Pirro Misha e Gledis Gjipali, dy anëtarët e rinj të AMA-s

Bledar Lumani

Pirro Misha dhe Gledis Gjipali do të jenë dy anëtarët e rinj të Autoritetit të Medias Audioviziv.

Kandidaturat e tyre janë votuar sot në Kuvend.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 2 abstenime Gledis Gjipalin si anëtar të AMA-s dhe me 71 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime Pirro Mishën.

Tashmë pritet që AMA të zgjedhë edhe kryetarin e saj.

Prej më shumë se një viti ky institucion është bllokuar, pasi PD ka zvarritur zëvendësimin e anëtarëve që u kishte mbaruar mandati.

Share This Article
4 Comments
  • Pirro Mishën e njoh, Gjipalin jo? Pirrua më ka lënë përshtypjen e një burri me shumë kulturë dhe ide? Me këté fakt spiegoj edhe pse ka pasur dy vota kundër të cilat mund ti rendis në përmbajtjen egoizëm,xhelozi,frikë nga epërsia mendore,paaftësi për të gjykuar të mënçurit,deputetllëk inferior etj. Pirros i kam frikë tërheqjen para vendimit të më të fortëve për shkak të një lloj butësie a oportunizmi të tij ? Suksese në AMA !

    • Jam ne nje mendje me ty zoti Zaimi edhe une e kam pas njohur nga afer Pirro Mishen, nje njeri i urte dhe nje intelektual i zoti.
      Zotin Gjipali nuk e njoh, shpresoj te jete zgjedhja e duhur.
      Mbas shume kohesh, kam filluar te shoh perseri RTSH-ne, ka ndryshuar format dhe eshte bere nje tv, qe nuk te shkakton dhimbje koke.
      Te fala nga Merkel, vajza e preferuar ne politike e Helmut Kohlit, por qe e zhgenjeu.

  • po ku e ka intelektualitetin pirrua ashtu si shoku i tij me pseudonimin holta ish spiuni 80 leksh i sigurimit te shtetit ne kohen e enverit remzi lani, kane vjedhur dhe vazhdojne te vjedhin fondet per medien. habitem sesi nuk ka nje investigim per keta dy pseudointelektuale per te ditur destinacionin e fondeve prej miliona eurosh qe keta dy hajdute kane zhvatur nga donatoret e huaj. duket dora e rremes qe ka vendosur mikun e tij pirro grekun ne borin e ama… eh shqiperine e kane marre ne dore hajdutet dhe ish sigurimisat si rrema prej lezhes…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *