Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Shëngjin, ku u përplas me disa policë, për shkak të shkeljes së orës policore
Kryebashkiaku Ndreu ka deklaruar për news24, se ai ishte në një darkë zyrtare me 15 kryetarët e komunave, për hapjen e sezonit turistik, dhe policët sipas tij, nuk kishin vepruar me gjobë për shkeljen e orës policore, por kishin ndërhyrë forcërisht dhe me dhunë.
Teksa kërkoi ndjesë publike për termin e përdorur ndaj policëve “barkderra”, Ndreu theksoi se policia nuk mund t’i tejkalojë kompetencat e saj.
Aty isha në një darkë zyrtare dhe nuk mund të justifikohet një ndërhyrje me dhunë. Normal që unë nuk ju thoja dot të qoheshin kryetarët e komunave, por gjoba është masa normale. Nuk është rasti për t’u etiketuar vetëm unë në këtë rast, mund të etiketohesha nëse do të isha nën shoqërinë e ndonjë personi problematik. Unë e njoh mirë këtë mënyrë të vepruari të policisë, por nuk duhet të ndodhë kapërcimi i kompetencave. Kam mbajtur qëndrim, që mund të disponohen me gjobë, por jo me akte të tjera, që nuk më pëlqen t’i bëj publike. Gjithsesi duhet të them se nuk duhet përgjithësuar e gjithë policia. Termi ‘barkderra’ ka qenë reagim emocional, për shkak të interpretimit të mediave. Ndërsa e shajnë policinë në mënyrë permanente, mjafton një kërkesë e një drejtuesi lokal, për t’u interpretuar në media sikur aty u mbrojt një person i inkriminuar. Ishte reagim emocional, i momentit, për të cilin unë kërkoj ndjesë sigurisht. kam qenë mbrojtësi më i zjarrtë i policisë, nuk ka ndodhur kurrë ta sulmoj”, ka thënë Ndreu.
Rama: Të përgjigjet për gabimin
Pas ngjarjes, Edi Rama tha se të gjithë mund të gabojnë dhe të gjithë duhet të përgjigjen për gabimet e tyre, por nuk do ketë tolerim ndaj zyrtarit të lartë.
“Kur vjen puna për ofendimin e policisë askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund t’ia hedhë lehtë. Por policisë I bëhet edhe një ofendim tjetër i vazhdueshëm, i përditshëm, kur I hidhet faji për çdo gjë që ndodh. Kush është ofendim më i madh se ofendimi individual I një personi, sepse ai ofendim zgjidhet. Unë do shqetësohesha nëse policia nuk do kishin ndjekur rrugën ligjore. Të gjithë mund të gabojnë dhe të gjithë duhet të përgjigjen për gabimet e tyre. Në këtë rast nuk kemi një tolerim të faktit që një zyrtar i lartë ofendon një patrullë apo një grup punonjësish policie”, tha Rama.

Ketij i kane hipur pordhet e medhaja.
Polic ke qene or malok,,nuk ke qene shkencetar!
Edvini e ka llastuar shume.I perdor per qellimet e mbrapshta,pastaj i hedh si limone te shtrydhur.
d.m.th e dorzoi Pirinin e Lezhës.?……..për barkderrat .
Si more paska qene nje darke zyrtare me muzike ! Djali huaj u vra se theu oren policore kurse ti kerkon qe te mos te thone mbylle darken por te te vene nje gjobe qe besoj as kete nuk kishe per ta paguar. Ju paskeni te drejte ti shkelni ligjet qe i keni nxjerr vete (me sa duket vetem per ne ) kurse te tjereve jo vetem qe i keroni llogari por i jepni dhe denime.
Keta maloket duan Mehmet Shehun, t´i lidhte me spango dhe rrjesht ne biruce ne Tirane. Aty pastaj , t´i shkerdhente Fecor Shehu te gjithe me rradhe.