Pirro Dodbiba dhe sfidat e Milva Ekonomit

J L

Koço Broka

 

Znj. Milva Ekonomi para disa ditësh  u ul në karrigen e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Para vajzave të saj, por edhe më gjërë, lind natyrshëm pyetja: A do ta kryejë Ajo këtë detyrë si Piro Dodbiba, një nga Ministrat më afatgjatë të këtij dikasteri?!

Në se nuk ka për të patur fatin e Pirros që të jetë në atë karrike për menaxhimin e bujqësisë  për një periudhë aq të gjatë sa Ai , (qoftë edhe vetëm se mandati i kësaj mazhorance  mbaron gjithsesi në 25 Prill dhe e dorzon atë në fund të Gushtit) a do dijë dhe a do të jetë e aftë, të lejë gjurmë aq mbresëlënëse që kujtohen si ato të  Pirro Dodbibës?! A do të  rivitalizojë ose të paktën të shënjestrojë qoftë disa nga arritjet më të mira të tij, në këtë institucion dhe mbarë ecurinë e bujqësisë shqiptare?!

Në kulmin e arritjeve e sukseve  të punës së tij, Pirro Dodbiba u shpërblye me një qëndrim sa zhgënjyes aq e denigrues, duke u zhkarkuar nga ai post e duke u etiketuar për “dështim profesional” në zbatimin e synimeve të prodhimit në bujqësi.” Ishte koha për të cilin flitej mos arritjen e objektivave të planifikimit në prodhimin bujqësore apo në naftë. Ndërkaq të dhënat aftgjata dëshmojnë se në  1974 është arritur niveli më i lartë i nxjerrjes dhe prodhimit të naftës  në vendin tonë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me bujqësinë  në vitet 1975-1976

Pirro  hiqet nga ai post, por fatmirësisht  me një heqje jo aq fatkeqe sa ajo e  kolegeve të tjerë, në naftë, tregëti apo ushtri. Ai së bashku me familjen e tij internohet në Llakatund. Në se pasoja të tilla të ashpra ndryshe nga monizmi tani në demokraci nuk  ndodhin, natyrshëm shtrohet pyetja: Cili ka qënë dhe cili është aktualisht roli i një Ministri në vendimarrjen e politkbërjen e politikave sektoriale për dikasterin që mbulon!? Sa ai mund t’i ravijëzojë ato  dhe sa fati i karierrës së tij përcaktohet nga rezultatet në dobi të zhvillimeve aftgjata të ekonomisë, apo  nga ajo e oreksit apo thjesht këndvështrimit të njëshit!? A pranojnë ata të jenë pjesë e një ekipi ku ata kanë zërin e vet  në  ansambël, e mund të japin ndihmesën e vet të drejpërdrejtë, që natyrshëm harmonizohet e përshtatet aq sa mund të përshtatet me atë të njëshit, apo janë thjesht mbeten yesman të tij?! (Në monizëm qarkullonte sentenca, “qëngji i urtë pi dy dele, servili gjithë kopenë; ndërsa tani në ekonominë e tregut me sa duket ka interesa…(Ndërkohë është tepër interesant ballafaqimi i mendimit të ish Ministres së  Bujqësisë  Themie Thomai me ish Kryeministrin Mehmet Shehu në lidhje me një ndërhyrje teknologjike të bërë në sera dhe tërheqja e këtij të fundit, e bërë e ditur ditët e fundit në  media)

Përmbyllja me dinjitet e jetës nga Pirro Dodbiba në demokraci dëshmon se në fund të fundit qëndrimi yesman ndaj shefit ndonëse mund të japë poste e plotësojë interesa,  nuk është gjithçka. Kryesorja është qëndrimi  korrekt, i ndershëm, e dinjitoz, profesional, progresiv,  për të cilat vajzat e Milvas por edhe vetë ajo ndjehen krenare për Pirron, pavarësisht se me këtë qëndrim nuk u la pasuri, malifat. Ndërkohë jeta, vepra dhe qëndrimi i tij, ngacmojmë dhe mund të hedhin dritë mbi atë se çfarë zëri mund të luajë çdo pjesëmarrës në spektrin e një ekipi, jo thjesht apo vetëm për politikën afatshkurtër por dhe atë aftgjatë në fatet e vendit, si dje në monizëm por sidomos tani në demokraci e në ekonominë e tregut, ku roli i njëshit mbetet jo i vogël. Si pohon kreu aktual i qeverisjes, Kryeministri Edi Rama“…për sa i përket pushtetit në vetvete, ka njerëz që pushtetin e kanë qëllim, ka dhe të tjerë që e kanë mjet për të arritur qëllimin. Ata që e kanë qëllim, bëjnë shumë gabime sepse përdorin çdo mjet për të arritur qëllimin e tyre. Ndërkohë evidenton se  “ Njerëzit mendojnë se kur hipën në maj, je i rrethuar me një mori njerëzisht. Në fakt në maj je më vetëm, se sa asnjëherë tjetër. Se kur vjen koha, momenti i vendimeve të vështira, je komplet vetëm.”

