Pjesa e parë e “El Clasico” mbyllet në barazim

Leda Hysa

 

Edhe pse janë mbyllur vetëm 45 minutat e para të “El Clasico” emocionet, tensioni dhe spektakli kanë qenë të mëdha, ndërsa rezultati është i mbërthyer në shifrat e barabarta 1-1.

Barcelona, e cila tashmë ka siguruar titullin, ndërsa Reali finalen e Champions dhanë maksimumin në këtë pjesë të parë. Në fillim, ishte Barcelona që kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Suarez, por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë.

Ishte pikërisht portugezi Ronaldo, ai i cili arriti të shënojë golin e barazimin në këtë pjesën e të parë për Realin. Ishte një aksion mjaft i bukur i Realit, me Kros që kroson për Benzema dhe francezi ul topin për Ronaldon, që e shtyn në rrjetën e Ter Stegen.

Ndërkohë në fundin e pjesës së parë nuk munguan dhe tensionet. Suarez dhe Sergio Ramos u konfrontuan në fushë dhe gjyqtari i ndëshkoi me karton të verdhë. Vetëm 2 minuta më pas, Sergio Roberto u ndëshkua me kartonin e kuq për goditje ndaj Marcelos.

Tashmë mbeten për t’u shijuar 45 minutat e dyta të “El Clasico”-s.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *