Mbrojtësi i Barcelonës dhe i kombëtares së Spanjës, Gerard Pique, ka dhënë një intervistë për sportiven FourFour Two.
Çfarë do të thotë Barcelona për ju?
Unë e dua këtë klub për historinë që ka pasur, për stilin e lojës dhe për mënyrën se si e identifikon Katalunjës. Isha me fat që luajta në moshë të re me këtë skuadër dhe u rrita këtu.
Mbiemri juaj i dytë është Bernabeu?
(Qesh) Po, është pak e çuditshme se si një lojtar i Barcelonës të ketë mbiemrin e stadiumit të Real Madrid, por nuk je ti ai që zgjedh mbiemrin.
Je rritur në të njëjtën skuadër të rinjsh me Messi-n dhe Fabregas, është e vërtetë që e thërrisnit Messi-n gagaç?
Messi ishte person shumë i heshtur në fillim, por gjatë një turneu në Zvicër, ai doli nga guaska e tij dhe filloi të fliste. Ishte e vështirë për një djalë të vogël të përshtatej në një kontinent të ri, por që atëherë e ka treguar veten se është më i miri në botë. Talent i pabesueshëm, dhe mos harroni që kam luajtur edhe me Cristiano-n gjithashtu.
Çfarë të bëri të lije Barcelonën për Manchester United?
Ka momente në jetë që duhet të marrësh vendime të vështira. United më ofroi mundësinë të trajnohesha me lojtarë profesionistë. Kështu që u largova, dhe nuk pendohem, por ishte shumë e vështirë jeta atje në fillim. Në një kampionat të ri, me lojë komplet ndryshe. Pa shokët dhe familjen. Madje edhe të haja darkën në orën 6 pasdite ishte e çuditshme.
Kush ka influencuar më shumë tek ju: Pep Guardiola apo Alex Ferguson?
Ata kishin karaktere të ndryshme dhe kanë influencuar shumë në karrierën time. Ishte e pabesueshme të ndaje eksperiencën me një njeri të tillë si Ferguson, ikonë tek Man. United, por edhe të fitoje 6 trofe me Guardiolën ishte gjithashtu e pabesueshme.
Përshkruajeni Guardiolën si trajner? Si e ndryshoi ai Barcelonën?
Ai është njeri shumë intensiv dhe jeton për futbollin. Shpenzon 24 orë në ditë duke menduar si të sulmojë dhe të mbrojë. Më ka ndihmuar shumë në mënyrën e të kuptuarit të lojës. E konsideroj si një nga trajnerët më të mirë. Ai ishte fillimi i një skuadre të madhe. Ai më bëri lojtar të rëndësishëm.
El Clasico-t në kohën e Murinjos kishin plot anë negative.
Ishin dy skuadra të forta që krijonin një rivalitet historic. Shkonte përtej një ndeshjeje. Por me Murinjon afër, ishte diçka ekstra për të cilën ne forcoheshim akoma më shumë. Ai na shtynte të mos dorëzoheshim, të kalonim limitet.
Po fotoja juaj me Zlatan Ibrahimovic në parking?
(Qesh) Unë sapo kisha lançuar autobiografinë time dhe ai erdhi për të më uruar. Fotografi e shkrepi në momentin kur ne po i jepnin duart njëri-tjetrit. Ishte dikush që ndodhej brenda në fushën e stërvitjes, nuk ka qenë paparac revistash. Nuk më besohej që fotoja mori kuptim krej tjetër. Por gjithsesi nuk mund të them që reagimi i publikut më habiti. Ne ishim përpara Real Madridit me pikë, dhe kishin mbetur vetëm pak ndeshje, kështu shtypi do të bënte gjithçka për të destabilizuar gjendjen. Megjithatë, ne e fituam kampionatin.
Çfarë bëri Fabregas, kur ti i veshe fanellën e Barcelonës gjatë festimeve të Kupës së Botës, gjatë kohës që ishte te Arsenali dhe a të habiti largimi i tij?
Ai në fillim u zemërua me mua dhe me Pyjolin por vetëm për momentin. Besoj se kaloi tre sezone të mira këtu me ne. Transferimi i tij tek Chelsea është vendim i tij. Të gjithë e dimë që i ka ngjyrat blaugrana në gjak, por ka momente kur duhet të largohesh, siç bëra unë kur shkova tek Man United.
Çfarë ju ka gëzuar më shumë: Kupa e Botës 2010 apo Euro 2012?
Sigurisht Kupa e Botës. Spanja nuk e kishte fituar kurrë, prandaj të jepje kontributin tënd në fitimin e asaj kupe, është një ndjenjë fantastike.
I dëgjon këngët e Shakirës përpara ndeshjeve?
Sigurisht, çfarë tjetër të dëgjoj përpara një ndeshje? Për mua është muzika më e mirë që ekziston. Këngët e saj janë fantastike, sidomos fjalët e këngëve.

Po te isha shqiptar, do te te thoja: Uu t’qifsha grun!
Me mire kur je bastard si ti, sepse e vendos veten ne shume pozicione te ndryshme duke shfaqur dhe mendime perverse si ky me siper.
Ndersa une si shqiptar qe me pelqen me teper Reali se Barcelona them qe ishte nje interviste e kendshme.
ore po si i lejoni keta rrugace te shajne pa pik pergjegjesie,cfare kishte ketu te keqe apo si duket do jete tifoz i realit dhe i ka futur koken ne mut,prandaj.
Nuk e kuptoj Rollin e moderatorit neper gazeta.C’eshte kjo liri e cfrenuar te shkruari ,ky banalitet I tmerrshem.A Kane familje Keta komentues injorate.
Cfare Ben moderatori kur I lexon?Apo numeron sa komente Jane bere,dhe s’ka rendesi per te vjellat e tyre me adrese te artikullshkruesve.
Si lexuues I rregullt I gazetes DITA ndjehem shume I indinjuar.