Fakti që znj Milva Ekonomi që ka pasur disa poste drejtuese sektoriale, deri Ministër, ka kryer studimet e larta në Statistikë dhe Ekonomi në Universitetin e Bujqësisë të Tiranës, është një premisë dhe ogur shumë e mirë se disa nga arritjet e Pirros mund të rivitalizohen, ndërsa zëri i spikatur në ekip mund të çelë  vahun i zgjidhjeve dhe përballimin e sfidave aktuale.

***

Po kush është Piro Dodbiba? Sipas wikipedias “Pirro Dodbiba u lind më 1924 në Elbasan, pinjoll i një familjeje ortodokse me mjaft ndikim. Më 1943 pranohet në Partinë Komuniste dhe në tetor dërgohet në çetën e Dajtit si përgjegjës rinie e më vonë si zëvendëskomisar. Më 1944 caktohet zëvendëskomisar batalioni në Brigadën e 3-të. Deri në tetor 1945 mbajti funksione në parti dhe në ushtri. Më 1945 – 1950 ndoqi studimet e larta në Akademinë Bujqësore “Timirjazev” në Moskë, i diplomuar për planifikimin bujqësor. Më 1950 – 1951 shërbeu si zëvendësministër i Bujqësisë, më 1951 – 1956 u emërua drejtori i parë i Institutit të Lartë Bujqësor në Kamzë. Më pas u angazhua me detyra partie drejtpërdrejt ose të lidhura ngushtë me bujqësinë. Në vitin 1971, bëhet kandidat i Byrosë Politike, pra pjesëtar i kupolës politikwbërwse dhe vendimmarrëse. Në vitet 1965 – 1976 ishte Ministër i Bujqësisë në qeveritë Shehu deri kur u shkarkua më 24 prill 1976. Kurse në nëntor humbi edhe vendin e tij në Kuvendin Popullor dhe pas vitit 1976 punoi ekonomist agrar në fermën Llakatund, ku u internua me familjen e tij. Pas viteve ’90 u zgjodh kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve. U nda nga jeta në Tiranë më 2005.” Duke qënë komunist, i zgjedhur, deputet në disa legjislatura, duke kryer detyra partie, krahas detyrave të larta shtetërore, Ai është njëkohësisht dhe një përfaqësues i nomenklaturës së lartë të sistemit të kaluar. Por a mund të zhbëjë kjo emrin dhe respektin ndaj tij? Personalisht mendoj Jo. Nuk e di çfarë thonë demokratët, apo vazhdojnë stoicizmin klasor!?

Gjithsesi ky është një moment sinjifikativ për vlerësimin sa më objektiv si të  personaliteteve në këtë apo atë periudhë apo qoftë edhe të periudhave historike të vendit. Edhe Bilal Golemi ka patur atakim me Ahmet Zogun, duke u dënuar penalisht duke u larguar nga vendi, por kjo nuk e zhbën rolin e tij të pazëvendësueshëm në hedhjen e bazave të veterinarisë dhe zhvillimit të bujqësisë në vendin tonë. Koha dhe bashkëkohësit çmojnë si karakterin por edhe profesionalizmin e progresivitetin e Bilal Golemit apo Piro Dodbibës. Individët edhe sikur të duan sidomos në një vend të vogël si i yni nuk përcaktojnë dot sistemin ekonomik -shoqëror, por mund të  zgjedhin formësojnë e përcaktojnë karakterin e profesionalizmin dhe nëpëmjet tyre, mund të arrinë ndikojnë sado pakt ose jo, në trajtën e realizimit të tij të politikave sektoriale e më gjërë, duke lënë gjurmë të mira ose… Personalisht  besoj se zor se mund të hidhet poshtë sentenca se “Njerzit e bëjnë vetë historinë e vet, vetëm se nuk e bëjnë ashtu si u teket, por në rrethana që nuk i kanë zgjedhur vetë, që ekzistojnë drejt për së drejti, që u jepen dhe që vijnë nga e kaluara” Në se do sillte ndokush argumente bindës kundër saj, jo pa kureshtje do i lexoja.

Por përse kujtohet Piro Dodbiba1? Cilat janë disa aspekte që mund të jepen brenda një shkrimi!? Zor se mund ti hiqet ndonjë presje trajtesës dhe evidentimeve  mbresëlënëse të Bashkim Kocit kur shkruan për të , “ ministri nga më të suksesshmit që ka patur vendi ynë në vite “, “që la emër të madh në zhvillimin dhe përparimin e bujqësisë shqiptare”, “  intelektuali i punëve të mëdha” e deri tek  tek “aftësia për t’i zbërthyer problemet e “komplikuara” në mënyrën më të thjeshtë”.  Por a mund të argumentohen ato?

Më lart pamë se pasi kishte mbaruar shkëlqyeshëm një nga shkollat më të dëgjuara, më prestigjioze për atë kohë, dhe kish punuar për pak kohë si zv/ ministër në Ministrinë e Bujqësisë, emërohet Drejtor i Institutit të Lartë Bujqësor institucionit më të lartë arsimor (sot Universitet). Se çfarë sfide përbënte kjo për  Pirro Dodbibën në atë kohë  mjafton t’i hidhet një sy  “Statistika e Prodhimit Bujqësor në vjetet 1936-1937” botim  nga   Ministrija e Ekonomisë Kombëtare . Ishte koha kur prodhimi bujqësor matej zakonisht  për dynym e kgr. dhe jo për ha e kv apo ton si sot. Informacioni ishte në nivel kombëtar, prefektura, nënprefektura deri në komuna të klasit të parë. Sipas këtij botimi për vitin 1936 rendimenti për kulturën e grurit ishte 8.2 kv/ha, ndërsa në vitin 1937 11.1 kv/ha, ndërsa ai i misrit respektivisht  14 kv/ha dhe 14.9 kv/ha.

Pë r rrjedhojë  Instituti i Lartë Bujqësor, duhej të përballej dhe të kontribuonte në kapërximin e primitivitetit në bujqësi. Ai pati meritën të zgjedhë e punojë me pedagogë të mirënjohur  Teki Tartari, Aleko Xoxes, Miri Papajani, Qenan Nuri,etj ta konsolidojë atë Institut dhe tja dorëzojë drejtimin e tij pas pesë viteve Mentor Përmetit. Të gjithë personalitete dhe kontribues të zhvillimit të bujqësisë.

Tipar kryesor i veprimtarisë së tij ishte lidhja e teorisë me praktikën zhvillimi i kësaj të fundit dhe avancimi i së parës. Pavarësisht nga pengesat e debati që është zhvilluar në vitet pesëdhjet lidhur me gjenetikën në ish Bashkimin Sovjetik, në vendin tonë iu hapën gjithë kanatat e nevojshme  zhvillimit të saj, dhe bashkëshortja e tij ka qenë një nga pedagoget e para të saj. Simbioza e shkencave bujqësore me praktikën me prodhimin, u koracua edhe me ndihmesën e drejtpërdrejtë të Pirro Dodbibës për  ngritjen e  17 Institute kërkimore-shkencore,( Instituti i Tokave në Tiranë, Instituti i kërkimeve për drithrat dhe pambukun në Lushnje, Instituti i Misrit dhe Duhanit në Shkodër, Instituti i Perime-Patates në Tiranë, Instituti i Foragjereve në Fushë Krujë, Instituti i Duhanit në Cërrik, Instituti i Zooteknisë e Veterinarisë në Shkodër, etj. Që tani janë rrafshuar) dhe 34 stanjacioneve bujqësore. Gjatë kohës së tij një vemendje e posaçme iu kushtua përvetësimit të ekperiencës më të mirë botërore në zhvillimin e bujqësisë, sidomos nga  vendet në avangardë të saj në botë,  duke sjellë serrat e mirënjohura  apo laramanen e zezë nga Hollanda..

Në parathënien e Kutivimit Modern i Misrit,   midis të tjerash thuhet :” Shtëpia e propagandës bujqësore, me qëllim që t’u vijë në ndihmë kultiuesve të misrit përkëtheu librin “Kultivimi modern i misrit “ të S. Aldrich dhe E.R Leng, botim i vitit 1967…libri trajton agroteknikën e një bujqësie  shumë intesive, me nivel të lartë mekanizmi dhe kimizimi, ku merren mbi 60-70 kv/ha në sipërfaqe të gjera… Me gjithë anët pozitive që ka libri, rekomandimet nuk duhen mtë merren në mënyrë shabllone por në përshtatje me kushtet tona natyrore dhe ekonomike shoqërore…kushtet konkrete pedoklimatike të brezit të misrit”

Por çfarë thuhej midis të tjerash  në sythin “Rëndësia e rendimenteve të larta” të këtij libri  që po e citoj në vijim!? “Fitimi i ekonomisë në fund të fund të vitit,është fitimi për njësi, shumëzuar me numrin e njësive të prodhimit. Studimet e ekonomisë agrare tregojnë se rendimentet për një ha, për disa vjet, shpesh përbëjnë faktorin e vetëm më të rëndsishëm në përcaktimin e leverdisë, si në prodhimet për shitje ashtu dhe në prodhimet për ushqimin e kafshëve. Shumë gjëra mund të bëhen që të ardhurat të rriten më shpejt se shpenzimet, duke siguruar në këtë mënyrë më tepër marzh fitimi për njësi dhe më shumë shitje për njësi. Efekti i të dyjave paraqitet në fig.15  “, bashkëlidhur

Ky informacion ishte tepër i dobishëm, konstruktiv dhe njëkohësisht instruktiv si në atë kohë, duke mbetur aktual e pse jo tepër i dobishëm ende për përballimin e sfidave të sotme në mënyrë krijuese, si për fermat e mirëfillta kapitaliste por dhe ato vetijake..

Nëpërmjet tij kushdo mund të mësonte të vërtetën e thjeshtë por themelore, se krahas rritjes të prodhimit për ha si faktori më kryesor, rëndësi ka edhe kostoja e tij,  produktiviteti -rendimenti i punës, të ardhurat e bujkut, pra sa ky prodhim plotëson dhe  sa i shërben  rritjes së nivelit të jetesës së tij. Pirro Dodbiba ish angazhuar për këtë linjë apo vijë zhvillimi. Ai nuk ish angazhuar vetëm nga eksperienca që solli nga Moska por ish i hapur dhe i angazhuar të sillte përvojën më të mirë të vendeve më të zhvilluara në bujqësi, përfshi atë të SHBA. Cilat kanë qënë rezultatet e këtij qëndrimi?

Për këtë dëshmojnë edhe këto të dhëna. Prodhimi i përgjithshmëm bujqësor në vitin 1975 ishte rritur sa 133% e nivelit të tij në vitin 1970, dhe 344 % kundrejt vitit 1950.

Ndërkohë ja vlen të mbahet parasysh se në 25 vjet  popullsia ishte rritur 198.6 %. Pra me gjithë rritjen jo të vogël të prodhimit që kishte ndodhur gjatë dy dekadave e gjysëm apo 5 viteve të fundit kjo nuk shoqërohej automatikisht në rritjen kreshendo të të ardhurave dhe mirëqënies. Kjo kërkonte të hidhet dritë edhe për rraportet midis rritjes të shpenzimeve- inputeteve (plehrave kimike, pesticivedev, ujitje -kanalizim, mekanizim,)  nga njëra anë, por dhe outputit nga ana tjetër dhe se si do të matej ky output, që e lehtësonte dhe e ndriconte pamja grafike nga eksperienca e bujqësisë amerikane. Për këtë po i referohem edhe disa të dhënave për atë  kohë në tabelën nr 1bashëlidhur

Treguesit ekonomike –financiare të ish kooperativave bujqësore në vite

Ne milion lekë

Nr Emërtimi 1965 1970 1975 1980
I Te ardhura gjithsej 980.4 1715.8 3375 3689
II Shpenzime materiale 135.4 456.1 1273 1722
           
III(I-II ) Te ardhura neto 845 1259.7 2102 1967
a) Fond Akumulimi 179.2 184.5 505.8 526.9
  Norma e akumulimit 21.2 14.6 24.1 26.8
b) Fond konsumi 665.8 1075.2 1597 1440
IV Leke për ditë pune 10.1 10.5 12.7 10.1
V Lekë për krahë pune 2456 2845 3832 3043
VI Lekë për frymë 764 832 1090 922

Burimi . Agolli Shkelqim. Bujqësia Shqiptare në vite Tiranë 2000.

Nga treguesit e tabelës nr 1, megjithë ndonjë problematikë, mund të evidentohen disa dukuri. Niveli i treguesve ekonomike- financiare në bujqësi pavarësisht nga sistemi ekonomik shoqëror varet nga ecuria e raporteve  inpute (shpenzime materiale) plus dhe faktorin punë nga një ra anë dhe  –output -prodhim – të ardhura gjithsej, nga ana tjetër,  që precipitojnë në ecurinë e vlerës së shtuar-Prodhimit te Brendshëm Bruto,  të shprehur në tabelën e mësipërme, nga treguesi të ardhura neto, që llogaritej pashmangërisht në ish kooperativat  bujqësore.

Ky tregues nga ana e vet ndahej në dy pjesë, në atë që shkonte për konsum dhe atë që shkonte për kursim-akumulim, riprodhim të zgjeruar. Në vitin 1975 por dhe në 1976 rezulton të jetë arritur niveli  më i lartë i të ardhurave për ditë pune, për krahë pune  apo për frymë, prezantuar si në tabelën e mësipërme e pothuajse dhe gjatë gjithë viteve pasuese deri në vitin 1990. Pas treguesve të fundit qëndrojnë, treguesi i rendimentit të punës dhe ata demografikë. Por nga tabela rezulton qartë se me gjithë rritjen e prodhimit bujqësor, të ardhurave bruto në vitin 1980 krahasmim me vitin 1975, treguesi i të ardhurave neto (vlera e shtuar ,që është i njëjtë me të ardhurat kombëtare), por edhe fondi i konsumit ka rënë dhe në terma abslutë. Këta tregues nuk ishin atëhere publikë por vetëm për përdorim të brendshëm.

Një nga dukuritë kryesore të ecurisë të  bujqësisë sonë në ato vite kur do përfundonte karriera e Prro Dodbibës por edhe më pas, është rritja e vazhdueshme e forcave të punës në bujqësisë sidomos pas vitit 1970, duke u rritur nga 419 mijë vetë në atë vit  deri në 707 mijë vetë në vitin 1989, e cila mund të shoqërohej e u shoqërua me rritjen e rendimente të kulturave bujqësore por jo me rritjen por me rrënien e rendiment të punës. Megjithëse ishte arritur niveli limit maksimal  i parashikuar në fillim të viteve gjashtëdhjetë i tokës bujqësore, prej 700 mijë ha, niveli i saj për krahë pune filloi të binte. Ndërkohë rritja me ritme me të larta e popullsisë në moshe pune dhe ajo mbi moshën e punës mbi ato të rritjes së popullsisë kishin efektin e tyre të dyzuar me implikime ekonomike-financiare e shoqërore. Herët a vonë këto do të shpreheshin dhe  u materializuan në përkeqësimi i treguesve ekonomikë-financiarë, me efekteve në vetë ekzistencën dhe fatin e sistemit ekonomik shoqëror.

Kjo ndodhte kur ishte e njohur e gjithë pranuar teorikisht se një sistem ekonomiko- shoqëror triumfon mbi një sistem tjetër në se siguron një rendimentit shoqëror pune më të lartë dhe se ky i fundit nga ana e vet, ka si bazë natyrore, rendimentin e punës bujqësore. Por cili ishte vlerësimi i këtyre  treguesve realisht  në atë kohë!?

Ndërsa në disa ndërmarrje bujqësore si ajo e Vrinës, realizohëj me sukses, mbjellja e mekanizuar e misrit duke mundësuar rendiment të lartë të kësaj kulture për ha por njëkohësisht dhe një rendiment punë të mirë, në vitet 1975-1976 u rekomandua për tu shtrirë në shkallë të gjërë mbjellja e misrit me kubikë. Karakteristikë për të ishte se mund të rriste rendimentit për ha, por kjo rritje shoqërohej me një volum të madh të punës me krahë e për rrjedhojë një rënie të  rendimentit të punës dhe rritje të konsiderueshme të kostos.(kjo do ishte pasoja e pashmangshme e shtimit te vazhdueshëm të të punësuarve në bujqësi) A mund të sakrifikohej përparësia e mirënjohur e rendimentit të punës, me një shtim të konsiderueshëm të punës me dorë qoftë në emër të  prodhimit të drithrave në vend?!

Për këdo që nuk ishte në pozita vendimarrje, ndonse mund të kishte dëgjuar shkarazi për Konferencën e Helsinkit të 1975, pavarësisht se ishte i vetëdijshëm se si binte lodra nga lart, ishte e rëndësishme çfarë kishte zgjedhur në jetë të konfirmoheshe me lodrën, apo të ecte me bindjet e veta, në atë që beson se është zgjidhja më e mirë, të mendonte dhe të argumentonte në se i duhej hapur  drita jeshile mbjelljes së misrit me kubikë apo asaj së Vrinës!? Po tjetër gjë ishte puna për vendimarrës me integritet si Pirro Dodbiba që i ishte atashuar kupolës vendmarrëse. Ai ishte i bindur dhe i qartë  për rrugën e Vrinës, dhe jo atë të mbjelljes së mistrit me kubikë. Kjo me sa duket u bë shkas e përcaktoi shkarkimin e tij. Cilat do të ishin rezultatet e këtyre qëndrimeve,  në rafshin ekonomik, pa u ndalur në Kushtet e 1976, në rafshin politik!?

Në se nga vitit 1975 në 1980 përkeqësimi i treguesve ekonomiko financiarë e shoqërorë, ndoshta nuk ishte tepër e dukshëm qoftë edhe për efektit luhatës të prodhimit bujqësor në vite, ky përkeqësim vazhdoi të thellohej gjatë dekadës të viteve tetëdhjetë, deri sa përfundoi me vetërrënien e sistemit ekonomik shoqëror, që pati nevojë vetëm për një shtyrje, si ajo e Dhjetorit 1990. Përvoja dhe kontributi i Pirro Dodbibës për zhvillimet jo vetëm afatshkurta por sidomos ato afatgjata, bëjnë ende apel për rrugëzgjidhjet e sfidave aktuale në zhvillimin bujqësor e rural në kushtet e ekonomisë së tregut.

Por cilat janë disa nga këto sfida të zhvillimit bujqësor e rural në vendin tonë, me të cilat do ndeshet dhe kërkohet edhe ndihmesa e konktributi i drejpërdrejtë i znj. Milva Ekonomi?!

Përgjigjen e kësaj pyetje e lehtëson artikulimi i qartë i znj. Milva Ekonomi në intervistën e saj  të parë të saj, ku evidentoi  trinomin e aftësive që ja vlen të ketë një ministër; duke renditur: “ e para është një politikan, e dyta është një njeri që  di të hartojë politikat e zhvillimit i kupton qartë politikat e zhvillimit,  dhe e treta është një teknik që kupton fushën ose ka aftësi përgjithësuese për fushën. Në qoftë se këto tre aftësi mblidhen me njëra tjetrën, pa dyshim që ti je një figurë që do të çosh përpara një betejë të sukseshme.”

Sipas elementëve të mësipërm, dhe trajtimit më lart Pirro Dodbiba nuk do të ishte vetëm një nga njohsit më të mirë  të zhvillimit bujqësor e rural në vendin tonë, që kupton fushën që ndjek arritjet më bashkëkohore ndërkombëtare të saj, e angazhohet për realizimin e tyre në vend;por  një zë që jo vetëm kupton, harton por edhe nuk mungon të mbrojë politikat më të mira të zhvillimit që kërkon koha sipas bindjes të tij, për të zgjidhur problemet që janë ose mund të jenë tepër  të ndërlikuara, komplekse  e të vështira, në një moment e kohë të dhënë, (si ishte rritja e mirëqënsies të fshatarësisë pas gjysmës së dytë të viteve shtatëdhjetë kur popullsia dhe krahët e punës shtoheshin me ritme maft të larta dhe punëzënia ishte tepër sfiduese) e jo thjeshtë për të aplikuar këtë ose atë paketë politike.

Duke mos përjashtuar veten si politikan,(deputet dhe deri kandidat i organit më të lartë politik vendimarrë s të kohës) që në atë sistem do të shpallej e materilizohej në sentencën e mirënjohur politika në plan të parë, ai ia nënshtronte atë politikave të zhvillimit. I vetëdishëm se politika në fund të fundit ishte mishërim dhe shprehje e koncentruar e ekonomisë, ai nuk e trajtohej atë thjesh nga këndvështrimi  i karikes së vet, apo qoftë ekipit  të lartë ku kishte hyrë, por prej të targeteve që kish shpallur se mbronte e përfaqësote, që kur kish dalë partizan  për clirimin e vendit.  Zgjedhja si kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve e konfirmoi  më së miri këtë. Për të politika nuk ishte e nuk mbeti angazhim për një post, por një mjet për të realizuar politikat më të mira të zhvillimit që jepnin zgjidhje të, për sektorin ku ishte specializuar dhe i ishte dedikuar në veçanti. Si i tillë  arriti të bëhej  një zë i qartë, duke lënë gjurmët e veta.

Edhe  sot politikat e zhvillimit bujqësor e rural, nuk janë të lehta. Kërkojnë tu jepen zgjidhje problemeve të zhvillimit bujqësor e rural, dhe rritjes së mirëqënies së fermerëve me disponibilitet toke shumë  më të ulet se fermerët në BE, kur popullsia në tërësi dhe tregu kombëtar zvogëlohen për shkak të rrudhjes së popullsisë, kur shtesa e popullsisë në moshë pune është barazuar dhe pritet  të zvogëlohet ndaj asaj mbi moshën e punës që shtohetv etj. Ndërsa aspirohet të pranohemi në Bashkimin Europian që është një eksportuesit neto të produkteve bujqësore e blegtorale e njëkohësisht me subvencione xheneroze, ne jemi e mbetemi një vend importues neto i tyre, ku Ministrat prej 10 -15 vjet mburren për uljen e raportit të import/eksportit?! Ndërkohë  mbetet enigmë se sa është dhe sa është  rritur Produkti i Brendshëm Bruto qoftë ndaj vitit 1990, apo 2000  në këtë degë nga më të rëndësishmet për vendin tonë (ose krahasuar me vite më pas),  se sa është ai për krahë pune dhe specifikisht për blegtorinë, bujqsinë e brenda saj për bimët e arrave, e jo vetëm  për pemtarinë, agrumet, vreshtin. Në se sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë sipas aktiviteteve ekonomike dhe gjinisë në Bujqësi, Silvikulturë dhe Peshkim, paraqitet më  e ulta krahasuar me gjithë degët e tjera të ekonomisë, ose vetëm 36,911 lek, (rreth 300 Euro) për vitin 2019, ose vetëm sa 57% e pagës në sektorin shtetëror, nuk është dëgjuar ndonjë Ministër Bujqësie  të flasë se sa është ajo në, posaçërisht në bujqësi, sa është  niveli i pensioneve rurale, se si ka ecur përqëndrimi dhe madhësia e fermës etj si këto!? Edhe publikimi  i Vjetari Statistikor i Ministrisë së  Bujqësisë u zhbë, në një kohë kur nuk di se ku je nuk mund të dish se ku shkon, apo se bota ka hyrë në epokën e dixhitalizimit dhe politikbërja e informuar mbi bazën e të dhënave mbi gjendjen reale, është bërë kërkesë nga më të domosdoshmet dhe pse jo elementare. Të dhënat jo vetëm të përgithshme por dhe ato të detajuara teknike, ekonomike e financiare dhe në kohë, zëvëndësojnë e duhet të zëvëndësojnë si kudo, hamëndjet si për  politikëbërësit deri tek fermeri, që tashmë është vendimarrës. Statistikat, të dhënat, infomacioni nuk janë qëllim në vetvete apo thjesht se e kërkon EUROSTAT e organizma të tjerë ndërkombëtarë, por instrumenta politikbërje, përfshi hartimin e programin e planin strategjik.2021-2027 të BE e në këtë kuadër të IPARD III në vendin tonë.

Si është e njohur secilit vend i BE i kërkohet  të hartojë planin e tij strategjik të politikës së përbashkët agrare (CAP), duke përcaktuar se si ata do të drejtojnë financimin e CAP, drejt synimeve specifike bazuar në  nevojat e fermerëve të tyre dhe komuniteteve rurale. Në kushtet kur znj Milva Ekonomi është një ekonomiste agrare e staticiene e mirënjohur me përvojë jo të vogël, pritshmëria për ndihmesën e drejtpërpërdrejtë të saj për përmirësime rrënjësore drejt standarteve europiane si të statistiskave dhe sidomos planit strategjik 2021-2027 por dhe për tu bërë një zë real i fuqishëm i nevojave të fermereve shqiptarë e komunieteve rurale, është më se e natyrshme. Ravijëzimi dhe konkretizmi qoftë edhe vetëm dy nga 9 objektivat e këtij plani strategjik, si sigurimi i të ardhurave për fermerët dhe rritja e konkurrueshmërisë së tyre për vendin tonë janë sfiduese. Mjafton të krahasohet madhësia e fermës në vendin tonë  me atë të BE-se apo vendeve anëtare të saj, pa bërë fjalë për subvencionet  direkte që përfitojnë këta të fundit.  Niveli dysheme i mbështetjes të fermerëve në vendin tonë nga IPARD II fillon nga 10 000 Euro ndërsa në Maqedoninë e Veriut (të paktën në vitin 2018) nga 3000 euro kur dihet se fermat tona janë më  të  shumta por shumë të vogla!? Pragu i lartë  për investimeve në fermë Masën 1,(0.5 ha pë r pemtore) mospranimi i NIPT-it të fermerit, krahas morive të pafund të dokumentave, është përjashtuese për dhjetra mijë fermerë për të mosthënë për pjesën dërmuese të tyre dhe për rrjedhojë për mosrealizmin e nevojshëm të rritjes së madhësise se fermës, të  rendimentin e punës në bujqësi. Deklarimi i sinqertë jo vetëm i fermerëve por dhe i konsulentëve të drejtpërdrejte në thirrjet e IPARD II  se “ky nuk është një program për fermerin e thjeshtë “ se “ fermeri që punon tokën në një fshat nuk e sheh IPARD-in si mundësi reale aplikimi” “Unë kam plot fermerë, të cilët i këshilloj që të mos aplikojnë tek kjo thirrje, është” deklarim i bërë në thelb dhe punonjës të Drejtorisë së programimit dhe monitorimit të IPARD, disa vite më parë. Kjo përbën apel pë r znj Milva Ekonomi që të marrë takim të drejpërdrejtë me fermeret e thjeshtë e sidomos ata që prodhojnë për eksport,(shumë  syresh prej tyre mund të eksportojnë në  BE por nuk mund të kenë akses në fondet e saj IPARD-it, iu mbetet të  lexojnë  deklarimet e disa ambasadorve pë r punë simin e të  rinjve në  Shqipë ri)  konsulentët, të shohë listat edhe përse jo dosje të fermerëve që kanë përfituar nga Thirrja 1 apo 2 e IPARD II. Në se këto thirrje u disbursuan 66 milion euro, ( jo pak, por kryesisht nga agropërpunuesit dhe tregë tuesit ) numuri i përfituesve gjithsej ishte 242, pra numuri i fermereve që kanë aplikuar dhe kanë përfituar është i vogël. IPARD është gati lule mos më prek për fermerët. Organizmi i workshopeve për gjetjen e shpalljen rezultateve të  monitorimit të zbatimit të projekteve nga fermerët, përftues  nga IPARD –like, se si janë realizuar defakto treguesit sintetike financiare  NPV (vlera aktuale neto) dhe IRR (norma e brendshme e kthimit) si një ndër rrugët për të marrë informacion të saktë nuk do ishte kurrë i tepërt. Ato do ishin akoma më të dobishëm në se harmonizoheshin me gjetjet nga mbajtja e shpenzimeve në fermë që bëhet nga specialistët e AREB-eve në bashkëpunim me fermerët. Të paktën ato do hidhnin dritë mbi dyshimet për preferencat apo korrupsionin që kanë fermerë të ndryshëm, apo se sa 20 Agropikat kanë ndihmuar konkretisht fermerët për përftimin nga Masa 1,  pengesat që iu janë krijuar fermereve duke mos i pajisur me çertifikatën e tokës, që ishte një nga elementet kryesore të programit të kësaj mazhorance?!

Mos harrohet se kjo mazhorancë është deklaruar për përparësinë e granteve, ndaj pagesave direkte për fermerët. A mund të realizohet zhvillimi bujqësor e rural kur mbështetja nga IPARD  iu shkon një numri shumë të kufizuar fermerëve? Pa dyshim Jo. Por kjo ndërkohë  nuk justifikon ndryshueshmërinë  e këtyre të fundit (subvencioneve, në pë rmjet Skemave Kombë tare)  sa herë ndryshohet Ministri. Në se i hidhet një vështrim subvencioneve, skemave kombëtare të mbështetjes të zhvillimit bujqësor e rural  (që konsiderohet  aspekti më të rëndësishëm të opozitës në këtë fushë) të pesë viteve të fundit nën ombellën e të njëjtit kryeministër,  nuk mund të mos të bjerrë në sy se ato si janë një vit nuk janë vitin tjetër. Ata kanë qënë afatshkurta flak kashte, dhe  nuk kanë  arritur  të bëhen as politika aftmesme brenda së njëjtës mazhorancë dhe jo më afatgjata. Në këto rrethana bëhet e qartë se hartimi dhe realizimi i politikave të qëndrueshme zhvillimore bujqësore dhe rurale që i përgjigjet nevojave reale të fermerëve dhe komuniteteve në vendin tonë, është sfida më kryesore e Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj Milva Ekonomi. Pirro Dodbiba bën apel.

 

Share This Article
2 Comments
  • *Beme o *BABA* te te ngjaj*- UDHERREFYESE!

    Faleminderit i nderuar Koco Broka, per kete shkrim sjelle ate figure mbreslenese vertet, ne vendi tone jo thjesht si drejtues i bujqesise,po se pari NJERI.
    Si mesues ne vitet e sukseseshme te Piro Dodbibes,nje jete MESUES,deri Drejtor i pare e Zv/Drjetor..sa mesues,i shkolles Bujqesore ne Zall-Daj te malsise Tirane,01967-73),kam ndiere nga afer doren e atij MINISTRI ne ate kohe e vecanerisht te bashkeshortes Ti Melo Dodbiba,Kolege drejtoreshe e shkolles Petagogjike Tirane, ato vitet e sukseeshme te shkolles shqiptare ne Teresi,me shkollat bujqesore e profesionale ne vecanti.
    Juve i nderuar Koco Broka, faleminderit per sjellien e kesaj pervoje te punes se atij;- UDHEHQESI per bujqesine shqiptare dhe ju vetem asaj.
    Pavaresisht qarkullimit te ati kuadri,te atyre viteve( i dime PSETE),dhe kemi vleresuar e vlersojme ate figure sa te se nderyuares Milva Ikonomi,qe do te thonja,u befte MODELI i Piro DODBIBES si udherrefyese
    .Faleminderit juve,per trajtimin ne kete shkrim.
    Mbordhesi I uroj me gjithse i kam parasysh veshtiresit e saj,ne kushtet e sotme…Bujqesi individuale….Shume faktore pozitive te kohes kaluar te pasclirimit te vendit dhe humbur..
    Sukses i urojme.vecanersit, une 85 vjecari,nje jete ate pasion, Shkollen- me kopshtet eksperimentale….
    Miresi e suksee i uroj zonjes Milva Ikonomi, ne detyre e Re mare,Qe kemi besim ne PASIONIN dhe AFTESITE e Saj. Urime ne DETYREN e RE.
    Me porosi..si gjysh 85 vjecar;
    *Jo i vetem ne rruget e JETES*

    Pasuesi VETERAN..
    85 vjecari nje jete MESUES.

    Toronto 08-01-2021 Guri Naimit D. ( Dh. Xh)

  • Pse o te uruar…botues te *DITES*sone *DRITE*, nuk ma vini komentin..per kete figure te shquar te vendit, te MADHIN- Piro Dadbiba,sa PASUESEN-Milva EKONOMI.
    Guri Naimit D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *