Universitetit i Kardifit ka nisur studimin e parë të detajuar për Pitonët, gjarprin gjigant të xhunglës. Qëllimi i këtij studimi, ka të bëjë me krahasimin e muskulit kardiak të pitonit me atë të njeriut. Egzaminimi ka nisur me një Ekografi të zemrës së tij, kryer në Kopshtin Zoologjik të Chester-it në Britaninë e Madhe.
Eric Stohr dhe Aimee Drane kanë drejtuar rastin e veçantë, në ndihmë të së cilëve ka ardhur edhe një skuadër prej 10 personash, kjo pasi pitoni peshon rreth 60 kg dhe është 7 metra i gjatë.
“Zemra e kësaj specie ka tre barkushe krahasuar me 4 të qenieve humane. Por ato mund të zgjerohen dhe ngushtohen për të lehtësuar gëlltitjen dhe tretjen e ndonjë preje të madhe. Ndërsa tek njerëzit kjo ndodh vetëm në rast të problemeve të rënda kardiake”- ka deklaruar Steve Unwin, veterineri i kopshtit zoologjik.
Sfida si kjo nuk janë ta pazakonta për këtë grup studiuesish. Skuadra në fakt ka kryer EKO tek xhirafat, peshkaqenët, etj./tgcom.it




