Pjatenko, misioni për të mundur Kukësin

anazapta

Metalurgu ka vendosur t’ia besojë skuadrën një njeriu të shtëpisë, pas shkarkimit të trajnerit Juri Maksimov. Ky i fundit u largua për rezultate të dobëta në këtë sezon, ku mbi të gjitha rëndon humbja me Kukësin, pasi mund ta nxjerrë skuadrën shumë herët jashtë kompeticionit evropian. Në vend të tij është emëruar Vladimir Pjatenko, ish-drejtues i akademisë së klubit, i cili ka detyrën e vështirë të arritjes së kualifikimit në ndeshjen e sotme.

– Si është gjendja në skuadër para ndeshjes me Kukësin?

– Nuk ka qenë e mirë. Tani unë kam një detyrë të veçantë, si të përgatis sa më mirë ekipin për sfidën shumë të rëndësishme me Kukësin dhe të kualifikohemi për më tej. Unë kam punuar në klub, ku kam drejtuar akademinë e moshave të Metalurgut dhe në këto momente ndoshta nuk do të ishte me vend të thirrej dikush nga jashtë për të drejtuar skuadrën.

– Si ishte loja e Metalurgut në ndeshjen e parë?

– Në përgjithësi luajtëm mirë, por pësuam golin e parë nga mungesa e theksuar e vëmendjes. Edhe goli i dytë erdhi pas një situate standard. Shqiptarët kishin lojtarë shumë të mirë. Mund të përmend qendërsulmuesin, i cili luan shumë mirë me topin dhe është i rrezikshëm në gjuajtjet me kokë. Dy lojtarët anësorë i dhanë shumë shpejtësi lojës, ndërsa mendoj se Kukësi luajti jo keq në kundërsulm. Gjithashtu, edhe organizatori i lojës ishte një lojtar shumë i mirë. Gjithsesi, dua të përsëris se ekipi ynë luajti shumë mirë, por sipas meje, ne e nënvlerësuam kundërshtarin dhe u ndëshkuan nga mungesa e vëmendjes në pësimin e golave.

– Juri Maksimov pati një sërë problemesh. Si e shikoni cilësinë e lojtarëve të skuadrës?

– Janë disa lojtarë që kanë punuar nën drejtimin tim disa vite më parë, plus që unë mund të shtoj edhe prurjet e reja, ata që kanë ardhur në dimër apo blerjet e verës. Mendoj se nuk kemi probleme me cilësinë apo sasinë e lojtarëve.

– Edhe pse Metalurgu e ka mbyllur fushatën e blerjeve, a mendoni se mund të vinë lojtarë të rinj?

– Mendoj se nuk e nuk e kemi mbyllur, pasi kemi nevojë për lojtarë të rinj në të gjithë repartet. Nuk dua të bëj dallimet për ukrainas apo të huaj. Kjo nuk ka rëndësi.

 

 

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • DAHE NE FUND O pjatenko e hengert te semes .
    Ik edhe ti si ai para ty dhe bej shurren .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *