Pipero për masa shtesë: Shkollat dhe lokalet të mbyllen deri në fund të marsit

time
PIPERO DEL NGA INFEKTIVI -Doktor Pellumb Pipero duke dale nga Sherbimi Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine. Deri tani jane konfirmuar 123 raste me koronavirus ne Shqiperi, nder te cilet 5 kane nderruar jete dhe 10 prej tyre jane sheruar. /r/n/r/nDOCTOR EXITS INFECTIOUS DISEASES WARD - Doctor Pellumb Pipero leaves the Infectious Diseases Ward at Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which has been turned into a quarantine. So far, 123 cases of coronavirus have been confirmed in Albania, of which 5 have died and 10 have recovered.

Përkeqësimi i situatës nga pandemia duhet të shoqërohet me të tjera masa shtrënguese. Infeksionisti Pëllumb Pipero rekomandon mbylljen e të gjitha shkollave dhe lokaleve deri në fund të marsit.

Ndërsa në transportin publik, numri i udhëtarëve duhet të jetë i limituar sipas protokolleve të shëndetësisë.

“Deri nga fundit i marsit masat duhet të ishin më të shtrënguara, orari i kafeneve më i shkurtuar, të mos shërbehet në tavolina, por “delivery”. Shkollat e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm të ishin mbyllur deri në fund të marsit. Edhe pse nuk është zgjidhje e problemit, është zgjedhje e detyruar për nga ritmet e pandemisë pasi nuk janë kështu vetëm në vendin tonë”, u shpreh Pëllumb Pipero.

Sipas tij, përhapja e virusit po favorizohet edhe nga temperaturat e ulëta, ndërsa thekson se të rinjtë janë me indiferentët ndaj respektimit të masave.

Pipero tërheq vëmendjen se këto javë, krahas rritjes së infektimeve, janë shtuar humbjet e jetës edhe tek moshat e reja.

“Kemi raste të shtuara të sëmundjes dhe forma të rënda dhe humbje të jetës dhe tek moshat e reja. I këshilloj të jenë të kujdesshëm që do të thotë të mbajnë maskë, distancë dhe higjienë. Edhe një lutje kam për ta, të frekuentojnë sa më pak, kafenetë dhe mjediset e mbyllura”, shtoi ai për A2.

h.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Dr Pipero, pak si shume vone kjo: kur nje ne 3 tampon eshte positiv me nje semundje qe ka rritje logaritmike(!per pse ju keshilloj te rilexonileksionet per statistikat)

  • Me mire vone se kurre, dr Pipero, por sic duket tashme nuk te degjojne Ai dhe Ata !!
    Ndaj, se bashku me dr Kalon e te tjere ngrini zerin per t’ju degjuar duke respektuar mendimin tuaj profesional dhe teper te pritshem per situaten e krijuar.
    Koha nuk pret !

  • Ilirjan, halla beson ti se Dr pipero ka haber per dicka ne kete virus kur cdo gje ky e pseudo expertet ne Shqiperi e bene mbrapsht si strategji?! Siko heshtjen e tyre tash per rezultatin e expertizes se ture!
    Ps degjova diku tjeter nje mjek te thjesht qe ishte shume ma ne nivel per si duhet vepruar, po ai ishte vetem mjek i familjes, zero pra per expertet e Kryeqytetit e Kryeministrit qe i cendos aty sipas aftesise per bythelepirjen me duket! Edhe urdheri i mjekeve dinkush a tha gje gjate kesaj pandemi apo eshte ne vdekje klinike?!

  • Virologu i njohur naltmadheria e tij Rama thote se per cdo mase qe merret konsultohet me komitetin , te shohim tani A do ta marre mendimin e Piperos? Nuk e besoj se arka e shtetit eshte bere rush e kumbulla dhe vetem morat i kane mbetur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *