Pippo Baudo hap Instagram, vërshon një bum ndjekësish

DITA Online

Në moshën 82-vjeçare, prezantuesi i famshëm italian Pippo Baudo ka hapur profilin e tij në rrjetin social Instagram me: TheRealBaudo36, duke publikuar disa fotografi nga karriera e tij e nderuar si një yll televiziv. Dhe nuk ka fjalë për suksesin e menjëhershëm: përfshirja në këtë rrjet social shpërtheu me një numër të madh ndjekësish.

Pippo Baudo, i lindur si Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo (Militello në Val di Catania, 7 qershor 1936), është një drejtues televiziv, prezantues radiofonik, aktor, kompozitor, tekstshkrues dhe shkrimtar italian.

Është shfaqur si debutues në fillim të viteve gjashtëdhjetë, duke u bërë një nga prezantuesit televiziv kryesorë të RAI për të gjitha dekadat pasuese, pavarësisht se për periudha të shkurtra ka punuar në Mediaset, në të vërtetë pa shumë fat. Gjatë veprimtarisë së tij ka realizuar varietete të suksesshme si Settevoci, Canzonissima, Domenica In, Fantastico, Serata d’onore, Novecento e il Festival di Sanremo, nga i cili mban rekordin si prezantues, duke e prezantuar atë për trembëdhjetë herë mes viteve 1968-2008. Paralel me aktivitetin televiziv, ai ka marrë pjesë edhe në disa filma dhe fiksion – kryesisht në hapat e vetvetes – si dhe ka shkruar disa pjesë muzikore, shfrytëzuar më së shumti në televizion.

 

burimi: tgcom24

Pergatiti L.Veizi/ Dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *