Pizevengu

redaktor

Do të doja të kisha gjetur një fjalë tjetër, ndoshta më të butë dhe paksa më përkëdhelëse, për presidentin aktual të Shqipërisë, Nishani, por, megjithë dëshirën time, asgjë tjetër, më e përshtatshme, nuk më vinte ndër mend. Nga të gjitha ato që mund të jenë thënë për të, si ushtar i bindur i Berishës (një gjë tashmë krejtësisht e qartë), mediokër që nuk përcjell mesazhe më tej se sa kuzhina e shtëpisë së tij, kërmill politik, që sa e sa herë mbart mbi vete si një shtëpizë të ngrohtë mesazhet që i vijnë përmes shqupasve, kjo e fundit, pikërisht fjala Pizeveng, më është ngulitur gjithë këto ditë kur ndiqja aktivitetin e tij.

Asnjëherë më parë presidenti i vendit tonë, ky i tashmi, gjysmë rakitik, nuk ka qenë kaq aktiv në jetën politike. As në 100 vjetorin e pavarësisë ai nuk ka lëvizur kaq shumë, kur duhej të kishte lëvizur, nuk ka bërë kaq shume ndere e dekorime, nuk është përkujdesur kaq mprehtësisht për të qenë i pranishëm, jo vetëm me mesazhet e tij, por edhe me tribuna shkencore; asnjëherë në kaq pak ditë adresa e tij nuk ka qenë në Vlorë, Krujë e Tiranë. Do të më kishte ardhur mirë nëse atij i janë ringjallur fuqitë e lëna përgjysmë, kjo ndoshta do e kishte bërë më shpejt largimin e tij nga presidenca kur t’i vijë dita; por në fakt, e gjitha ajo që po ndodh është një mistrecllëk politik që mund ta bëjë vetëm një pizeveng i paguar keqas për të mbjellë ndasitë dhe për të afishuar, përmes të mirëve, edhe ata që i bënë dëm këtij vendi të drobitur.

Që ne kemi një president aktivisht të përkushtuar politikisht nga ata që e deleguan, kjo tashmë dihet. Që ne kemi një president, i cili në mëngjes sheh se çfarë urdhrash i kanë ardhur në mbrëmje dhe në mbrëmje pyet se si ka shkuar mëngjesi, edhe kjo dihet. Në atë seli presidenciale kanë shkuar mjaft burra të tjerë, kush me më shumë karakter e kush me më pak; të gjithë në këto 23 vite kanë qenë horra e armiq të Berishës, kanë bërë punë të vyera e herë-herë edhe të pabukura; por asnjë tjetër nuk ka qenë kaq pa bosht e kurriz ulur, sa ky i sotmi. Ne kemi një president që i erdhi radha për të qenë i tillë, sepse ata që e deleguan ishin të bindur se askush tjetër, edhe ata me dosje sigurimsash, nuk do të ishin kaq të bindur se sa një ish ushtarak i zbërdhylur i kohës së Enverit.

Në gjithë ditët e fundit, si ndodh në të gjithë botën e qytetëruar, vendi po përgatitej për të përkujtuar një ngjarje të tij të shënuar, 70 vjetorin e çlirimit, ditë e cila pavarësisht datës së saktë që është ngulitur prej kohësh, mbartte me vete edhe të vërtetën e një qëndrese që e radhiti këtë vend të shkretë në anën e fitimtarëve. Kjo ishte hera e parë dhe sepse ndodhi kështu atij nuk iu prek asnjë pëllëmbë, megjithëse një ministër i jashtëm anglez u kishte premtuar grekëve jugun e Shqipërisë dhe një qeveri e çartur greke ulërinte se Shqipëria kishte qenë vend agresor. Në Konferencën e Paqes në Paris, delegacioni grek nxori një foto të ish presidentit të asaj kohe, Omer Nishani, i cili pas pushtimit fashist, për disa kohë kishte qenë anëtar i Këshillit të Shtetit, e më pas, ishte bashkuar në gjithë vitet e mëpasme me lëvizjen nacionalçlirimtare. Për këtë periudhë të shkurtër të një personaliteti që ishte bërë më pas figurë e njohur e çlirimtarëve, grekërit kërkonin gjithë jugun e Shqipërisë, të cilën, veç të tjerëve ua kishte premtuar me shkrim edhe Mit’hat Frashëri. Mendoni tani sikur në konferencën e paqes, përsëri në Paris, në delegacionin shqiptar të kishin qenë edhe ata që ishin pjesë e divizioneve fashiste dhe që luftuan kundër çlirimtarëve. Për pak muaj, vetëm si staturë politike, Nishani i parë president u bë mollë sherri, ndërsa tani Nishani i dytë, si për të dëshmuar se ajo që paraqitet herën e parë si tragjedi, herën e dytë vjen në formën e komedisë, bën atë që do të kishin dashur grekërit të shihnin asaj kohe: nderon, dekoron, figura të njohura pro Boshtit Romë-Berlin-Tokio, të cilët më pas, ose u vranë në Grehot, sepse ashtu ua mori mendja, ose vranë veten.

Nga pesë të dekoruarit në 102 vjetorin e pavarësisë, si figura që i përkasin viteve 1939 – 1944, tre prej tyre janë ose ish ballistë të njohur, ose zogistë që nuk nxorën asnjë pushkë, as nga vetja e as nga njerëzit e tyre. Mesazhi i Nishanit është i qartë: Luftën, në tre të pestat e saj e bënë ballistët e zogistët, ndaj nderimi im shkon në këtë përmasë për to. Ai dekoron Hysni Lepenicën, vrarë nga italianët në Grehot, dhe harron se Labëria kishte para tij e pas tij burra të tjerë që bënë emër të ndritur në luftën çlirimtare. Hysni Lepenica ishte emëruar komandant i përgjithshëm i forcave të Ballit, në vend të Cakranit, që u bë rishtas më pas. Ai nuk u vra në betejë, por në kazermën italiane, ku shkoi të kërkonte dorëzimin e divizionit. Një figurë e njohur e luftës, që më pas u bë figurë e njohur kolaboracioniste, Xhelal Staravecka në kujtimet e tij ka shkruar edhe për këtë vrasje. “Balli u vërsul kundër ish padronit të vet italian për ta plaçkitur, si armë, municion, tesha dhe të tjera…Komandanti i regjimentit ku i pati para tyre eksponentët e Ballit, mbasi i pështyu në surrat për atë kthim faqeje, i nxori jashtë nga zyra me mijëra të shara. Komandanti i përgjithshëm i Ballit me gjithë shtabin e vet, posa doli nga zyra e regjimentit, ranë në pritën që u kishte ngritur ish padroni, koloneli italian. Atje mbetën krejt të vrarë, Hysni Lepenica me shtabin e vet, rreth pesëmbëdhjetë persona, duke shpëtuar vetëm një i gjallë, Limos Runa”. Kjo është një dëshmi e kohës, dhe për këtë Nishani i sotëm jo rastësisht e dekoron atë, Lepenicën, dhe jo rastësisht i bën një epope të hartuar nga zyra e tij shqupase. Ashtu si jo rastësisht ai risillet rreth figurave të vjetra të politikës së të shkuarës, duke mos ditur se kujt duhet t’i bëjë rixha së pari: Ballit apo legalitetit, kur edhe Mujo Ulqinakun, paturpësisht e quan dëshmorin e parë të monarkisë. Dhe kujt, atij monarku që kur vritej Mujo Ulqinaku ishte në Follorinë, bashkë me floririn që mori me vete.

Nishani, megjithëse do të kishte dashur, nuk mund të dalë zyrtarisht kundër Ditës së Çlirimit, ndaj, me atë që i ka dhënë pushteti në duar, përpiqet ta përdhosë, duke u bërë njëkohësisht edhe një herë një vazhdues i mendimit të mbrapshtë, zhvlerësimit të një historie që i bën nder vendit dhe adhurues i një plejade që e bastarduan historinë e këtij vendi në një moment delikat dhe vendimtar.

Ai, si ushtarak i kohës së Enverit, e di fare mirë se një pjesë e historisë, sidomos të asaj që lidhej me luftën, ka njerëzit e saj. Por nuk e nxit asgjë drejt saj: më shumë se për të djeshmen, ai mendon për të ardhmen. E djeshmja është në përcaktimin e saj, kundër kësaj të djeshmeje janë vërvitur, dikur skutave dhe tani haptas një skotë e tërë njerëzish që kishin këmbët e të parëve në atë batak, në të cilin, po të kishte rënë i gjithë vendi, në gjysmën e tij do të ishte zyrtare sot gjuha greke. Ajo që e intereson më shumë Nishanin është nxjerrja edhe një herë, tashmë në rrugë presidenciale, e atyre ideve dhe strehëzave, të cilat, për fat të keq jo rastësisht, u bënë pjesë e denigrimit të vendit, vazhdë e një pushtimi fashist e nazist. Meqenëse një pjesë e vazhduesve të këtij brezi denigruesish është pjesë e PD-së, që nga fillimi, Nishani nuk do të kishte mundur të bënte ndryshe, veçse mesazhet e partisë së tij, ashtu si mundet, t’i përcjellë edhe në rrugët presidenciale.

Të jesh pizeveng në politikë, deri diku është e kuptueshme. Kjo është bërë vijë sjelljeje në politikën shqiptare, por të jesh pizeveng në presidencë, kjo është e turpshme. Dhe kjo nuk shtrihet vetëm në kohën e luftës çlirimtare; Nishani e vazhdon edhe më tej këtë ndarje sipas midesë partiake, duke shkuar deri në ekstremin e deklarimeve bajate. Çdo nderim për profesor Idriz Ajetin, një njeri që i kishte kushtuar jetën e tij gjuhës shqipe, përkrahës i fuqishëm i gjuhës së njësuar, por edhe atdhetar i zjarrtë. Njëri nga përkrahësit e fuqishëm të profesor Qosjes dhe të idesë së tij të bashkimit kombëtar; por që më pas, duke parë se çfarë po ndodhte me linçimin politik të profesor Qosjes nga ish presidenti Berisha, kaloi në heshtjen politike. Krahas tij Nishani sjell një tjetër figurë të njohur, Mark Krasniqi, akademik. Dhe flet për vlerat e tij atdhetare!!! Cilat? I deleguar në forumet e larta ish jugosllave dhe serbe, nënshkrues i deklaratës për kalimin e Kosovës nën administrimin ushtarak serb, dhëndër serb, vajzat e të cilit nuk e flasin as gjuhën shqipe, përkrahës i zjarrtë i Berishës, kundërshtar i luftës çlirimtare në Kosovë, një figurë kontradiktore në politikë dhe e heshtur në shkencë. Nishani, si duket, duke mos mundur të dekorojë një dhëndër serb shqupas, shefin e tij, dekoron një tjetër në Prishtinë. Dekoron Ali Aliun, i cili e meriton titullin për veprën akademike, por jo kombëtare. Ish ambasadori i parë i Kosovës në Tiranë, në vitin 1992, do të jetë më pas, së bashku me Bashkim Gazideden, hartues i Listës së shqiptarëve të Kosovës, pjesë e lëvizjes çlirimtare që nuk u duhet dhënë nënshtetësia shqiptare, që duhen survejuar dhe ndjekur. Pasues pa asnjë kusht i Berishës, deri kur e mori vesh se nga ai stan askush nuk mundet të përfitojë gjë të dobishme. Dhe, për të bërë karshillëkun më të madh, Nishani dekoron Jonathan Moore, njeriu i njohur i skandalit të Albpetrolit, të cilin desh ia dhuroi Berisha, mik i posaçëm i tij, një figurë kontroverse, që shkoi nga Departamenti i Shtetit dhe që vazhdon të jetë diku tjetër. Nuk do të habitesha nëse një ditë tjetër do të jenë të njohura lidhjet e tij me klanet serbe, si dolën edhe të shumë prej atyre që para tij e kishin deleguar Berishën në pushtet.

Nishani kërkoi të përdhosë një festë kombëtare, duke e mbartur atë me rrezikun e një denigrimi. Ai solli në këto ditë atë frymë që bart partia e tij dhe dëshmoi, edhe një herë, se ata që e deleguan kishin pasur të drejtë në shërbimin pa kushte të tij. Sozia e frikshme që qëndron pas tij është ende e fuqishme në zyrat presidenciale, edhe nëse nuk është vetë aty. Ata, së bashku, njëri në shfaqjen e tij dhe tjetri në terrin e tij, nuk mund të shkojnë më tej se ndarja që ndodhi shumë vite më parë, e po ashtu, nuk mund të perceptojnë një të vërtetë historike që del jashtë asaj që kanë brenda partisë së tyre. E jo vetëm kaq. Mesazhet që përcjellin janë të frikshme: Njëri ndër to është se, nëse bashkëpunon kundër vendit tënd, vjen dita dhe do të jesh i dekoruar. Dua të besoj se kjo është shfaqja e fundit e kësaj tragjedie dhe bashkë me mendimin handikapat presidencial do të mund të vijë një vizion i ri, të cilin Nishani i sotëm nuk e ka askund para vetes.

Nuk kam asgjë me Nishanin personalisht. Nuk e kam takuar kurrë dhe nuk do të kisha dashur kurrë ta takoja. Nga të gjithë njerëzit, ata që më ngjallin ndjenjën e vemjes, janë më të neveritshmit. Aq më tepër kur janë në presidencë.

 

Share This Article
30 Comments
    • Shume i nderuar z.Islami.Une jam nga Lepenica.Kam moshen 30 vjecare.Kam studjuar ne Itali dhe per me teper,jam person qe me pelqen Historia.Ato qe ju keni shkruar per Hysni Lepenicen,jane te gjitha te verteta.Ai ishte Kolaboracionist i faktuar i Fashistave Italiane.Dhe Kolaboracionistet jo vetem qe nuk duhet te dekorohen,por ata ne fakt,jane te denuar nga Historia.Ne te gjitha vendet e Evropes dhe Botes,mbas mbarimit te luftes,Kolaboracionistet jane pushkatuar ose burogsur perjete(perjete zakonisht denoheshin Kolaboracionistet shume te moshuar).Pervecse denoheshin perjtesisht nga Historia e c’do vendi.Dhe te tille duhet te mbeten.Por,c’fare kuptoj une pertej dekorimit(te turpshem) te Hysni Lepnices dhe figurave te tjera te Kolaboracioniste.??Kuptoj se lufta Anti-Fashiste ka vlera te medha dhe te Jashtezakonshme.Ne vitet 90-te(gjate qeverisjes se Saliut te I-re) Ballisto-Zogistet e denigronin kete lufte dhe te renet ne kete lufte.Por,c’fare po ndodh tani??Kerkohet qe nepermjet Dekoratave te Presidentit Nishani,keto figura te Rehabilitohen.Tu hiqet damka “Kolaboracioniste” dhe te quhen se edhe keta kane luftuar kunder pushtuesit.Kjo eshte thjesht e pamundur,sado perpjekje te behen,qofte edhe direkt nga Presidenti i Republikes.

  • Shkrim perfekt ,por do te shtroja pyetjen :A i ka kapacitetet e duhura ky president per te kuptuar dhe ndare te MIREN nga E KEQJA mendoj se rakitizmi i ka prekur trurin prandaj duhet meshiruar si nje andikapat mendor

  • Perkthyer ne shqip, fjala pizeveng nga turqishtja, i bie te ishte tutor.
    Nuk shoh asnje tipar tutori, ne figuren e ketij dordoleci ne Presidence. Nese patjeter, do duheshe te gjenim krahasime nga lemi i biznesit horizontal, atehere do i pershtatej me mire, roli i atyre qe kryejne sherbime ne trotuar. Himni i ketyre krijesave qesharake, fillon me strofen,,,,,,,, Rreth Saliut te perbashkuar, me nje deshire e nje qellim.
    E kane kthyer Presidencen shqiptare, ne shpelle bashkepunetoresh ne vrasje sepse keshtu iu duket se do munden te mbajne radhet e shtrenguara. E kane kthyer ne pike shitjeje skrapi, ku llamarinat ne forme dekoratash, nuk kane te sosur. Presidenca shqiptare, ka marre rolin e dikurshem te estrades profesioniste te Tiranes.
    Pyetja qe shtrohet automatikisht, ne situata te tilla qesharake, nuk eshte ajo e pizevengut por ajo e dinjitetit dhe formatit intelektual te atyre qe bejne sikur po dekorohen,,,, atyre marresve te skrapit. Duhet te jesh shume i zhuritur dhe i rraskapitur ne koke,,,, te pranosh “ndere” dhe llamarina te tilla, nga nje pike shitjeje me shumice si kjo e kapterrit.
    Deri ne mbarimin e mandatit te tij, shitja dhe blerja e skrapit, do mbeten aktivitetet e vetme, per te cilat, do mbahet mend kapterri. Te na rruaje institucionalizmi demokratik.

  • Jam aq i indinjuar sa dhe zoti Islami me gjithcka na deshmoi z.Nishani me rastin e festave.
    Une kam vene ndonje shenim perkrahes per te, si ne rastin e emrimit ne detyren e keshilltare te te ndjerit Kasoruko qe e akuzonin si bashkepunetor te Sigurimit (e cilesonin spiun per ta fyer). E perkraha se eshte me mire te marresh per keshilltar nje njeri te ditur, megjithese ka bashkepunuar me Sigurimin (njehresh edhe i persekutuar), se ne fund te fundit i ka sherbyer vendit te tij dhe jo te UDB, Asfalis, KGB, CIA se me radhe. Por te dekorosh tradhetaret e vendit, bashkepunetore te fashizmit dhe gjithfare pushtuesve dhe armiqve te te tjere ky eshte kulmi i se keqes qe Bujar Nishani i ben vendit te tij. Dekorimet e tij jane poshtruese per cdo shqiptar atdhetar dhe te denueshme.

  • eshte nje dyshe hajdutesh nishani nuri qe gjithkund ku kane qene kane vjedhur dhe per fat te keq as edhe nje gjemb nuk i ka hyre ne kembe…prokuroria e ujit me kos ka frike nga keta politikane hajdute dhe ordinere…ky nuri cuni i ish gazetarit te zerit te popullit qe ashtu si sala brenda nates u bene demokrat ka qene gjithnje shef kabineti ose sekretar i pergjithshem i oficerit te ebverit jar…kane vjedhur me tendera qe i kane luajtur fene

  • Kam dy dite pa bere koment dhe mos shkruani brockulla qe po postoj shume shpesh komentet.

    I nderuar Bedri i ke rene kokes me kete shkrim. Ndoshta, bashkohem me komentuesin Troplini, do te duhej nje krahasim edhe me i peshtire per ate zorzop handikapat. Me shkoi ne mendje emri i i minjve te gjirizeve, por perseri nuk shkon se ata te pakten jane te shpejte ndersa ky mezi terheq kemben zvarre.

    • VR !!! Pizevengë që lulëzojnë pas shiut të butë majtistooportunist!?? Njé shkrim me nerv të fortë patriotik i Bedri Islamit? Një shkrim demaskues dhe damkosës i paradës së dekoratave presidenciale!? Një shkrim që i nxjer tërësisht kallajin kësaj tenxhereje të saliut që quhet president!? Një tenxhere qé saliu e mbush me mut dhe ky e ha? Një tenxhere ku saliu fut haberet e udb-së dhe ky i lexon!? Një tenxhere ku antishqiptarët futin urdhrat e tradhetisë dhe ky tenxhernishani i zbaton!? Shkrimi i Bedriut duhet memorizuar? E dini pse? Duhet për epitafin e nishanit kur të ngordhë nga helmi i tradhëtisë të cilin ja ka dhënë saliu me shumicë!? Duhet për të parë çfarë kandari i ndyrë është kandari që peshon dhe barazon kolaboracionistët me heronjtë dhe martirët e luftrave për liri!? Duhet, që populli shqiptar të dijë ku të pështyjë dhe pse duhet të mbajë vëth në vesh mësimin historik që të zgjedhë me mëndjen e vet dhe jo me mëndjen e tutorëve politikë,jo me trutë e të shiturve të saj!? Duhet për shumë gjëra!? Duhet për më shumë vigjilencë,për më shumë moral,për më shumë neveri e reagim qytetar ndaj sojit tradhëtar,për më shumë patriotizëm e shqiptarizëm,për më shumë luftë kundër indiferencës ndaj kopilave politikë si nishani që me siguri nuk e kanë nënën në Shqipëri por në maternitetin e kurvérisë,në tregun e shitjes së moralit kombëtar, në bordellot e buzë lanës e pi…hi i samës!? S’ka faj jari o patrioti Bedri? Kanë rënë dhe majtistët në dashuri !? Demònstrojnë pak burrni dhe shumë oportunizëm grarish!? Dremisin në shtratin e moderacionit pacifist!? Kënaqen mbi dafinat e një milion votave!? Kënaqen me shëtitje pedonalesh dhe nuk shohin se anash tyre ka lloj-lloj halesh? Me m..t si kjo tenxherja presidenciale e njohur botërisht si ” kapteri i saliut”? Nderime Bedri Islami / në popull të ka ardh nami/ se nuk lot nga istikami/ grushtin i jep çdo ham-hami! P/S,- né këtë rast ham-hami është jari ? Ky për të cilin kini shkruar? Ky pizeveng? Tung!

  • BEDRI,te lumt pena e mendja,ja ke tan kti tradhtari dhe mes kti jua ke than gjith llumit reakcionar,dhe klanit te flliqur,ballistozogistolegalitet,por kete cfar ti e ke tthan,duhet me ja than hapur akademia,por mesa shof une as akademia nuk eshte sterile,dhe ajo ka rene nen kthetrat e lubis tradhtare,me duket se edhe ati kan deportu shum nga llumi i shkerdhatve dhe pezivengave e pushtave,te ndyr.Po,ashtu dhe mazhoranca qe ka,shumicen eshte e lidhur me fijet e llumit,se po te ishte mazhoranc e paster,mund te bente ndryshime ne ligje dhe kushtetuse per ta vene ne kushtetut,diten e clirimt dhe mos prekjen e luftes nacional clirimtare,dhe po te mos bindej ky handikap dhe zora qore,e sali serbit ta futnin dhe kete ne votim dhe me shumicen e votave ta perzinin nga presideca,dhe ta ndertonin akuzen per tradhti dhe bashkpuntor dhe idiator i fashizmit se ky peziveng po ngre lart,bashkpuntoret e fashizmit.Dhe,perendimi dote kishte mirkuptim edhe nese u denohte si kolaborator,se franca e denoi GJENERAL PATENIN,mbas 65,vite qe kishte mbaruar lufta e dyt botrore.Po,kjo mazhoranc nuk e ka moralin se edhe kjo ishte e mbushun me te till,njerez.Kur cohet nji ambasador amerikan ne largim dhe ju thot se,ja me amerik,ja me kta qe mbajn shamia te kuqe,dhe kta veteran te thinjur por te ndershum,jua mohon luften dhe komandantin,dhe ti si mazhoranc nuk ke guximin me i than,SE NE FESTOIM ATE QER FESTONI JU TE DASHUR ALEAT TE LUFTES;DHE NE NUK E FESTOIM ENVERIN SE DOTA KTHIM NGA VARI;POR,po heshtin dhe futin kokek se strci ne zalle.Un,e dij po ashtu si qe e din dhe ti Bedri,se amerika nuk e ka dasht dhe nuk e don ENVERIN,dhe dihet sepse,per te mos u mjat,shum por vetem po them se 45,vite angloamerikanet,jugosllavet greket,italianet,deshtuan me turp per ta rzue ENVER MALIN,sa ishte gjall,dhe ata nuk ja falin jo vetem ENVERIT,por dhe popullit shqiptar, se ENVERI,po mos ta kishte perkrahjen dhe ndihmen e popullit nuk mujte me i bere ball per45,vita luftrave te xhdo lloi qe benin krejt ata qe shkrujta ma lart,por me perkrahjen e popullit ariti qe ti munde kta fuqi botrore dhe i turproi,prandaj kta amerikanet nuk jan miq te sinqert te popullit ton,se kta futin percarjen duke e dijt se kush ishin partizant,dhe kush ishin ballistet zogistet dhe legaliteti kta ne vend qe tju thon pizevengi sakat dhe sali serbi mbyllne halen,se ne amerikanet nuk e kemi dasht komunizmin dhe enverin,por ama ata e bene luften dhe ata e kan te drejten ta thon kur u clirue shqipria po nuk e bejn se jan hipokrit,dhe hipokrizia nuk ka turp shkoin ervizu dhe amerikanet gjoja per ti nderue deshmoret dhe prulen gjoja para tyre,e ne qetren an shiqijn sesi dekurohen bashkpuntoret e fashizmit dhe nuk thon asgje,pra a ka ma hipokrizi se kjo,dhe dyftyrsi pa moral?pershendetje BEDRI,dhe kam lexue nga ti se edhe ju paski qen te persekutuar te rendit kushtetus te shqipris,ate ju e dini sepse.UNE,jum i persekutuar me nenen,dhe 5 vllezer ne jugosllavi,se ne kemi pas arsyen e robris nga sllavet,dhe 58 vite burg kemi,por ne nuk kerkoim damshperblim nga jugosllavia apo serbia e maqedonia,se ne nuk kemi qen per pare dhe per pasuri te fitoim me vitet e burgut,por per lirin e vendit dhe popullit nga sllavet.Kurse tek ju,te gjith ata qe ishin neper burgje,te denuar per krime dhe,per shpionime,per bashkpunime me cianudb,isfalin,dhe te burgosur ordiner hejdut vrases,u cuan ne kembe dhe kerkoin tju paguen vitet e burgit dhe tju llogariten si koh pune per penzione.Pikrisht kjo tregon se ata pushta dhe tradhtar nuk kan pas,IDEALE,demokracin por kan pas ideal leket dhe paran,se idealet nuk shiten dhe nuk paguhen.Tani,per cfar faji duhet ky brez i ri,te punoi dhe tju paguj damshperblime ktyre horave bashkpuntor te cias-udb-isfalis,dhe gjith sherbimeve te huja,tani ti bedri dhe gjith qeret me pague dicka qe nuk jua keni borxh.Sejcili qe ka veprue kunder rendit dhe ligjit e kan dite qe dote denohenmqofshin ata trimat qe donin ta rzonin rendin e qeverinqofshin ordineret vrases e hajdut,e kan dijt se po tj^hin ligjin,pra ai qe denohet nuk shperblehet,se nuk doti thonin denim,por shperblim,apo jo bedri?Po,kjo ide per te shperblye kta te denuar e shpiki amerika,dhe ne gjith evropen lindore u detyruan ta bejn por nga zori,se kishin rar ne gracken e demagogjis demokratike te amerikes dhe evopes perendimore,tani kthim prapa skishte,ku doti mirnin gjith ata lek e dollar,polonia,cekia,sllovakia,hungaria,rumunia,por vecanrishte ne ekonomin e rar per toke,por ja vun nji kapak,kush si kishte mundsi,ndonji shtet ju vuri nga 15,dollar diten,ndonjeri 17,ndonjeri 23,ndonjeri 25,dollar diten,por me mijra dolen te persekutuar me qindra mijra dhe ate behen qinra miliona dollar per te paguar,kindreshtaret e regjimit,ne kte aspekt ne po pagujm per tradhtaret dhe bashpuntor te atyre qe ishin ne bashkpunim me nazifashizmin ne kohen e luftes apo jo bedri gjali.Pse,nuk i jep kta lek per te denuarit amerika dhe perendimi,se kta punonin sipas urdhrave te tyre?Pse per punet e tyre te pasuksesshme dhe te humbur qe ata e kishin qellimin por qellimi i tyre u ber,hyj e pluhur nga Ushtaraket shqiptar,nga kufitaret shqiptar edhe pse edhe kta paten viktima,nga sigurimi shqiptar,humben xhdo aktivitet dhe te turpruar,tani pse nuk i pagujn ushtaret e vet,por ti paguaj ki popill qe zverku i ka rane?Pra,amerika nga,pozita e te fortit,dhe madhsis.po hakmeret ne xhdo menyr dhe ate e bene ne emer te demokracis,dhe per demokracin,dhe nuk e lodh vehten kur zezaket afroamerikan vriten si lepuj nga polic te bardh,kjo eshte demokratura e te fortit,jo demokracia e s’drejtes njerzve per te gjith,dhe per gjith njyrat,a jemi nji me ty bedri,nese jemi demokrat?Le,ti pagujn ata qe i urdhruan dhe i organizuan dhe jo pupulli shqiptar,dhe aq ma pak kta qe kan lind nga 1990.Per cfar te pagujn kta te ri,kuj i kan borxh kta te ri,atyre qe kokitshin me ballistet,zogistet legalitetin,dhe bashpunor te fashizmit e te nazizmit,per kta te pagaj gjali jot,dhe fmit qe linden pas rarjes se regjimit?Jo, nuk eshte e drejt,dhe duhet te pagaj amerika dhe perendimi nese qenkan per tu damshperbli.tunjat jeta bedri,

  • Te lumte pena dhe goja more zoti Bedri ! Nuk na ke lene gje te themi apo te shtojme edhe
    ne ndonje gje artikullit tend ! Sic thote populli si te gjithe artikujt qe ke shkruar : I ke thare !!!

  • – Sikur i ke rene si rrotoll debatit, mbase Lepenica eshte ashtu !? Por Mujo Ulqinaku eshte vertete ushtarak i Mbreterise dhe luftoi me 7 Prill 1939 krahas Abaz Kupit.Per Abaz Kupin e Bahri Omarin nuk thuhet gje ne artikull dhe une nuk po them, sepse e meritonin dekorimin pa diskutim. atehere ???

  • Shokeve te tije me te cilet ndan te njejten diagnoze nuk i lejojne te punojne ,i nxjerrin ne KEMP
    si invalide te perjetshem!

  • E meriton nofken qe i keni vene, po me Pizevenge jane ata qe po e mbajne.Eshte dashur prej kohesh qe ky Herif te shporrej.Po si mund te luftohet korrupsioni dhe te vihen ne uzdaje Drejtesia , Rendi etj. kur Pizevengu eshte vene si mburoje e se Keqes se Mbjellur nga Zagaret e Qeverise se Ikur?

  • Shenim: dy gazetare unikale : Bedri Islami dhe Mero Baze ! Dy gazetare ka Shqiperia, te
    tjeret jane sharlatane e bythlepiresit e Vicidolit …..!!!

  • z. Arvizu, u takon te komentosh edhe dekorimet e Nishanit qe dekoroi kolaboracioniste qe gjate luftes u dolen edhe juve kunder. Fole per veteranet se kishin portretin e Enverit dhe e quajtet njollosje dhe moster por nderkohe asnje fjale per njollosjen zyrtare ne Presidence apo monumentin e Zogut qe nese quhet burre shteti se fali troje dhe bashkepunoi me serbin, e ka marre ferra uraten dhe vate kjo pune.

  • MAVRIA PRESIDENT KA VETEM KEMBET TE TIA QE LEVIZ SE TE TJERAT JA KOMANDOJEN TE TJERET MAVRISE NDJES TE KETEI VARFERI SE SE KISHTE SHKUAR AS NE MENDJE ATE KARRIKE PO SHYQYR QE ISHTE SPIUN ARTAN HOXHA E U KTHYE NGA RRUGA

  • Une mendoj se duhet nisur procedura per shkarkim te znj. Mustaqosh per neperkembjen e shtetit shqiptar dhe per tradheti kombetare.

  • Pizeveng dhe kaluar pizevengut,por a meritojne dekoratèn antishqiptarèt qè kanè punuar kundèr interesave tè vendit?Kètè duhet ta thonè shqiptarèt me referendum me qè salushi i ka qejf,.Mendoj se mè antishshqiptar èshtè ai qè u jep dekoratèn,u aprovon veprimtarin kundèr atdheut si tè frytshme dhe legjitime.Mendoj se dhe kètyre gjèrave do tu vije dita pèr tu zgjidhur dhe vasalèt e rinj do ta marrin “dekoratèn” qè meritojnè.Z.Islami ju uroj shèndet dhe sa mè shumè shkrime tè tilla.Nè fund ju themi poshtè pizevengèt !

  • E rende me duket fjala “Pizeveng”…
    Le te shkruhej nje titull tjeter…
    P.sh.:”Mustaqemuti i peshtyrosur”… 🙂

  • O Bedri, kur te ta delegojne ty Presidencen, ti dekoro ke te mundesh duke filluar nga Enver Qoftelargu, shoku Husni, shoku Beqir perpara pushkatimit me gjithe ushtarakun e talentuar Petrit Dume, edhe kete perpara pushkatimit etj, etj. Per tani shkumezo sa te duash ti edhe keta komentuesit mendjepjerdhur ketu, President eshte zoti Nishani, i mire apo i keq, sakat apo i shtrember, dhe sa te jete ai President ik e pini ngapak uthull sju freskon trute.

  • Ky popull nuk ben dot pa dekorata. Le te krijojme nje uzine per prodhimin e tyre, vec mos harroni te me jepni edhe mua nja dy a tri, se me duhen per gomarin qe besnikerisht me ben gjithe sherbimet

  • Njé shkrim me nerv të fortë patriotik i Bedri Islamit? Një shkrim demaskues dhe damkosës i paradës së dekoratave presidenciale!? Një shkrim që i nxjer tërësisht kallajin kësaj tenxhereje të saliut që quhet president!? Një tenxhere qé saliu e mbush me mut dhe ky e ha? Një tenxhere ku saliu fut haberet e udb-së dhe ky i lexon!? Një tenxhere ku antishqiptarët futin urdhrat e tradhetisë dhe ky tenxhernishani i zbaton!? Shkrimi i Bedriut duhet memorizuar? E dini pse? Duhet për epitafin e nishanit kur të ngordhë nga helmi i tradhëtisë të cilin ja ka dhënë saliu me shumicë!? Duhet për të parë çfarë kandari i ndyrë është kandari që peshon dhe barazon kolaboracionistët me heronjtë dhe martirët e luftrave për liri!? Duhet, që populli shqiptar të dijë ku të pështyjë dhe pse duhet të mbajë vëth në vesh mësimin historik që të zgjedhë me mëndjen e vet dhe jo me mëndjen e tutorëve politikë,jo me trutë e të shiturve të saj!? Duhet për shumë gjëra!? Duhet për më shumë vigjilencë,për më shumë moral,për më shumë neveri e reagim qytetar ndaj sojit tradhëtar,për më shumë patriotizëm e shqiptarizëm,për më shumë luftë kundër indiferencës ndaj kopilave politikë si nishani që me siguri nuk e kanë nënën në Shqipëri por në maternitetin e kurvérisë,në tregun e shitjes së moralit kombëtar, në bordellot e buzë lanës e pi…hi i samës!? S’ka faj jari o patrioti Bedri? Kanë rënë dhe majtistët në dashuri !? Demònstrojnë pak burrni dhe shumë oportunizëm grarish!? Dremisin në shtratin e moderacionit pacifist!? Kënaqen mbi dafinat e një milion votave!? Kënaqen me shëtitje pedonalesh dhe nuk shohin se anash tyre ka lloj-lloj halesh? Me m..t si kjo tenxherja presidenciale e njohur botërisht si ” kapteri i saliut”? Nderime Bedri Islami / në popull të ka ardh nami/ se nuk lot nga istikami/ grushtin i jep çdo ham-hami! P/S,- né këtë rast ham-hami është jari ? Ky për të cilin kini shkruar? Ky pizeveng? Tung!

  • Shqiperia, duhet te kete edhe nje medalje tradhetie, medaljen e Turpit, ku cdo tradhetar, te kete medaljen e tij.
    Sakati kapterr, sakat eshte si nga mendja dhe nga fiziku.

  • Kur i mbaron mandati ketij k….qe krimineli Berisha e vuri president. Turp qe ky vjedhes pronash e enverist te mbaje kete post pa asnje merite e pa asnje aftesi.

  • Nje shkrim mjaft i goditur bukur ,por kujt ja ben?Nje personi qe ska dinjitet personal,me nje mbiemer te vjedhur, qe ska te beje me familjen e nderuar NISHANI gjirokastrite,keshtu neqoftese ka moral ti kthehet mbiemrit MEHMETI qe e ka ne dokumentat e tij personale.

  • ESHTE VERTET PER TE ARDH KEQ ME KETE PRESIDENT,MEDIOKER NE EKSTREM,I KAPUR NGA SHPIRTRAT E KEQINJ,NGA MINUSE QE VETEM AI I DI…POR SJAM DAKORT ME GAZETARIN KUR BEN PERGJITHSIM ME FIGURAT E BALLIT,PERSH ME HYSNI LEPENICEN….DUHET TA NJOHESH MIRE HISTORIN OSE TA KESH JETUAR VETE QE TE BESH VLERESIME TE MIRA APO TE KEQIJA PER KEDO.HYSNI LEPENICA KA QENE VERTET BALLIST POR KA QEN NJE LUFTETARE PATRIOT,ME TE VERTET TRIM,E KEQJA E TIJ ISHTE SE ISHTE NE KRAHUN E GABUAR,POR JO QE SKA LUFTUAR PER KETE VEND….DHE PATJETER QE I TAKON JO VETEM MEDALJE POR DHE NJE BUST APO PERMENDORE…DHE SI PERFUNDIM DUHET TE FALIM NJERI TJETRIN,PER ATO QE SHKUAN,U VRAM U PREM POR NE FUND JEMI SHQIPETARE.FALJA ESHTE VIRTYT I TE FORTIT,,,,,,,

  • Falenderoj zoti Bedri per artikujt e shkruar te cilat tregojne nje vertetesi historike qe neve e kemi degjuar te pakten per te afermit tone dhe shume njerze te krahinesve tona qe dhe shumica e ballisteve dhe legalisteve e kan kuptuare qe u genjuen nga drejtuesit e partive te tyre qe zgjodhen nje rruge anti kombetare por dhe ata ka,e pasur figura qe u renduan me te padrejt gjate màonizmit dhe sot rendohen me akuza te pa verteta perceshtje personale dhe u mohohet kontributi i tyre nga pavarsia deri ne luften e dyte duhen vlersuar onjektivisht dhe Z Bujare duhet te kuptoj se forca e gjykimit nuk eshte se nga cila karrike flete por kur eshte e vertet dhe argumenti yte binde i beje nje kerkese Zotit bedri qe krahas arrtikujve per vlersimin e forcave politike te se kaluares te jap ndihmen dhe per pastimin e te sotemes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *