Media izraelite duke analizuar në thellësi qëndrimet e Frederica Mogherinit lidhur me vendimin e Trump për “konfirmimin e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit” ka hedhur dyshimin për një “piruetë” për t’iu shmangur një qëndrimi të qartë Anti-Trump e Anti-Izrael apo një qëndrimi të qartë anti-Arab.
Nuk është e qartë nga komentet e mëposhtme të kësaj medie nëse kjo “piruetë” e Mogherinit mund të interpretohet si “gafë” apo “lojë” e saj për të maskuar qëndrimin e paqartë, apo një pasqyrim ‘ambigy’ i Independent, një media pro qëndrimit të saj.
Sipas medias izraelite, gazeta Independent në datën 12 dhjetor ka publikuar një ‘histori që ka të bëjë me komentet e bëra nga Mogherini lidhur me statusin e Jeruzalemit” ku thuhet se ‘Frederika Mogherini ka thënë që “ka një unitet të plotë të BE” për të njohur “Tel Avivin si kryeqytet”, ndërkohë që vetë Izraeli njeh Jeruzalemin si kryeqytet të tij që pas Luftës së 6 ditëve në 1967.
Një realitet një qëndrim i tillë i pasqyruar nga Independet nuk do të ishte i saktë, gjë që nuk ka munguar ta zbulojë dhe bëjë publike një media izraelite. I mbetet vetë Mogherinit, pavarësisht ndjesive personale, të sqarojë këtë qëndrim të saj, për vetë faktin se bëhet fjalë për një çështje shumë delikatë mes SHBA, Izraelit dhe vendeve Arabe
Media izraelite ka kontrolluar dy konferenca të shtypit të Mogherinit, madje njëra me Kryeministrin e Izraelit Netanyahu, dhe ka arritur në përfundimin se “ndonëse në nëntitullin e Independent thuhej se BE vazhdo të njohë Tel Avivin si kryeqytet, në asnjërën prej tyre Mogherini nuk është shprehur për Tel Avivin si kryeqytet” pra në asnjërën prej tyre nuk është përmendur fjala “Tel Aviv”.
Sipas kësaj medie, është evidente që komuniteti ndërkombëtar, përfshi edhe BE, e njohin apo jo Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit(të shpallur nga vetë Izraelit si të tillë), nuk e njohin Tel Avivin si kryeqytet të Izraelit.
Pas reklamimit të medias izraelite, gazeta Independent e ka pranuar shpjegimin e medias izraelite duke pranuar se Mogherini mesa duket ka dashur të thotë që “ka një unitet të plotë për të ruajtur statukuonë”.
Mogherini njihet si një ish-zyrtare italiane, militante në Partinë Komuniste të Italisë, e promovuar në postin që mban aktualisht nga ish Kryeministri i majtë Renzi, i cili së bashku me Ramën, ishin kundër Trump në fushatën presidenciale përballë Hilari Klinton.
