Autoritetet shëndetësore po përballen çdo ditë e më tepër me një numër të lartë të rinjsh, që si rrjedhojë e nisjes së hershme të aktivitetit seksual manifestojnë probleme të shumta shëndetësore. Duke iu referuar të dhënave të raportuara, vërehet një ulje e kufirit të moshës në të cilën të rinjtë shqiptarë kryejnë marrëdhënien e parë seksuale. Në këtë drejtim, specialistët pohojnë se mosha e nisjes së aktiviteti seksual ka zbritur deri në 12 apo 13 vjeç. Por, ajo çfarë konsiderohet edhe si më shqetësues mbetet fakti i neglizhencës së prindërve kundrejt informimit të fëmijëve hap pas hapi, mbi rreziqet që u kanosen nga nisja e hershme e aktivitetit seksual. Sipas autoriteteve shëndetësore, nisja e jetës seksuale që në moshë 13 apo 14 vjeç, apo dhe në moshë më të vogël, mund të mbartë probleme të shumta në rritjen e mëtejshme, pasi ndikon në shfaqjen e çrregullimeve të rënda psikologjike, që evidentohen me kalimin e kohës. Situata më problematike rezulton të jetë në kryeqytet, por nuk mbeten pas as rrethet. Tashmë të rinjtë shqiptarë janë të ekspozuar ndaj marrëdhënieve seksuale që në vitin e parë të gjimnazit (madje tani me ndryshimin e strukturës arsimore vërehen raste sporadike edhe në arsimin e detyruar tek nxënës të klasave të teta apo të nënta). Lidhur me këtë problematikë, punonjësit socialë dhe psikologët kanë kërkuar që të ndërhyhet në zbutjen e këtij fenomeni dhe pasojave që lë në mënyrë të menjëhershme te formimi dhe rritja e këtyre grupmoshave. Ndërhyrje, e cila duhet të pasqyrohet edhe në kurrikulat shkollore me udhëzime specifike. Veprime të tilla ndikojnë më pas në shfaqjen e një jetë sociale të paqëndrueshme, si dhe karrierë të dobët, që përjetohet nga të rinjtë, çka dërgon në shfaqjen e traumave psikike që përjeton kjo kategori, pasojat e së cilës vinë duke u bërë gjithnjë e më të dukshme me kalimin e kohës. Kundrejt kësaj problematike shqetësuese shfaqet edhe marrja e informacioneve të duhura mbi metodat kontraceptive të mbrojtjes. Kjo kategori me kalimin e viteve bie pre e një sërë sëmundjesh, veçanërisht infeksioneve që prekin rrugët gjenitale. Nisja e hershme e aktivitete seksual mund ti dëmtojë rëndë të rinjtë, pasi ata bien viktima të një sërë sëmundjeve infeksioniste, të cilat shpesh herë neglizhohen dhe zbulohen më pas në stade të rënduara, kohë në të cilën ndërhyrja trajtuese mund të mos japë efektet e duhura. Specialistët argumentojnë se të rinjtë të këtë moshë nuk janë ende të ndërgjegjshëm siç duhet për rreziqet që u kanosen. Si rrjedhojë e këtyre neglizhimeve një ndër më problematiket mbetet edhe kanceri i qafës së mitrës. Gjithashtu mungesa e informacioneve mbi përdorimin e metodave kontraceptive po bëhet shkak për shtimin e shtatzënive të padëshiruara, që përfundojnë drejt abortit. Fatkeqësisht gjatë viteve të fundit numri i aborteve që kryhen pranë materniteteve ka ardhur gjithnjë e më shumë në rritje, duke shtuar shkallën e rrezikshmërisë shëndetësore që u kanoset të rinjve. Ndonëse të dhënat e deklaruara janë të pjesshme, pasi në masë ky aktivitet nuk raportohet, rezulton se në rreth 1 mijë lindje llogariten të kryhen rreth 300 aborte, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre kryhen nga vajza fare të reja në moshë. Komplikacionet shëndetësore me të cilat përballen femrat që kryejnë aborte janë nga më të shumtat, duke nisur nga ato fizike e deri tek trauma psikologjike. Studimet kanë treguar se gratë që kanë bërë abort mund të kenë probleme edhe me shtatzënitë e ardhshme. Madje, ato mund të mbeten edhe sterile. Këtu nuk duhen përjashtuar rrisqet më të larta për një sërë infeksionesh. Të dhënat dëshmojnë se gratë që kanë bërë abort në shtatzënitë e ardhshme mund të presin vështirësi si lindja e parakohshme dhe pesha e vogël e bebes.

Po pse ishin budallenj te paret tane qe kishin vendos ca rregulla e norma morali? Experienca njerezore i kishte mesuar ata qe te krijonin familje te ndershme, celulen e pare te shtetit( se keshtu duhet te ishte dhe shteti qe i sherbente gjithe shoqerise). Mirepo sot, nen emrin liri pa kufi dhe demokraci per te gjithe, po arrijme majat: çperfillje totale njerezore nga mendimi e veprim dhe shkaterrim total te familjes, keshtu qe mos kerkoni me shtet, se ai ka perfunduar. Te gjitha te qellimshme ng ata qe gllaberojne pasurine dhe mundin e fukarait. Anarashia eshte metoda me “moderne” per ti çfazuar njerezit. Kuptohet seksi eshte i shume kerkuar nga te rinjte dhe eshte normale, megjithese tani ka dhe pleq te terbuar dhe perfundimi eshte ky. Mos kerkoni nga askush, kerkojeni te forma e shtetit qe keni ndertuar. Privatizimi total, eshte vdekje e shoqerise. Shoqeria nuk adminisqtrohet me nga ata qe gjoja populli zgjedh, por nga ata qe s’ngopen me para. Te gjithe e dine dhe shumices ju pelqen. Nuk rregullohen me ato qe te paret tane i kishin nga pervoja mijra vjeçare, me termat e soteme te lirise pa kufi. Kthehuni femijeve te mesojne historine dhe gjeografine, por si thoshe nje here Driteroi, ne fillim te dine se ke gjitone kane( e dine sot), pastaj ke kane ne lagje, ne fshata, krahine dhe me gjere ne toke ,deri ne planetet e tjere; kthehuni tu mesoni femijeve se cila eshte prejardhja e vertete e kesaj qenie humane (nuk e dine fare se u thone se u bene nje burre e grua prej balte dhe ata shumaun bote!) si u zhvillua qe nga pluhuri kozmik tek qelizat e para te euglena viridisima, volvoxi, kordatet, reptilet, shpendet, sisoret e me tej. Mesohuni femijeve se nga jane dhe ku do shkojne se kthye bota ne injorante plot qe u duket se dine gjitheçka e s’dine asgje. Vendosni norma dhe rregullat morale ne familje e shoqeri, por keto duhet te tendosen edhe me ligje te forta, ne doni ta shpetoni njerezimin, leni OJQ, se eshte genjeshter per para. Ka shume per te bere po te doni. Kujtoni dhe Hasan Zyko Kamberin nga Frakulla e madhe…per parane, vret dhe t’ane…Thirni mendjes!
epo ti mire e ke o Fatmir por kush te degjon …. nuk besoj se e kan te gjith ate kulture dhe ndergjegje qe po tregon ti …