Policia e Kurbinit ka zbardhur detaje të tjera mbi autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë të vëllezërve Endri dhe Andrea Cara në lokalin e tyre dhe plagosjen e dy kalimtarëve. I prangosuri në polici Altin Piroli, mbante në banesë edhe një listë me 15 emra personash që dyshohet se do i ekzekutonte në të ardhmen. Mes tyre edhe dy viktimat, të cilët i kishte shokë dhe fqinj. Po kështu mësohet se Piroli ishte një përdorues i narkotikëve dhe në momentin e krimit mund të ketë qenë nën efektin e drogës. Në banesë janë gjetur edhe gjurmë narkotikësh nga efektivët. Gjithashtu mësohet se Piroli vuante nga çrregullime mendore të hershme dhe ishte shumë problematik. I dënuar një herë për plagosje dhe i plagosur vetë dy vjet më parë. Mësohet se në listën e Pirolit ka pasur edhe emra të gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve të Kurbinit. “Dyshohet se Piroli kishte në plan t’i vriste”, bën të ditur policia. Madje në momentin e aksionit, ai ka drejtuar pistoletat nga efektivët, por pa i shkrehur dot sepse i kishin mbaruar fishekët.
Sipas policisë, autori në momentin që ka kryer vrasjen ka qenë i droguar dhe se vrasja është kryer nën efektin e drogës. Një ditë më parë burime nga Policia e Laçit konfirmuan se personi, Altin Piroli njihej si një person me probleme të rënda mendore. Të njëjtat burime thanë se Piroli e konsideronte veten si Jezu Krishti dhe po kështu i është prezantuar oficerëve pas arrestimit. “Unë jam Jezu Krishti, jam Zoti dhe veproj në emër të tij”, ka thënë ai. Më tej ka hedhur fjalë se viktimat kishin shumë lekë dhe ishin të kamur. Një sjellje e çekuilibruar për të cilën prokuroria ka kërkuar ekspertim mendor para se të shkojë në gjykatë për masë apo proces. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën rreth orës 08:30, pranë stacionit të furgonëve, në qendër të qytetit të Laçit, kut dy vëllezërit Andrea dhe Endri Cara sapo hynë në lokalin e tyre. Krimi u krye me dy pistoleta dhe u zbrazën 4 karikatorë. Mes kalimtarëve të plagosur edhe një fëmijë.
Ndërkohë që banorët e qytetit të Laçit reaguan të shokuar dje nga ngjarja e rëndë. Shumë prej tyre thanë se policia e dinte dhe e njihte si person problematik. “Atë e njihnin të gjithë, ishte problematik. Lëvizte dhe me armë dhe policia duhet ta kishte parandaluar. Jemi të tronditur pasi ndodhi në mes të ditës dhe në qendër të qytetit”, ishin reagimet e qytetarëve ditën e djeshme.

Po pse more e kapet se do kishim shpetuar. Te vinte njehere ne Tirane dhe te fillonte me gjykaten e larte, kushtetuese dhe pastaj apelin e te gjitha e te mos ndalonte te prokuroria se aty duhet filluar… Vetem keshtu behet ai se jemi mesuar…
TE LUMTE GOJA OR MIK.
NUK E THOJA DOT ME BUKUR
qejvani edhe une me ty jam …….tvetem prokurore egjykatesa te vriste ……o zot qe sekam nje grusht te forte …per keta njerzit e ndyre te drejtesise …,i degjove qejvan as e van b.. apei i vlores ,,,,,as plaka ,as debilja dhe as hajvani …se paret e mara nga kryetrafikanti din ku i cojne ..po koha dredhet e perdridhet ,,,do vij koha qe do zgjiddhet ,,,dhe nga shporta peme e kalbur do te hidhet …..
Gjithe kriminelet thone se e kryen krimin ne gjendje te droguar.
KETE TE FUNDIT PER GJYQETARET E PROKURORET JA BEJ HALLALL PO TA KISHTE CUAR DERI NE FUND.
JANE PASURUAR KETO 23 VITE NGA MUNGESA E SHTETIT, PER MOS TE THENE SE I GJITHI ESHTE SKENAR I SIGURIMIT TE SHTETIT QE TE PASUROHEN ISH-SIGURIMSAT QE GJITHE KETO VITE KANE GJETUR STREHE NE GJYQESOR.
O maskara.
Po pse nuk fillove nga gjykatesit dhe prokuroret dhe fukarejte do te ndertonin nje permendore.
O frikacak.
Po pse vrave dy fshataret tuaj qe kurre mos e nxjerresh kryet prej burgut.
po tani kush e ka rradhen ?
Te kishte fillar listen nga lart….. do te ishte nje skenar per filim… me çmim “OSCAR”,,, do te kishte hequr pak plera…