Pirlo e nis me këmbë të mbarë, Juventusi fiton me 3 gola kundër Sampdorias

Edlira Shehu

Karriera e trajnerit Andrea Pirlo ka nisur me këmbë të mbarë në pankinën e Juventusit. Në ditën e parë të Serisë A, bardh e zinjtë kanë arritur të fitojnë 3-0 kundër Sampdorias, duke e nisur me fitore sezonin e ri.

Ndeshja foli në favor të Juves që në pjesën e parë, kur Kulusevski zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të me një të majtë të saktë. Më pas ka qenë shtylla ajo që ndali Christiano Ronaldon për të shënuar një tjetër gol.

Ndërkohë në pjesën e dytë Sampdoria ka tentuar të reagojë, por Juventusi e ka kontrolluar lojën pa vështirësi duke e mbyllur sfidën me tre gola, nga  Bonuçi  në minutën 79 dhe CR7  në 89.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *