Tjetër turist i huaj i vdekur në brigjet shqiptare. Policia: Nga viagra

Elton Tafaruci

Një shtetas italian është gjetur i pajetë sot në plazhin e Golemit.

Italiani mendohet se ka qenë me pushime në Shqipëri, ndërsa për momentin nuk jepet as emri e as gjeneralitetet e viktimës.

Policia thotë se nga hetimet e para rezulton se vdekja ka ardhur nga mbipërdorimi i viagrës.

Ky është rasti i dytë që një turist italian vdes në plazhet shqiptare, pasi dy ditë më parë në Radhimë vdiq si pasojë e atakut kardiak një pushues nga Apeninet, që kishte ardhur në vendin tonë së bashku me familjen.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *