Biznesmeni i gazit “Romano Port”, rrëfen detaje nga konfliktet me njeriun që porositi vrasjen e tij për qëllime rivaliteti. Piro Bare, pohon se me Ilir Karçinin kishte pasur mosmarrëveshje, për shkak se ky i fundit kishte keqmenaxhuar biznesin dhe ndihej në rrezik falimenti, ndaj edhe si rrugë e vetme i kishte mbetur qëllimi i mbrapshtë për të eleminuar. Ai tregon edhe parandjenjën se në momentin e arrestimit të killerit Julian Sinanaj, kur ka parë aparatin fotografik dhe mësuar se vrasësi fotografonte viktimat, i ka thënë bashkëshortes së me patjetër do ishte edhe fotografia e tij në aparat. Biznesmeni ka dhënë një intervistë të shkurtër për televizionin “Ora News”, ku në fund deklaron se ndihet më i qetë dhe se nuk do shkëputet kurrë nga ky biznes, deri sa të dalë një Ilir Karçini tjetër që ta eleminojë.
“Jam shokuar fillimisht, nuk kam dashur të besoj këtë. Por unë, kam ndjerë diçka në vetveten time që po më bëhej diçka. Sepse e kam kuptuar, më kanë ardhur shprehje të ndryshme kërcënuese që janë bërë nëpër tavolina, që kujdes, do ta shikojë Pirua çfarë do t’i bëjmë dhe të tjera”, thotë Bare. Biznesmeni shkon edhe më tej, duke pohuar atentatin që iu bë dy vjet më parë po me bombë të telekomanduar në Durrës, ku për fat të mirë nuk pati të lënduar. “Kini parasysh së në vitin 2011, më 18 mars, mua më është bërë një atentat me tritol”, thotë ai. Nuk e di ende autorin apo porositësin, ndërsa ngjarja ka mbetur e pazbardhur.
Bare pyetet edhe se si u ndje kur mësoi lajmin në momentin e parë dhe çfarë mendoi. “Kur e kam parë fillimisht arrestimin e këtij personi dhe kur kam parë aparatin fotografik të varur, kam menduar që në atë aparat është edhe fotografia ime. Këtë ia kam shprehur gruas. I kam thënë, aty brenda grua duhet të jem edhe unë. Ça thua, mu përgjigj. Nuk e di pse kam një parandjenjë, i thashë”, vijon rrëfimin bosi i gazit në Shqipëri.
Kurse pyetjes nëse ka ndonjë shkak që e çon gjithë këtë histori dyshimi tek Ilir Karçini, Bare i përgjigjet se nuk është ndonjë shkak konkret, por vetëm dështimi në biznes i pronarit të firmës “Prima Gaz”. “Nuk ka shkak konkret. Por Ilir Karçini e shikonte, që të shpëtonte nga ajo situatë drastike që ka ai në banka, e vetmja gjë ishte eleminimi im, që të vazhdonte biznesin, sepse kështu nuk kishte asnjë shans ta vazhdonte biznesin e tij. Sepse menaxhimi i keq i bërë nga Ilir Karçini, e çoi në atë situatë sa ai të arrinte deri këtu, t’i punonte mendja mbrapsht, që të shpëtonte nga kjo situatë”, shpjegon biznesmeni.
Kurse në lidhje me hetimet dhe dëshmitë e të penduarit Julian Sinanaj dhe mohimin e akuzës që ka bërë Karçini në qeli, duke thënë se kishte konflikte me Baren por nuk ka kërkuar vrasjen e tij, biznesmeni ia lë gjithçka drejtësisë. “Killeri e thotë hapur fare. Thotë m’i dha lekët në shpi, më preu fotografinë, siç thotë edhe prokuroria. Çdo gjë është e mbyllur në këtë kapitull” vijon Bare.
Dhe në fund, i pyetur se çfarë do bëjë më tej me investimin e tij dhe nëse ndihet i rrezikuar, ai përgjigjet; “Jam më i qetë. Do vazhdoj punën, do vazhdoj biznesin tim. Do eci përpara, derisa të dali ndonjë Ilir Karçini tjetër që të më eleminojë”.
Si u arrestua biznesmeni Ilir Karçini pas dëshmisë së killerit
Ilir Karçini, pronari i kompanisë “Prima Gaz”, me aktivitet mbi dhjetë vjeçar në treg dhe me qendër në Fier, u arrestua në banesën e tij afër Kodrave të Liqenit në Tiranë, mesditën e 1 shkurtit 2014 nga agjentët specialë. Ndalimi me urdhër gjykate dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, erdhi pas dëshmisë të të penduarve Julian Sinanaj, i dyshuar si killer dhe ndihmësit të tij Ndriçim Gjokona, të dy nga Vlora, pjesë e një bandë të quajtur “grupi i tritolit”, që bënte atentate me bomba të telekomanduara. Sipas dëshmisë së Sinanaj, pas 4 takimesh në zyrën e Ilir Karçinit, ka marrë porosi me ndërmjetësimin e kushërinjve Andon dhe Genis Mëhillaj, si dhe kapar 50 mijë euro dhe fotografinë për të hequr qafe biznesmenin rival Piro Bare, pronari i “Romano Port”, që ka koncesionin e depozitave të gazit në Durrës. Nga hetimet e kryera rezultoi se Sinanaj njihte Karçinin pas testit që iu bë, kurse Bare ka pohuar se ka pasur mosmarrëveshje me kolegun e tij. Bares edhe në vitin 2011 i është bërë një tjetër atentat, ndërsa me Karçinin kanë pasur konflikt te Autoriteti i Konkurrencës po në 2011 për një anije me gaz që bosi i “Romano Port” nuk lejonte të zbarkohej në depozitat e tij. Atentati ishte porositur të bëhej mbrëmjen e 25 janarit në Kodrat e Liqenit në Tiranë, pranë një lokali ku Bare qëndronte shpesh.
Arrestimi i Julian Sinanaj dhe porositësit
Pas denoncimit të Ndriçim Gjokonës, pak orë para atentatit, policia arrestoi Sinanaj në shoqërinë e të dashurës së tij. Kurse si prova u gjetën arsenal armësh e tritoli, karta bankare, aparati fotografik me fotot e viktimave dhe të tjera. Sinanaj mori përsipër vrasjet e Sokol Veizit në 2012, Agron Çelës në 2013, tritolin ndaj Kollozit dhe biznesmenit E. B., në 2013, me porosi të Mëhillajve. Gjithashtu atentatin ndaj J. M., dhe bombën ndaj prefektit Besnik Dervishi, me porosi të ish-inspektorit të bashkisë së Vlorës, Marion Mitro. Policia ka arrestuar përveç dy të penduarve edhe Mitron dhe Karçinin, ndërsa ka në kërkim kushërinjtë Mëhillaj.
Nje fjal jo e sakt e jo adekuate thot : Fajin e ka ai qe vritet e jo ai qe e vret
Gjelle qenesh gjelle cobanesh.
Ti je vete shkaktari per bllokimin e dhjetra bizneseve te gazit.Ti po con drejt falimentimit keto biznese ne menyre te pandershme duke shfrytezuar rushfetet per korruptuarit e Berishes dhe me duket se ja ke marre doren edhe pushtetit te ri.Pa u hequr qafe ti nuk ka konkurence te ndershme biznesi i naftes dhe i gazit ne Shqiperi.Edi Rama te shkaterroje monopolet e te mos lejoje qe Pirro Bare te shkaterroje bizneset dhe te hedhe ne rruge qindra punetore.
te keqen e viles o pirro ajde mor hajde …sa ka perparuar borgjezia shqiptare …ore nuk ju ka njeri zili pasurine …..por kemi neveri per ligesine ………..
* Ora News ben sh. gabim (thyen ligjin) kur interviston deshmitar potencial, ne nje procesh te rendesishem ligjor, para-gjykimit te ceshtjes.
* Media jone ben shume gabim qe i jep eko kesaj interviste.
* Zoti Karcini (s’me behet vone per te si Emer) eshte akoma ”nen akuze” ne baze te te pakten 3 ligjeve te Kushtetures se Republikes:
1) te gjithe te barabarte para ligjit.
2) prezumim pafajsie
3) fajsia jepet vec me vendim te formes se prere
… deri ne kete moment Nuk Eshte Shpallur Fajtor.
—–
Ora-media e zoteria ne fjale, te mos bejne cirk me ligjin e drejtesine. Pas gjykimit e vendimit, te bejne reminishenca gjithe diten.
Shteti Ligjor nuk behet me ”muhabete kafenesh”
—
Drejtesia ne Shqiperia -Prokuroria ketu ka material te veproje Pavaresisht, shpejt, e me ”ekstreme prejudice!” – te mos flere gjume ndaj nje shkelje kaq flagrante te ligjit; duhet mbyllur kjo praktike nje here e mire.
Te gjobise Ora News sa ”qimet e kokes”, duke na dhene nje mesim ne Ligjshmeri. Deshmitari duhet te pergjigjet ligjerisht.
Te levizesh nje presje nen keto “shprehi te thata” duhet ”lufte”
Gjykata Kushtetuese mund te beje interpretime nese kerkohen…. Kjo eshte Bibla e Shtetit Shqiptar.
[copy & paste]
——————-
Kushtetuta e Republikes
Pj II-te – Te Drejtat dhe Lirite Themelore te Njeriut.
Neni 15/ 1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.
Neni 18/1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit
Neni 30. Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë.
——
Nese OraNews, Patrik Sadikaj, Piro Bare et al, kane trimerine (a paditurine) te diskutojne ”tregje-gazi, eksplozive e porositje vrasjesh” perpara a pergjate nje Procesi Gjyqsor, athere… qe baba Kushtetuta.
Ato le ta bejne.
Prokuroria te degjoje.
C’jane keto pallavra????!!!!!
Piro Bare donte te vidhte biznesin e gazit ne Shqiperi dhe faktikisht e ka vjedhur.
Kjo kronike e Ora News, tregon edhe bashkepunetorin e tij politik, i cili eshte Ilir Meta, sepse Ora News eshte ne funksion te hajduterive te tij.
Te dy e kane vendin ne burg dhe kryesorja eshte qe problemi i madh i monopolizimit ne menyre komplet te jashteligjshme te tregut te gazit nga keta te dy, vazhdon ende te jete si problem.
Nuk duhet justifikuar absolutisht ajo qe beri Ilir Karcini, por nje fjale e urte thote.
“Kur nuk ke ne rregull dhite e tua, cfare kerkon nga ato te komshiut”…
No coment !