, edhe pse në këtë drejtim mendimet janë të ndara.

“Opinionet e studime nuk ka, janë të ndara edhe në raport me dozën e dytë, dominon mendimi që doza e dytë duhet bërë për të plotësuar imunimtetin. Imuniteti që le COVID-i në vetëvete është më e plotë, por të mbron vetëm nga COVID, ndërkohë vaksina mund të të mbrojë edhe nga shtamet e tjera apo viruset mutant tashmë në qarkullim. Edhe pse thonë që vetë infektim mund të konsiderohet si dozë e dytë, dominon mendimi që doza e dytë duhet bërë në javën e gjashtë, pasi 2 javësh që je negativizuar, edhe unë do e bëj”, tha Pipero.

Fakti që ka bërë dozën e parë të vaksinë, për Piperon, e ka ndihmuar që të kalojë një formë më të lehtë të sëmundjes, edhe pse për të nuk ka qenë edhe shumë e lehtë.

“E kalova në kushte shtëpie dhe i trajtuar në kushte shtëpie, me ndihmën e kolegëve që më kanë qëndruar afër. Bashkëshortja ishte në Itali dhe për fat të mirë nuk u infektua. Pothuajse 7 ditë nuk kam fjetur gjumë fare, kam pasur një lloj ankthi, mendoj se isha me fat ngaqë kisha marrë dozën e parë të vaksinës dhe analizat serolozgjike dëshmuan që anti-trupat ishin të mjatueshme për të më dhënë një lloj qetësie, por edhe për të më mbrotjur. Fakti që kisha bërë dozën e parë të vaksinës më ka ndohmuar shumë. Besoj që jam infektuar ditën e 9 apo të 10 pasi bëra vaksinën dhe besoj që jam vaksinuar në spital ose në klinikë, apo jashtë ambienteve, ne jemi shumë të ekspozuar dhe shumë e vështirë të them se ku”, tha ai.

Një shqetësim shumë i madh për mjekun është se në ditët e sotme vatrat e përhapjes së COVID është familje dhe jo komuniteti, siç ka qenë në fillim të pandemisë.

“Numri i rasteve ka luhatje të mëdha, besoj që arsyet kryesore që kanë cuar janë kushtet e moti se ka qenë shumë ftohte dhe në temperatura të ulëta, virusi në mjedise të mbyllura qarkullon më shpejt dhe më shumë, grumbullimi në ambiente të mbyllura, ka filluara fushata dhe pjesa më e madhe e politikanëve i organizojnë takimet në mjedise të mbyllura. Një nga vatrat kryesore të qarkullimit është vetë familja, se të rinjtë sëmuren më pak, por infektojnë të gjithë. Fakti që kemi më shumë të rinj dëshmon atë që kemi thënë që janë më të ekspozuar, për shkak të punës, por edhe më të shkujdesur”, përfundoi mjeku.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Ky po shkon kunder direktivave te OBSH duke u vaksinuar . Kush eshte i infektuar nuk duhet te vaksinohet. me sa duket ia mori doren genjeshtrave dhe propagandes qy karagjozi qe hidhte valle krah per krah me te tjere ne kulmin e pandemise. Po njecike burg per keta apo kush punon per partine nuk preket!!!

  • Hajde hajde Dr Pipero qe vete nuk zbaton asnje protokol: ose nuk di se NUK duhet te merret vaksina mbrenda 3 muajve pas nje Covid( per te mesuar pse, i keshillojme te rilexoje pjese trupat e antitrupat te mesimit te imunologjise te studenteve te tij , e sa per aktualizim publikimet te sotshme per sa qendrojne antitrupat mesatarisht pas kovidit !) ose ai vaksinim ishte show e ky e di se ishte show !
    Ps: po i tregojme se pse : rezikon nje mbistimulim qe mundet me shkaktuar ma shume deme kur te ndodh ajo qe quhet ‘ orage cytokinique’

  • Nga gjysma e marsit do kemi imunitetin e tufes , sipas jush? Se mbi ate imunitet- qe nuk existon per kete virus mbasi po kemi varianta e nuk dime halla sa mutacione do kete ky virus as a do te jene ma te renda per ne a jo- mbi ate imunitet te tufes pra keni ngritur gjithe strategjine shendetsore deri tash ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *