“Pjata me shqiponjë dhe Skënderbeu janë me ne kudo ku mbartemi”, rrëfimi i shkrimtares: “Çfarë do të thotë për mua të jem bijë e një nëne arbëreshe”

Ornela

 

Shkrimtarja Barbara Gabriella Renzi është e bija e një gruaje arbëreshe me fisnikëri të rrallë, Elsa Musacchio Renzi, nga Portkanuni (Portocannone) i Molise-s.

Elsa, prej dekadash punon për të mbrojtur, mbështetur e popullarizuar traditat unike të komunitetit të saj, tradita me të cilat, jeton dhe i shijon me gëzim të ripërtërirë çdo ditë.

Këtë dashuri ia ka përçuar edhe vajzës së saj Barbara, e cila, pohon se “Të jesh bijë e një gruaje arbëreshe: të jesh pjesë e një kulture dhe ta gjesh veten gjithnjë pjesë të asaj kulture, edhe kur nuk e vë dot re”.

 

Çfarë do të thotë për mua, që të jem bijë e një nëne arbëreshe?

Nga Barbara Gabriella Renzi

Nuk dua ta nis me përkufizime ose me lista fjalësh, mbiemra të tillë që të përkufizojnë fëmijërinë time ose karakterin e sime mëje.

Po ju tregoj virtualisht muret e shtëpisë sime. Jo të asaj të tanishmes, meqë para pak kohësh kam lëvizur në Berlin dhe jam ende e rrethuar nga një rrëmujë kutish. Por në të gjitha shtëpitë ku kam jetuar më parë, gjithnjë kam pasur një pjatë druri, të varur në një cep: një send që ma ka sjellë nëna. Paraqet një shqiponjë me dy krerë.

Po të shkojmë në kuzhinë, kam në frigorifer një magnet, me kokën e Skënderbeut. Dhe kur kalojmë në dhomën e gjumit dhe hapim një kuti druri, gjejmë aty ca gjëra të çmuara, një palë vathë prej argjendi, të punuara me filigranë. Gjejeni se nga vijnë?

Nënë e bijë, libër për Portokanonen

Kur i kërkuan tim biri të shkruante një hartim për një personazh historik të rëndësishëm, gjejeni kë zgjodhi? Aq shumë patën ndikuar tek ai rrëfimet e gjyshes, sa edhe zgjodhi të shkruante për Skënderbeun.

Pasi jetova shumë vjet në Mbretërinë e Bashkuar, u transferova në Gjermani. Im bir, në shkollë, nuk gjeti ambient dhe aq të qetë – asgjë alarmante, gjëra që ndodhin. Por, ai e gjeti rrugëdaljen kështu: u lidh menjëherë me dy fëmijë shqiptarë, Arbër dhe Marko, që ia bënë ditët më të lehta, madje edhe zbavitëse.

Në Këln pata rastin të njihem me një zonjë italiane shumë të këndshme, me të cilën u afruam shpejt. Jo ngaqë kemi shumë interesa të përbashkëta, por ngaqë më tërhoqi shumë, për një arsye që në fillim nuk e kuptoja. Pas ca kohësh që takoheshim dhe rrinim bashkë, zbulova që ishte arbëreshe!

Përfytyroni si mbeta gojëhapur. Gjithnjë kisha kujtuar se ishte kalabreze, por pastaj, rastësisht, e dëgjova të bisedonte me një të familjes së vet… dhe e zbulova se ishte arbëreshe.

Ja çfarë do të thotë, të jesh bijë e një gruaje arbëreshe: të jesh pjesë e një kulture dhe ta gjesh veten gjithnjë pjesë të asaj kulture, edhe kur nuk e vë dot re.

Nëna ime e mësoi italishten, kur shkoi të banonte në Romë: gjuha e saj është ai dialekt i lashtë i shqipes, që flitet në Portkanun. Është krenare për kulturën e saj dhe për trashëgiminë e saj.

Të jesh bijë e një gruaje arbëreshe, do të thotë ta bashkëndash gjithë këtë.

—–

©Barbara Gabriella Renzi & Peizazhe të fjalës™. Përktheu nga italishtja AV. diapsorashqiptare

Share This Article
20 Comments
      • Na thuaj ca emra shqiptar .
        Mahmut,ibrahim,sali,asqer,zabit,xhevrije e sa e sa te tjere,jane shqiptar?

        • Ja te them une : Arjan, Ilirian, Gentian, Sibora, Donika, Teuta, Skardelaid, Besian, Artan, Krenar, Shkelzen , etj ejt

          Ndersa emra shqiptar per femijet e ty, jane :….
          _Gopi i sateme, Te shkerdhefsha motren.C’te mban pragu. etj etj

          Po te duash te tjere , me thuaj se te jap une plot ,

    • Fisnikeri eshte por keta kane qene te pasur kur kane emigruar.
      Brezat e ikur pas 90 jane per buken e gojes ndaj nuk paten takat me thene krenarisht: Jemi shqiptar!
      Sot trecereku i Shqiperise eshte me pasaporta te huaja

      • Po nuk ishin te gjithe te pasur, por gjeten mbeshtetje duke qene se Skenderbeu kishte formuar nje bazament atje, qe mos te themi se edhe para Arbereshet ne Itali shqiptar jane.

  • Respekt per kete grua Arbereshe! Respekt edhe per shtetin Italian qe respekton gjuhen dhe kulturen e tyre, tanime ne Kalabri ka edhe programe ne gjuhen Arbereshe(Rai 3 Calabria)….me ka rene rasti te flas me disa prej tyre, te impresionojne kur flasin me aq krenari per origjinen e Arberit dhe Gjergj Kastriotin… E njejta gje me ka ndodhe edhe ne Greqi vite me pare dhe kam pare krejt te kunderten, dinin shume mire gjuhen por kishin edhe frike te flisnin hapur…..turp per nje shtet qe akoma jeton ne epoken bizantine edhe pse eshte pjese e BE-se!! Gjithsesi, shteti Shqipetare duhet te kishte me shume kontakte me Arbereshet, shume komuna ne Kalabri jane krejtesisht me popullsi Arbereshe, perse mardheniet me ata jane kaq te dobeta?! Atyre u duhen krijuar shume lehtesira te vizitojne vendin tone, e keshtu mund te jepnin nje kontribut te madh duke ju kujtuar shume Shqip-folesve me mentalitet turkoshaku se kush kane qene Arberit e vertete dikur…. (nuk ndodh, sepse….ne vendin tone ligjin e ben Erdogan-anadoll-barbari dhe Janullatos)……

  • Une kete shkrim do te doja t`ja tregoja 2 miljon Arvanitave dhe 160 mije cameve te krishtere ne Greqi.
    Ptuuuu! Mor te paftyre!
    As Papu,as Patriku,as Shejtani me rraso te zeze,,as terrori shteteror,,as Zoti vete,nuk te detyron dot te humbasesh gjuhen e Memes.Sepse Mema eshte me e shtrenjte se Zoti vete.
    Merrni shembull nga keta gjaku juaj,qe zbriten ne Molize 500 vjet me pare,por e ruajten dhe e kane stoline me te shtrenjte GJUHEN E MEMES.
    Nuk u mjaftuat qe e shkelet me kembe gjuhen Arberore,por derguat ne Kalabri Thanas Moraitin,te mesoje Arbereshet,,qe jane greker,nuk jane shqiptare,,sepse sipas rradakes se Thanas gjakprishurit shqiptare na qenkan muslimanet e Shqiperise.
    Shqiptari nder shekuj nuk ka mbeshtetur Identitetin e tij kombetar mbi fene,qofte e krishtere katolike,apo orthodokse,qofte marxiste-leniniste,apo revizioniste.
    Feja shqiptarit eshte Shqiptaria.
    Prandaj arberit e Kalabrise dhe Sicilise e perzune me shqelma Thanas Moraitin,me zerin e tij si sorre(thanas moraiti eshte kengetar arvanito grekoman).

  • Arbereshet jane nje eveniment boteror . Nuk besoj se ka nje shembull, te ngjashem , qe ta kete prure gjuhen , prej 600 vite shtoi dhe 50 vite , qe ishte izoliimi i Enveri , Ky fenomen mbetet i perjetshem . Shqiperia duhet te gjeje forma , per t’i afruar . te japi bursa , per dege te gjuhes dhe te peraferta . Ne c’do eveniment kombetar , te thirren grupe arbereshesh . Te kembehen shkrimtare , qe te shkruajne ne te dy krahet . Mos i leni vetem arbereshet , keta lajmetare te atdhetarise . Mundesisht t’i lidhim me camet ne Greqi. Zgalem

  • Në qytezën e Maskitos pranë qytetit të Venozas, me pronarin ku punoja, çuam fidane pemësh për kopështin e shtëpis së re të një arbëreshi që punonte në preturë në Potenza.Në shtëpinë e vjetër na priti një plakë e pakët që u mrekullua të mirte vesh që unë isha shqipëtar dhe që në fshatin tim kishte akoma sot me mbiemrin e saj të vajzërisë, Muzaka si mbiemri i Elsa Muzaka Renzit, nënës së Barbaras. Për herë të parë na ftuan që mbasi të çonim fidanet te shtëpia e re , të ktheheshim të pinim diçka në shtëpi, simbas traditave të shqipëtarëve dhe pronarit italian nuk i erdhi mirë kur i thash këtë gjë mbasi ndam nga arbëreshja me mbiemrin fisnik shqipëtar Muzaka.

    Është mrekulli të dëgjoje që një blerës i drejtohesh pronarit Alberto Manieri që “Voglio anche tri piante di shega” dhe Alberti italian hapi sytë se nuk po kuptonte që shegë ishte melagrana në italisht. Djaloshi ishte nga Gjineshtra, fshat arbërshësh ku nuk njihej fjala melagrana por shegë.

    Nuk kishte kënaqsi më të madhe se sa të bisedoje me disa arbëresh nga qyteza tjetër Barile ku rruga kryesor quhej Skutari dhe me gjithëse ata e quanin vehten me origjin nga Shkodra , gjuha e tyre ishte e dialektit jugor të shqipes dhe u habita kur dritares i thoshin parathira si në jug dhe mos vall edhe në veri të Shqipërisë në kohën e Skënderbeut flitej me dialektin e jugut?

    Është turp që qeverit tona të mos shqetsohen për bashkë kombasit tanë, arbëreshët në Itali dhe arvanitasit në Greqi dhe as nuk pritet që qeveritë si kjo aktuale që u ka bër jetën ferr më keq se në kohën e pushtimit nazist shqipëtarëve që po ikin të lemerisur me ritmin gysëm miljoni në 10 vjetë, të kujdeset për arbëreshët e arvanitasit, për miljona shqipëtar që mund të jenë edhe në Turqi e kudo në botë.

    • E hodhe qe e hodhe helmin kunder qeverise , more !!? . Po te lexonja me vemendje dhe po habitesha , si ka mundesi qe ky tipi , qe nuk ron dot pa share qeverine , si psikopat manjak qe eshte , sot paska ndryshuar ….por…. u gabova , si mund t’a mbanje helmin ne barkut ? Ne fund , e volle qe e volle . Diagnosi jote : psicopatia maniacale . Do te te haje shpirtin urrejtja , purtroppo , do te vdesesh shpejt .

  • Arbereshet duhet te futen ne politik ketu ne albanistan (ish Arberi) dhe te marin ne dore shtetin se na mbyti turku me xhami.

    • As Arbereshet e as Arvanitet nuk j’a gjejne dot kuren trushpelarjes totale qe ka pllakosur ne trojet tona! Jane mire atje ku jane, ketu, turqit shqipfoles, s’kane si u’a bejne atyre qe kane ngelur besnike te te pareve te tyre Arber( murad shabanet, i quajne ‘pakica’), por edhe atyre qe ndihen thjeshte Shqiptare e aspak fetare-trushpelare, se pa nje pa dy, e kishin zevendesuar shtatoren e Gjergj Kastriotit, me ate te Ballaban pashes, si hap te pare, gje qe s’eshte cudi te ndodhe ne te ardhmen, pastaj, po afron rishikimi(‘korrigjimi’) i historise kur otomanet nuk do ti paraqesin me si armiq por, si dashnore bashkejetues te gjysheve e stergjysheve te tyre, rrjedhimisht do te dalin kopile turku, ate qe kerkojne, sic jane bere ata te Kosoves dhe Maqedonise! Keto dukuri ndodhin edhe fale shtetareve vasale-brekeulur, qe s’kane ndergjegjie kombetare! Kur te inagurohet xhamia blu, apo turpi i Tiranes, do te shikojme Enuket se si do ti perkulen me sumen perpjete sulltan Erdoqenit turk!
      Haxhiqamilizmi, eshte pandemia me e rrezikshme qe kercenon ekzistencen e Shqiperise!

      • Remo , noten 10 me yll per komentin qe ke bere . Po behesha gati te shkruanja , po nuk besoj t’i renditnja me mire se ty ato te verteta te hidhura te historise sone , ne sherbim te dushmanit turko- arab , dhe dashurine per otomanet, qe vazhdon edhe sot e kesaj dite nga mbeturinat islamo-turke , qe popullojne Shqiperine tone . Kur e shikoj ate xhamine e Namazgjase , zemra me rreh fort nga urrejtja . Epo , perse duhej ajo xhami e stermadhe mesjetare me kater minare , mu ne mez te Tiranes , a thua se Shqiperia eshte Meka ?! Banoj jo larg prej saj dhe tmerohem kur mendoj kur te ulerrijne autoparlantet e kater minareve , qe ne oren 4 te mengjezit ne ate gjuhen e tyre , qe s’è merr vesh as dreqi . O Zot , c’na ka gjetur!

  • Kjo tregon se gjuha jone arberore ka pasuri aq te medha, sa i ka bere balle gjuhes italiane! Por me duket se tani jeton brezi i fundit, ose parafundit nder arbereshet e Italise, qe e flasin arberoren!

  • O psicchiatri patriot tironas, nuk po shpif, nuk po shaj por po them faktin e frikshëm që këto 30 vjetë Shqipëria është braktisur dhe po braktiset frikshëm në atë ritëm sa edhe po të ishte pushtuar nga sërbët e Millosheviçit dhe Zervët e Greqis nuk do të arrinin atë spastrim etnik që po realizojnë pushtuesit e Ramiz Alisë , ish zyrtarët partiak dhe të administratës së të pseudosocializmit të shëndrruar në kapitalistë përbindsha rreshtuar si militantë në pjellat bastarde të PPSH, si militantë të PD mbrapa prapnicës së polikriminelit Sali Berisha, si militantë të LSI mbrapa prapanicës së kusarit me bllok në dorë Ilir Meta dhe si patronazhistë të PS mbrapa prapanicës së polikusarit Edi Rama ose

    rreshtuar në skotën e flliqur të biznesmenëve të marrosur që nën frymzimin dhe mbështetjen e kusarëve të qeverisë i kanë çuar çmimet deri në absurditetin e dyfishimit ose trefishimit për ti çuar shqipëtarët nën nivelin e mjerimit që nuk ka ndodhur gjer më sot edhe në botë në asnjë pushtim barbar. Këto që shkruaj unë nuk jan helm po realiteti i hidhur që përjeton çdo shqipëtar i ndershëm, ai që vjell vrer je ti.

    Ti psichiatër jam i sigurt që do kesh qën dikur ndonjë sekretar partie si Sali Berisha ose si sekretari i byrosë së Divjakës dikur që kur e hoqën dolën divjakasit nëpër rrug duke brohoritur që shpëtuan nga një maskara dhe

    je një kocka lëpirës që qëndron poshtë tepsisë së kusarisë qevrisëse të Edi Ramës dhe për çdo kockë që të hedh ai vjen edhe leh në këtë faqe të Ditës sharjet e flliqura, i vetmi produkt që mund të prodhoj haleja jote mendore.

    Në qoftë se nuk je i till, mi hidh posht me argumenta këto që sapo shkruajta në komentin tim, hidh posht opinionin tim dhe të gjithë njerëzve të ndershëm që Edi Rama është një kusar i marrosur deri në një sëmundje të rëndë psiqike që ka nevoj urgjentisht për një psichiatër.

    • O bo bo bo bo , sa ujra qe ke more llafazan i kategorise me te larte . Ti je i semure psiqik , te lexosh marrezite e tua , me mire te degjosh ne repartin e psikiatrise nje te semure schisofren . Po cfare sekretari partie mund te kem qene une , more mashtrues e shpifes i shemtuar , kur une isha vetem 16 vjec , kur trokiti demokracia . Po cfare argumenta perdor ti , more te marte lumi ? Ato nuk jane argumenta , por jane opinione , ose me shqip eshte opinioni yt . Pse e fut vehten ne njerzit e ndershem ? Sipas kungullit tend , Ramen e kane votuar te pa ndershmit , ndersa te ndershmit , paskan votuar opoziten . Ti kerkon argumenta qe hedhin poshte broc kullat e tua ? Po te jap prova e argumenta te pa diskutueshme . Edi Rama , nuk ka asnje lidhje me Ramiz Aline , pasi , ne kohen e Ramizit , ai ishte ne France . Erdhi nga Franca , minister i kultures , pra , i hyri politikes . Fitoi per kater mandate Bashkine e Tiranes (te duket Pak?) , madje kur bisha Sali ishte kryeminister . Rama fitoi Partine Socialiste dhe pas kesaj , gjashte mandate zgjedhjesh locale e te pergjitheshme , gjithsej dhjete pale zgjedhjesh . Me gjej ti nje shembull te dyte , jo ne Shqiperi , se nuk ka , po ne te gjithe Evropen , nje politikan , qe te kete fituar 10 pale zgjedhje , te fundit , para 6 muajsh . Natyrisht qe , Ramen e ka votuar populli shqiptar . Tani , dy jane hipotezat , ose zgjedhesit shqiptare jane budallenj qe votojne Edi Ramen , per dhjete here , ose budalla je ti qe nuk pushon se shari e se shpifuri kunder tij . Sigurisht , qe , budalla je ti . Do akoma argumente me bindese se keto ? Te dhashe prova dhe jo opinione . Hajt , gremisu tani , se na cave tra..n .

      • He bre me dy pikcuditese , argumenta deshe ja ku t’i ka rradhitur doktori argumentat pergjigju tani me idiotlleqet e tua . Ky ka vjedhur ky tjetri polihajdut . Po ti sikur i ke mbajtur pishen o t’u mbyllte e mendjes , ke qene prezent ti kur vidhte Rama ? Tamam i semure nga mente .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *