Pirateria detyron Premier Ligën të marrë masa ndaj Shqipërisë

anazapta

Shqipëria i bashkohet Koresë së Veriut, i vetmi vend në botë, transmetuesit e të cilit nuk  ftohen për të marrë pjesë në tenderin për të drejtën e transmetimit të Premier Ligës angleze.

Në një shkrim të publikuar mbrëmë, Daily Mail njofton  se “Shqipëria i është bashkuar Koresë së Veriut, duke u bërë kështu vendi i dytë në botë, transmetuesit e të cilit nuk ftohen për të marrë pjesë në tenderin për të drejtën e transmetimit të Premier Ligës angleze, pasi kompeticioni më “i pasur” në botë i futbollit bën gjithçka për të luftuar piraterinë televizive.”

Një vendim i tillë është marrë për shkak të piraterisë në Shqipëri. “Kontratat me televizionet botërore janë të vlefshme vetëm në rastet kur pirateria mbahet në minimum, por dekoderat e importuar nga Shqipëria janë kthyer në problem shqetësues për Britaninë, ku aktualisht është e mundur të shihen televizionet shqiptare që transmetojnë të gjitha ndeshjet e Premier Ligës”.

Masa e mësipërme ka për synim eliminimin e këtij problemi, pasi nëse Shqipëria nuk blen të drejtën e transmetimit, televizionet shqiptare nuk mund të transmetojnë asnjë ndeshje të Premier Ligës.

Në këtë mënyrë, fansat e futbollit anglez do të mbeten pa ndeshjet e këtij kampionati, nëse nuk marrin dekoderat e tyre të importuar nga vendet fqinje, Greqi apo Maqedoni.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *