Botuar në DITA
(Pjesa II e intervistës me Gjek Çelajn – Lexo pjesën e parë KETU)
Pyetje: Pak a shumë dihet versioni që dha PD rreth ngjarjes dhe pasojave. Si qëndron e vërteta e atij versioni kur ne, ende sot nuk dimë të vërtetën për ngjarjen?
Përgjigje: Një orë pas ngjarjes kupola e PD-së përcaktoi fajtorët, motivet dhe mekanizmin e krimit, pra i bëri hetimet dhe gjykimet e të gjitha shkallëve. Sigurisht që ishte një trillim dhe mashtrim i pastër por, me sa duket, ishte pjesë e skenarit të ngjarjes. Sipas saj, protestuesit po demonstronin kundër manipulimit të zgjedhjeve, protestuesit kishin qenë paqësorë, por ndërhyrja e policisë i kishte bërë agresivë dhe i kishte pajisur me gurë, shishe molotov dhe çanta me dinamit për rrëzimin e diktaturës. Versioni vazhdonte me fabulën se vrasjet i kishte bërë policia me qëllim dhe me urdhër nga lart etj. etj. Ata kërkonin urgjentisht arrestimin e drejtuesve të policisë dhe paralizimin e jetës politike derisa “të dënoheshin fajtorët”.
Pyetje: Si duket, ata po e shpallnin protestën legjitime dhe si luftë kundër diktaturës?
Përgjigje: Përralla e luftës kundër diktaturës vazhdon edhe sot të tregohet prej tyre. Në prill 1991 në Shqipëri nuk ekzistonte diktatura, ashtu si nuk ekzistonte as shteti demokratik, i cili nuk është as sot në nivelin e duhur. Diktatura pushoi së ekzistuari, de jure, në 12 dhjetor 1990, ditën kur shteti i kohës miratoi krijimin e PD-së, pasi vetë “diktatori” Alia i kishte këshilluar studentët dhe pedagogët protestues që “Për të mirën e Shqipërisë dhe demokracisë duhet të krijoni një parti politike”. Pra PD-ja ishte rezultat i lejimit të pluralizmit dhe jo sjellësja e pluralizmit, siç i kanë mashtruar shqiptarët prej disa dekadave. Shkrimtari, deputeti dhe ministri i PD-së, z. Preç Zogaj, protagonist i ngjarjeve të dhjetorit 1990, e thotë qartë në një libër të tij se “Ajo që mendohej si një epope e përgjakur për ndryshime ka zgjatur katër ditë dhe është kurorëzuar pa asnjë viktimë”.
Nga ana tjetër, kur Partia Demokratike ishte në pushtet, miratoi Ligjin Nr. 10242 datë 25.02.2010, në nenin 3 të të cilit thuhet se “Periudha e komunizmit është periudha e historisë së Shqipërisë nga 29.11.1944 deri në 8 dhjetor 1990”. Tani, të gjithë ata që morën pjesë në protestat e paligjshme dhe të dhunshme pas kësaj date, me pretendimin se po luftonin kundër komunizmit dhe për demokraci, duhet ta lexojnë këtë ligj dhe të kuptojnë se kanë luftuar me mullinjtë e erës dhe thjesht për pushtetin e një bande politike.
Siç e kam pohuar edhe më lart, përrallën dhe mashtrimin e PD-së për manipulimin e zgjedhjeve e rrëzojnë lehtësisht faktet e brendshme dhe vlerësimet e gjithë vëzhguesve ndërkombëtarë. Asnjë fakt nuk është paraqitur për manipulim apo falsifikim rezultatesh. Po të donte ta bënte këtë, pushteti i kohës do të kishte ndryshuar rezultatin e votimeve në zonën ku drejtuesi i partisë dhe i shtetit, Ramiz Alia humbi përballë një inxhinieri të panjohur të opozitës. Fatmirësisht, dhe fatkeqësisht zgjedhjet e përgjithshme politike pluraliste të 31 marsit 1991 kanë mbetur deri sot më të mirat dhe më të pranueshmet, sidomos nga bashkësia ndërkombëtare. Madje, edhe vetë PD i pranoi ato, megjithëse paraqiti disa vërejtje.
Kryetarja e Delegacionit dhe Nënkryetare e KE, Marsel Cornett u shpreh pas zgjedhjeve: “Unë isha në Shkodër dhe, me ato çka vërejtëm, mund të them se zgjedhjet u zhvilluan normalisht”. Kryetari i Delegacionit të parlamentarëve gjermanë, z. Ulrich Irmer pohoi se “Në radhë të parë mendojmë se zgjedhjet nuk janë manipuluar. Ne mendojmë se zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe të barabarta”. Një vëzhgues nga Anglia, ndoshta e teproi kur tha në TVSH se: “Do të dëshironim që edhe në Angli të bëheshin zgjedhje kaq të lira”. Shkrimtarja dhe studiuesja angleze Miranda Vickers konkludon se “Vëzhguesit e pavarur perëndimorë ishin të një mendimi se zgjedhjet (e 31 marsit 1991) përgjithësisht kishin qenë të rregullta”.
Zgjedhjet e 31 marsit 1991 i shpallin dhe i propagandojnë si të manipuluara vetëm autorët e zgjedhjeve të dhunuara të gushtit 1996 dhe atyre të falsifikuara të 2009 dhe 2011.

Pyetje: Megjithëse e vërteta nuk u zbulua, ju dhe kolegët tuaj u arrestuat dhe u dënuat me afate të gjata burgimi.
Përgjigje: Pavarësisht lehjeve të gjithfarëllojshme, deri më sot e vërteta e asaj ngjarjeje, flas për të vërtetën e provuar juridikisht, nuk është zbuluar ende. Ekspertimet balistike dhe ekspertimet e tjera nuk kanë arritur kurrë në përfundimin e gjetjes së ekzekutorëve dhe i kanë përjashtuar shkencërisht armët e policisë si mjete vrasëse. Arrestimi im dhe i të tjerëve u bë nën presione politike dhe me urdhrat e drejtuesve shtetërorë.
Ata që ju i quani kolegët e mi, në të vërtetë, kanë qenë eprorët e mi dhe unë, edhe sot, ndihem me fat që kam pasur si eprorë disa burra të mirarsimuar, me nga dy diploma universitare, jo nga ato të “Kristalit”, me dinjitet të lartë qytetar, të pakorruptuar me asgjë të keqe, punëtorë të palodhur dhe familjarë shembullorë.
Shefi i policisë, Dilaver Papare ishte një drejtues serioz, i qetë, i zgjuar dhe jashtëzakonisht tolerant. Vesi më i keq i tij ishte pirja e duhanit. Drejtuesi i Komisariatit, Çapajev Taçi ishte një njeri serioz, shumë punëtor, i pakomprometuar me allishverishe, sidomos nga ato që sot i gjen aty-këtu. Ndërsa ish-zëvendësministri i Brendshëm, Aredin Shyti ishte modeli më i mirë i oficerit të policisë. I diplomuar për drejtësi si dhe në Akademinë e Rendit, ai kishte mbi supe 25 vjet eksperiencë të një pune dinjitoze, mjaft cilësore, i papërlyer me asgjë të keqe, i papajtueshëm me asnjë shkelje ligji, guximtar për ta mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën deri në konfrontim edhe me ndonjë nga hierarkët më të lartë të sistemit komunist.
Në vitet ’80 z. Shyti ishte shembulli më i mirë për t’u ndjekur nga të gjithë ata oficerë të rinj policie që kishin vendosur të jetonin me nder si qytetarë, me dinjitet si zyrtarë dhe me përkushtim ndaj detyrave të vështira dhe të rrezikshme të policisë. Shyti ishte dhe mbeti një intelektual i plotësuar, studiues i pasionuar, mjaft i kulturuar, një njeri me të cilin mund të diskutosh për drejtësinë, historinë, letërsinë, filozofinë etj., dhe jo vetëm të diskutosh por edhe të mësosh prej tij. Ishte dhe mbetet modeli i intelektualit, praninë e të cilit në kabinete qeveritare duhej ta konsideronte si nder cilado qeverisje. Imagjinoni tani se çfarë i bënë njërit nga kuadrot më të vlefshëm të policisë shqiptare të të gjitha kohërave: Me urdhër të ish-Presidentit Sali Berisha e arrestuan një ditë përpara zgjedhjeve lokale të 26 korrikut 1992, me synimin e mashtrimit të elektoratit duke përforcuar propagandën mashtruese politike që thoshte se vrasjet në 2 prill i kishte bërë policia dhe, madje, me urdhër nga lart. Krijohej kështu iluzioni se, ja përgjegjësia po shkon gjithnjë e më lart në zinxhirin komandues, ashtu siç iu kemi treguar ne.
Dhe, për çfarë e akuzuan dhe e dënuan? Sepse në datën 1 prill 1991 iu kishte dërguar të gjitha Komisariateve të Policisë një radiogram ku thuhej se “Kundër veprimeve të dhunshme dhe të paligjshme duhet të zbatoni ligjin me vendosmëri”. Këtë ia konsideruan krim dhe, ndoshta është i vetmi zyrtar në botë që akuzohej dhe dënohej pse kërkonte zbatimin e ligjit. Edhe ky arrestim i paligjshëm nuk i bëri punë Berishës pasi në votimet lokale që u bënë të nesërmen humbi mbi 20 % të elektoratit që kishte pasur katër muaj më herët.
Me gjithë mungesën absolute të provave, ne na nxorën në gjyq dhe na dënuan. Përveç kësaj, llumin që dikur e kishin yshtur për dhunë, bastisje apo zjarrvënie të dyqaneve, librarive, bibliotekave dhe institucioneve, duke e konfrontuar kështu fizikisht me policinë, tani na e nxorën në TV për të na bërë “biografitë” tona dhe, madje, në bashkëpunim me disa ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit, edhe duke përcaktuar fajësinë tonë. Këtë llum e sollën edhe në sallat e gjyqit duke e lejuar të na fyente, të ngrihej nga vendi pa leje, të rrëmbente mikrofonët e vendosur në sallë për të na bërë pretencën dhe, madje, duke tentuar të godiste me këpucë ish-drejtuesit e policisë.
Në njërën nga seancat gjyqësore z. Shyti iu drejtua kryetarit të trupit gjykues, duke i kërkuar: “Z. gjyqtar! Këtu na keni thirrur ju, dhe ju duhet të mbroni dinjitetin tim sepse e kam vënë me shumë mundim!”. Mirëpo, dinjitetin e çmojnë vetëm ata që e kanë dhe jo veglat kriminale të politikës në sistemin pseudoligjor. Të jetosh me dinjitet është mjaft e vështirë dhe kërkon formim, karakter, moral, idealizëm dhe sakrifica të pafundme. Ne ndodheshim përballë një shteti që i mungonin të gjitha karakteristikat e lartpërmendura, ose përballë një shteti të cilin shtypi anglez i marsit 1997 e etiketoi si “regjim gangsterësh”.
Pyetje: Kush ishin ata që ju dënuan dhe si i argumentuan dënimet tuaja?
Përgjigje: Nuk kanë shumë rëndësi emrat, por gjyqtari i shkallës së parë ishte një vegël kriminale e Sali Berishës, një tropojan me emrin Qazim Gjonaj, të cilin, para dy muajve, për shërbimet ndaj partisë, ndonëse mbi 70 vjeç, në kuadrin e rinovimit të saj PD e ftoi në strukturat e saj elektorale, por u detyrua të tërhiqej pas protestës së një ish-të burgosuri politik të viteve ’80, të dënuar nga ky shërbëtor i të gjitha pushteteve. Pas dorëheqjes së trupit gjykues të Gjykatës së Apelit Shkodër, u caktua një trup tjetër gjykues i kryesuar nga një ish-spiun i S. SH. Shteti nuk na dënoi sepse kishte diçka, të vjetër apo të re, kundër nesh personalisht. Shteti do të dënonte cilindo që mund të ishte në vendin tonë pasi i interesonte që propagandës së vet politike mashtruese t’i jepte karakter juridik nëpërmjet çfarëdo vendimi që të tingëllonte bindës për opinionin e mashtruar.
Shteti e dinte shumë mirë që ne ishim të pafajshëm por nuk guxonte t’i thoshte popullit se e kishte mashtruar rreth ngjarjes dhe autorëve. Në korrik 1992 Prokurori i Përgjithshëm, i caktuar nga Sali Berisha i kishte treguar këtij të fundit se “Nuk ka asnjë provë për të fajësuar ata që ndodhen të arrestuar. Ata janë të pafajshëm prandaj duhet t’i nxjerrim jashtë dhe të gjejmë fajtorët realë”. Prokurori kishte ndeshur në kundërshtimin e drejtuesit të shtetit. Në tetor 1992 avokati i familjeve të viktimave të 2 prillit, i caktuar nga Sali Berisha, i kishte pohuar këtij të fundit se “Me provat që janë, gjyqi nuk mund të zhvillohet”.
Megjithëse i dinte këto, Kryetari i Shtetit, jo vetëm urdhëroi të bëhej gjyqi, por urdhëroi edhe ndryshimin e akuzës nga “shpërdorim detyre” në “vrasje”. Në datën 11.11.1992 neve na u komunikua vendimi i Grupit të Hetimit për pushimin e akuzës për krimin e vrasjes sepse “Nuk ka asnjë provë që të lidhë veprimet apo mosveprimet e të pandehurve me pasojat e vrasjes”. Tri ditë më vonë na u dha akuza e “Vrasjes me dashje indirekte”, e firmosur nga A. Qeleshi, po ai që e kishte pushuar një javë më parë. Çfarë kishte ndodhur? Berisha kishte thirrur në zyrë veglat e tij kriminale Alush Dragoshin dhe Prelë Martinin dhe i kishte urdhëruar të na akuzonin dhe dërgonin në gjyq për vrasje. Gjyqtari Gjonaj, i cili në 3 qershor 1992 kishte vendosur kthimin e çështjes hetuesisë “Për të zbuluar vrasësit sepse ndryshe të pandehurit nuk mund të gjykohen”, pesë muaj më pas, megjithëse vrasësit nuk ishin zbuluar, pranon gjykimin e çështjes dhe vendos dënimin me rreth 80 vjet burg të pesë njerëzve të pafajshëm. Kryetari i Shtetit arrin edhe më larg. Përpara vajtjes së dosjes në gjykatë pret në zyrë përfaqësuesit e familjeve të viktimave dhe, pasi iu tregon akuzën me të cilën do të gjykoheshim ne, arrin deri atje sa t’iu pohojë se “Fajin kryesor jua ka Gjek Celaj”. Një fakt të tillë e pohuan familjarët në sallën e gjyqit. Kuptohet qartë që hetues, prokuror dhe gjykatës suprem ishte vetëm një njeri me emrin S. Berisha. Faktet e mësipërme nuk janë pjellë e fantazisë time por janë pohime me shkrim dhe me zë të njerëzve më të afërt të Sali Berishës, dhe të ruajtura nga unë deri sot.
Pyetje: Duket sikur Berisha ishte i paskrupullt dhe i papërgjegjshëm në postet që mbante?
Përgjigje: Politika shqiptare ka shumë njerëz të padenjë, majtas dhe djathtas, por kur vjen puna tek Sali Berisha nuk mund të diskutohet nëse kemi të bëjmë me një politikan të aftë apo të paaftë, të ditur apo injorant, të ndershëm apo të pandershëm. Në rastin e tij kemi të bëjmë thjesht me një bandit politik, i cili, në sajë të intelektit, arsimimit dhe mungesës tërësore të skrupujve moralë, ia ka arritur që, të paktën tek një e treta e popullsisë të krijojë bindjen e një luftëtari të lirisë, komandantit të luftës kundër komunizmit dhe sjellësit të demokracisë. Disa për shkak të mendjelehtësisë apo zbrazëtisë mendore, të tjerë për shkak të pasioneve njerëzore të shkaktuara nga persekutimi i mëparshëm dhe disa të tjerë për shkak të interesave meskine dhe përfitimeve kryesisht të paligjshme që kanë siguruar, nuk kanë arritur të kuptojnë apo nuk duan të pohojnë se pas fasadës zhurmëmadhe të “luftës për demokraci” të S. Berishës ndodhet thjesht dhe vetëm etja e tij për pushtet dhe pasurim familjar. Megjithatë, ai mbetet kryesisht idhulli i pjesës më të pakultivuar të popullit shqiptar.
Sali Berishën e lidhin me demokracinë dhe drejtësinë po aq gjëra sa lidhin ujkun me punën e bariut. Qysh kur çështje kaq të mëdha dhe jetike si demokracia u bënë çështje dhe “profesion” i njerëzve të rrugës, u krijua ambienti dhe kushtet kur “demokrat” të vetëshpallet dhe etiketohet cilido sharlatan, horr apo gangster që mban dy gishtat lart dhe thërret “Liri- Demokraci!”. Mirëpo, ajo që sot konsiderohet si demokraci në botën perëndimore ka disa parime dhe rregulla dhe qenia ose jo e dikujt demokrat nuk përcaktohet nga fjalët dhe parullat që përsërit pa pushim por matet me faktin se sa sjelljet dhe veprimet e tij përputhen me parimet demokratike.
Nuk mund të jesh demokrat kur parimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme e zëvendëson me manipulimin apo dhunimin e tyre, siç ka bërë shumë herë personazhi i lartpërmendur. Nuk përputhet me konceptin e pluralizmit politik burgosja e kryetarit të opozitës politike, të shpallur pastaj si “i burgosur politik” nga institucionet ndërkombëtare. Po ashtu, rrahja e deputetëve opozitarë dhe vrasja e protestuesve të pafajshëm dhe kërcënimet për të marrë rolin e “snajperit të pestë” kur të protestohet herë tjetër, nuk kanë asgjë të përbashkët me qenien demokrat. Të shpallësh se je “dashnor i fjalës së lirë” dhe, nga ana tjetër, të rrahësh e burgosësh gazetarë dhe të djegësh redaksi gazetash, duke u shpallur kështu “armik i shtypit të lirë” nga institucionet ndërkombëtare të shtypit, nuk përputhen me njëra-tjetrën. Ndërsa parimi i marrjes së pushtetit në këtë sistem politik njeh vetëm rrugën e zgjedhjeve të lira, sulmi mbi institucione dhe marrja e pushtetit me dhunë (shtator 1998) ta heqin në mënyrë të pakthyeshme maskën e demokratit. Thirrja në zyrë e prokurorëve e gjyqtarëve dhe urdhërimet për dënimin e njerëzve të pafajshëm nuk përputhet askund me parimin demokratik të ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së pushtetit juridik. Të organizosh forca ushtarake dhe paraushtarake nga veriu i Shqipërisë për të shtypur protestat e jugut të vendit dhe të aktivizosh artilerinë, aviacionin dhe përdorimin e LHL kundër popullsisë civile, jo vetëm nuk ke asnjë lidhje me demokracinë por, madje, as me kombin dhe popullin. Në fund të fundit, për të gjykuar mbi motivet dhe qëllimet e “betejave” të Berishës dhe të tjerëve, duhet të shikojmë sot raportet e familjeve të tyre milionere me gjendjen ekonomike në zgrip të popullsisë shqiptare. Nuk mund të kesh synime idealiste e humanitare në shërbim të popullit kur, në fund të betejës ti bëhesh milioner dhe populli mbetet i varfër. Nuk mund të jesh i krishterë i vërtetë kur i shkel të dhjetë Urdhërimet e Biblës dhe as musliman i denjë kur nuk i zbaton në jetë porositë e Kuranit. Pavarësisht çfarë thonë borizanët e lavdive të rreme dhe luftëtarët e kuletave, Sali Berisha do të mbetet në histori si një aksident politik, një artificializëm i pasuksesshëm dhe i rremë i transvestizmit politik dhe moral. / Vijon neser…
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Me 2 Prill 1991, Gramos Ruçi, ministri i mbrendshem i Ramis Alise i jep urdhnin me telefon kryetarit te Deges Mbrendshme ne Shkoder Çapajev Taçit, qe te shtihet me arme zjarri kundra demostrusve paqesor para Komitetit te Partise, te cilet kerkojshin DEMOKRACI.
U vrane 4 djelm shkodrane.
Gjygji nuk nxorri asgja nga e verteta.
U denu Çapajev Taçi, i cili ma vone u zhduk. U denu edhe sekretari i pare i partise Xhemal Dymylja dhe mbas nji viti vdiç ne burg. Dashmitart u eleminuen.
Z. Tedeschini,
Mos u lodh kot. Ti je shkodran, sikurse edhe une. Une kam kene i pranishem ne ate demonstrate, edhe pse i vogel. Dihen shume mire punet. Dihen shume mire punet e vitit 1997, dihen shume mire punet e vitit 2008, dihen shume mire punet e vitit 2011. Tropojanit i pelqen koburja e baruti o z. Tedeschini! Kjo asht e vertetume dhe e faktume. Te vret pas shpine ky tropojani! Ky tropojani, edhe kur te vret para shpine, ia mvesh tjetrit vrasjen. E ka per rrace, per fis, nuk asht burre, asht bastard. Asht karakteristike antropologjike e zones, fisit, vendlindjes nga vjen. Prandaj, sido qe te jete, z. Tedeschini, kjo gjenerata ime (qe me 1991 ka qene vetem dhjete vjec) tani pas tri dekadash, ne pergjithesi tropojanin e konsideron VRASES – MAFIOZ dhe Lulin e vocerr… ‘Il picciotto d’onore”.
SHKODRAN! Mos u lodh kot te etiketosh tropojanet vrases, dhe as ti identifikosh me SB… Kopilin duhet ta mbajme per veti ne shkodranet. E din e tan Shkodra se kush organizoi vrasjen e ketyre delmoçave.. e din me emen e mbiemen! Qysh te nesmen ne muret e qytetit u shkruen emnat e P.Arbnorit, Ali Spahise etj. Nuk ka ransi kush e shkrepi çarkun, as si u ba gjyqi dhe si po vazhdon tash 30 vjet te mbulohet ky krim nga politika.Pergjigja asht e qarte… Tani le ta gzojme edhe te birin e doktorit ne krye te Bashkise dhe pak e kemi!
Ti idioti P.T nuk èshtè se shkruajte diçka tè padègjuar dhe po ndihmon tè vèrtetèn….Nèse zotèria Gjek çela ishte i pranishèm dhe jo vetèm qè ka argumentuar tè gjithè ndodhinè por, ka pèsuar nè kurrizin e tijè njè padrejtèsi nga Shteti Shqipètarè qè i kishte shèrbyer me devotèshmèri. Vetè ish ambasadori i SHBA mr.Raison e ka pohuar qè:- po tè mos organizonim ngjarjen e Shkodrès, komunistèt nuk do ti rrèzonim dot nga pushteti. Dihej mjaftè mirè qè CIA ishte e ndèrlidhur me UDB dhe shkèmbimi i eksperiencave dhe informacioneve ishte njè metodè pune, nga kètu rrjedh mungesa e drejtèsisè jo vetèm pèr 2 Prillin por, mè tepèr akoma qè edhe sot USA kur flet pèr krrimin e organizuar pèrmend tè gjthè llojet e ‘peshqève’, kurse kryekriminelin Berisha e anashkalojnè?!? Kètè e bèjnè jo nga frika por, mè shumè nuk dèshirojnè tè kompromentohen para njè populli qè i shikonte si njè shpresè (mik) edhe unè e dua amerikèn por mè shumè dua tè vèrtetèn dhe ajo èshtè njè, qè lidhet me rrèfimin e Gjek çela! Respekt!
Pastaj Paul, urdheri kaloi direkt tek jot eme dhe robt e tu dhe u zbatua ne krevat. Paul Tedeschini, nje italian i lindur dhe rritur ne Shkoder, ekstremist dhe budalla si shumica e shkodraneve, njeri pa nder dhe dinjitet. Pal Gomari, pse nuk shkove ne gjyq te tregoje enderrat qe te kane treguar ata qe organizuan 2 prillin. Legen legenit.
Kriminelet me Ali Kazazi, Pjeter Arbnori dhe Ali Doktori,
ishin koka e mafies ne shkoder. Dhe kush ka jetuar ne kete kohe ne shkoder e dine mire se urdheri ishte nga selia e partise demokratike. Femijet e krimineleve te luftes ose vete ata u aktivizuan dhe donin gjak.. Sa te tjere u vrane duke u cuar letra anonime ne shtepi dhe i vran. Eshte koha qe kriminelet te quhen kriminela sic jane dhe mos te fhihen me prapa propagandes. Rendi dhe ushtria ne shkoder ka patur djemte me te mire, te paster, te ndershem , patriot qe e donin popullin dhe vendin e vet dhe kur nuk kane vrare njerez.. Shqiptaret duhet te hapin syte njehere e pergjithmon n.q.s nuk duan te vuajne dhe te mbeten komb i varfer.
Si i dini gjithe keto gjera ju???? Apo flisni per urdherat qe leshonte Pjetri, Kazazi i zi i Shkodres.
Mund te flasesh shume, te genjesh , te mashtrosh sepse keshtu mbulon veprimet qe keni bere vete.
PD e shkodres jo vetem qe vrau, por dhe vodhi, shkateroi dhe dhunoi bukurin dhe buzeqeshjen Shkodrane.
Ik mor mut se i kena pa me sy ngjarjet. Maskara
po cja qi ropt malok te qelbet,kokat te hane te gjithe nga shkodra deri ne tropoje,kjo rrace basdartete duhet te shfaroset qe ne embrion,o maloke nga shkodra kurve deri ne tropoje ju qifsha ropt motrat grat mbesat dhe cfare ju mban pragu i shpise mor rrace e peshtire dhe e poshter mor kurva te qelbura qe vetem dem i keni bere ketij vendi moter qira.
Sali Serbia udb bene vrasjet e plagosjet eshte dhe lame hetuesise qe ishin varie nga xhelil e sala udb.
Nuk me pelqen te kundershtoj te tjeret ne mendimet e tyre! Por kur faktet shtremerohen duhet folur,nuk duhet heshtur! Te gjithe e dine te verteten e 2 Prillit ne Shkoder! Te gjithe e njhin Saliun,malesorin kriminel nga Vicidoli,por secile mba qendrim sipas pozites se tij shoqerore dhe partiake! Por kur edhe njerezit nuk dine te shkruajne as shqip,kuptohet sipas krahines se tyre, nuk ja vlen! Kjo kategori i ka ngelur Saliut qe i perdori dhe vazhdon t’i perdore edhe sot kunder kundershatreve te tij edhe ne PD! Nuk egziston fjala “vdic” ne shqip!
2 Prilli ishte dufi cnjerezor qe diktatura komuniste me falangat e saj e vrtetoje se mbeteshin mostra qe kerkonin gjak dhe ne minutat e fundit. belbelis kjo moster ngase akoma ne Shqiperi sudojne falangat e PPSH me pinjollet e sherbetoret e tyre, qe para lekeve te piset e pushtetetve pa kufi nuk kane te ndalur ne krime. Shpresoj se SPAK do te vendos pikat mbi I-ne dhe pandeshkueshmeris ndaj krimeve te kryera nder vite ti vje fundi. dhe ky dordolece skutash te kthehet ne Shqiperi per te deshmuar mb te verteten dhe jo me porosi partishme,
Mund te them me 1001 % siguri se komentuesi i mesiperm ” Zgjohuni .. .. . . . ” eshte dora vete Ilir Floriri i Mones se filxhaneve te kafes !
DITA: E lexova Gjek Çelën 2 i sygjinosur në KANADA nga tmerri i PËRBINDSHIT S.Berisha.Kam 30 vjet që po presë të bëhet drejtësi nga Drejtësia e TREDHUR nga Sb që në 1992,si fatkeqsi Kombëtare.
-Autori shkrimit thot të vërtetën e ngjarjes tragjike të organizuar nga S.Berisha me shokët e tij drejtues të PD shkodër dhe agjentët e UDB, që dje dhe sot e mbështesin për ta mbajtur në DESTABILIZIM 30 vjet Shqipërinë.
-Ata që dinin ngjarjen e 2 prillit në Shkodër 6 prej tyre u eleminuan në të njëjtin spital-TORINO,si P.Arbnori,A.Spahia,B.Gazidede,S.Zhulali,K.Gjoka..Ndërsa G.Pashko u hodh në det.A.Hajdari u nxor në pritë për tu vrarë në vënd të tij pasi kishte eleminuar mbi 200 Tropojan.Të gjitha këto dihen nga Populli 90 %.Numurohen mbi 80 krimet e Sb ( në pamflet)dhe Ai qëndron si shkëmb graniti i paprekshëm.
-Si ka mundësi të ndodhi në një vënd të botës që një kriminel thot..Në 21 janar nxora 4 snaiperist për të vrarë 4 protesuesit me duar jë xhepe dhe vet Ai si snaiperist i 5 do të vriste KryeOpozitarin por nuk i doli në shënjestrën e snaiperit…dhe nuk ja bën syri tëërrr..!?.Kjo tregon se: 1.DREJTËSIA tek ne është e vdekur dhe nuk bëhet më kurrë sa të jetë Ai mbi dhe.
2.Se Sb mbrohet nd/kombëtarisht nga agjenturat e huaja Sërbe-Greke-Ruse..që në Shqipëri janë kudo..
3.Se nga Sb ka frikë edhe SHBA… ose është i tyre qëkurse ARVIZU e cilësoi “Burrë-Shteti” kur vrau në 21 janar.
-Dhe kur drejtësia Amerikane dënoi me 4 vjet burg DIVEROLIN e tyre të implikuar në Gërdec dhe Sb,Zenin,Mediun,Bumçin,etj,nuk i zë me goi dhe Z.Kim merret me Tom Doshin kur ne nuk dim asgjë për të..!
4.Në SHBA ndodhet Luan Hoxha ish Sh.Sht.Përgjithshëm që di për Gërdecin dhe nuk e bie si dëshmitar për Gërdecin që u vranë 26 veta për të bërë drejtësinë që don populli,kur Drejtësinë tonë po e drejton vetë Z.Kim..!
5.Si ka mundësi që L.Basha loboi me Rusët 675.000 $ tek Amerikani MUZIN dhe Ai nuk detyrohet të flasi për këtë krim kundër Shqipërisë..!?
-Ka shumë probleme të tjera madhore që i fshihen popullit nga DREJTËSIA që po bën SHBA në Shqipëri.Por SPAK(kaps) është marionet e Sb,Im.Ndaj populli po e humb shpresën edhe tek SHBA,nëse Zonja KIMETE punon vetëm me mesazhe.
-FLM DITA,GJEK ÇELA
Cfare pret nga sali krimineli . Ja edhe sot te njejtet jane sala like luli mona njerezit me te urryer vrasin vjedhin shkaterrojne .
Kame mendimin qe keshilli i pleqesise i Vicidolit, duhet te mblidhet dhe ta shpalle person “non-grata” kete kafshe me fytyre neandertali. Vetem keshtu pa sali berishen ky fshat do te vere ne vend dinjitetin.
2 prilli ,edhe pse per shume njerez eshte i qarte,eshte i zbardhur,nuk do te zbardhet kurrePse?Per saj fshihet dore e agjentures se UDB,mbeshtetes dhe shtytes te te cileve jane dhe te tjere,perfshi edhe spiunazhin amerikan te perfaqesuar ne shqiperi nga Rajerson.Zotimi i tij se “do ti ben shqiptaret te jane me gavete ne dore ne menxat sociale”u mbeshtet me “grekun e bardhe”te gramoz pashkos,me shkaterrimet masive ne cdo qoshe te shqiperise,dhe u kurorezua me platformen veriu kunder jugut.kishin vite ,pas 1990,qe agjente te njohur te UDBdhe Cia,flisnin per “shtypjes 50 vjecar te veriut nga jugu.LEXONI SHTYPIN E KOHES.Ka shqiptar sot qe ve ne dyshim se 2 prillit e shkaktuar salinjte,azemet,pjatat,alispajinte dhe shkodrane qe Izet Haxhia i permend me emer dhe mbiemer ,si organizatore dhe ekzekutore te 2 prillit?Dikush akuzon gramoz Rucin.Me burreri,i vetem,i pashoqeruar shkoi ne shkoder,ne sallen e gjyqit dhe asnje akuze nuk iu vertetua nga gjukatesit tropojane te Sali Berishes.sot lexova nje Kryezeze,qe akoma flet per krim te diktatures.po te jete kaq e dhemsur per kushuririn e saj Kryeziu ,qe u vra ne 2 prill,le te kerkoje rihetimin e ceshtjes ,te kerkoje edhe tani cvarrosje dhe hetim te kater trupave te tyre.,Me siguri do te gjendet dicka qe te provoje se vrasja e tyre nuk eshte produkt i armeve te policise.vec deshmitareve qe permenden ne shume shkrime.perdorimi i 2 prillit per fushate,tregon se ata,shkodranet e pd,perfshi edhe pjestaret e familjeve te viktimave,jane shpirtzinj,kerkojne perfitim duke mashtrues edhe me kete ngjarje,tregojne se jane gati edhe per nje “2 prill”tjeter,mjafton qe republika e kombit shkodran ,shkodreqeria”,te mbetet e SALIUT te madherishem dhe kones se tij ,voltana.
Fatkeqési kombétare qé zoti krijoj njê shpirtzi si ky ! Pér mê shumê lexoni dhe njê herê pérgjigjen e pyetjes sé fundit dhênê nga z. Çelaj dhe komentin e Shkodranit !.
2 prilli ,edhe pse per shume njerez eshte i qarte,eshte i zbardhur,nuk do te zbardhet kurrePse?Pas saj fshihet dore e agjentures se UDB,mbeshtetes dhe shtytes te te cileve jane dhe te tjere,perfshi edhe spiunazhin amerikan te perfaqesuar ne shqiperi nga Rajerson.Zotimi i tij se “do ti beje shqiptaret te hane me gavete ne dore ne menxat sociale”u mbeshtet me “cekun e bardhe”te gramoz pashkos,me shkaterrimet masive ne cdo qoshe te shqiperise,dhe u kurorezua me platformen veriu kunder jugut.kishin vite ,pas 1990,qe agjente te njohur te UDBdhe Cia,flisnin per “shtypjes 50 vjecar te veriut nga jugu.LEXONI SHTYPIN E KOHES.Ka shqiptar sot qe vene ne dyshim se 2 prillin e shkaktuan salinjte,azemet,pjetrat,alispajinte dhe shkodrane qe Izet Haxhia i permend me emer dhe mbiemer ,si organizatore dhe ekzekutore te 2 prillit?Dikush akuzon gramoz Rucin.Me burreri,i vetem,i pashoqeruar shkoi ne shkoder,ne sallen e gjyqit dhe asnje akuze nuk iu vertetua nga gjukatesit tropojane te Sali Berishes.sot lexova nje Kryezeze,qe akoma flet per krim te diktatures.po te jete kaq e dhemsur per kushuririn e saj Kryeziu ,qe u vra ne 2 prill,le te kerkoje rihetimin e ceshtjes ,te kerkoje edhe tani cvarrosje dhe hetim te kater trupave te tyre.,Me siguri do te gjendet dicka qe te provoje se vrasja e tyre nuk eshte produkt i armeve te policise.vec deshmitareve qe permenden ne shume shkrime.perdorimi i 2 prillit per fushate,tregon se ata,shkodranet e pd,perfshi edhe pjestaret e familjeve te viktimave,jane shpirtzinj,kerkojne perfitim duke mashtrues edhe me kete ngjarje,tregojne se jane gati edhe per nje “2 prill”tjeter,mjafton qe republika e kombit shkodran ,shkodreqeria”,te mbetet e SALIUT te madherishem dhe kones se tij ,voltana.A ju kujtohet spahi junior doktorri si nxiste dhe organizonte adoleshente te paguar per te djegur qendrat e votimit?E pra cdo gje per pergatitje,edhe krimi i 2 prillit.
Gjek Celaj pse rrene?? Ate dite me ke vue pushken ne gjoks mbrende ne komitetin e partise. Kam hi aty me ju thane qe jane tuej u vra e plagose njerez nga snajperat e shokeve tuej. Me paftyresine ma te madhe permende 10 urdhnimet!! Kur ke fillue me i lexue?? Kur? Perpara 91-shit jam e bindun qe jo vetem qe i ke shkele me kambe me fjale por kryesisht me vepra, tuej kene polic. Tashti mbas 91-shit pritet qe me te vra ndergjegja dhe me diftue kriminalitetin e atij sistemi dhe te tane ju qe u bate veglat kryesore per me e mbajte ne kambe. Ate dite kane dale studentet me protestu paqesisht dhe i keni hi ne dru. Ate dite ka dale populli i Shkoders me protestue paqesisht dhe ju, JU, i keni plagose dhe i keni vra.
Turp per ju qe rreni. Turp per gazeten Dita qe vazhdon dhe i ban tehmena krimineleve te atij sistemi.
Turp e faqja e zeze!! Huana Kurti
Gjek Celaj nuk rren, thote te verteten. Shko ne New York dhe do te gjeni ca nga ata kriminel qe moren pjese, ose financuan ngjarjen e Shkodres.
Gjeka eshte trim, dhe trimat nuk genjene. Horrat e Saliut dhe kriminelat e tjere i kane duart e lyera me gjak. Ata kane vetem nje emer- Kriminel dhe tradhetare te atdheut.
Kjo Huana ka qene nje karakurve ne Shkoder. Pretendon se ka marre pjese ne te gjitha demonstratat e dhunshme ne Shkoder. Duhet besuar sense nje superinjorante dhe njeri pa karakter si ajo genjehet lehte nga kushdo dhe per gjithcka. Kjo budallacke rrugash nuk na thote se cfare kerkonte kjo we versulej te hynte me force ne nje institucion we ruhej nga policia. Kane faj policet we ia kane vu ne fyt dhe jo ne goje. Shefi I rendit nuk ka qene roje e institucionit qe te kishte automatik apo pushke ne dore per tia vene ne….fyt kesaj buces. Sigurisht qe gjithe Shkodra e di se Huana ben pjese ne ato qe I intervistuari I etiketon si llum. Keto jane plehrat e Shkodres dhe te Shqiperise. Intervista qe ka botuar Dita nuk eshte per kete kategori por per pjesen e arsyeshme te shoqerise. Llumi mbetet llum ne te gjithe boten.
Bravo Gjek Çelaj, 2 Prilli 1991 u organizua nga agjentura serbe ne Shqiperi, e cila ka 30 vjet qe sundon here ne pushtet -here ne opozite.
Disa komentues ketu perdorin fjale ofenduese kur me drejtohen rreth komentit tim. Un nuk ofendova dhe as nuk ofendoj asnjeri. Kjo tregon nivelin shume te ulte edukativo-moral te ketyne komentusve. Nejse, pune per ta.
Po sqaroj se un u largova definitivisht me familje ne Itali ne vitin 1991, mbasi kishe ardhur ketu ne vitin 1990 per te pregatite erdhjen me familje. Tashti nuk jetoj ma as ne Itali, prej ku jam larrgu para pese vitesh dhe jetoj ne nji vend tjeter europian.
Pse ika?
Sepse nuk kishte si te shkonte puna ne Shqipni me partina PS, PD dhe te tjera ma te vogla, te gjitha PJELLA TE RAMIS ALISE. Dhe koha e vertetoi se bana mire.
Per mu si Berisha si Fatos Nano e te tjere ma vone JANE TE GJITHE FUNDRRINA SLLAVO KOMUNISTE ME BRUM TURK-OSMAN. Edhe kete e vertetuen keto 30 vjet.
DESHMIA E IME PER 2 PRILLIN 1991:
Un isha aty prezent kur u ba vrasja e Arben Brocit. Dolne nga dera kryesore e komitetit te partise nji grup i SPECIALES i armatosun deri ne dhambe dhe shtine me arme zjarri ndaj demostruesve paqesor te studentave e popull qe thirrshin “Duam demokarci”-“Nuk e duam komunizmin”. Erdhi shpejt ambulanca dhe mori trupin pa jete te Arben Brocit. Kete repart te speciales se ardhun nga Tirana e ka nise ne Shkoder ministri i atehershem i mbrendshem Gramos Ruçi ne kombinim me Ramis Aline. Te dy KRIMINELA. Kerkush tjeter nuk KISHTE KOMPETENCA TE URDHNONENTE REPARIN SPECIAL.
Repartin special nuk e urdhnonte kerkush tjeter veçse MINISTRI IM MBRENDSHEM. Se çka dengedisin njerzit kot, mu nuk me intereson fare. Un nuk kam asn ji interes te futem ne keto ngatrresa kriminelesh komunista si Ramis Alia, Gramos Ruçi apo Sali Berisha se te gjithe jane LLOMI I SHQIPTARISE.
Pose kesaj po ju tham se un e kam marre vesht qe Gramos Ruçi i ka dhane urdhen kryetarit te deges mbrendshme Capajev Taçit (te cilin e zhduken ma vone) te shtijne me arme zjarri ndaj demostruesve, pra e kam marre vesht direkt nga nji mik i ime i teknikes se nderlidhjes se deges mbrendshme, qe kishte per detyre sigurimin e funksionimit te nderlidhjes.
Un dij edhe shume gjana te tjera te mbrendshme e manovrime mbrapaskena te kohes kur po bahej procesi i 2 Prillit. Per mu nuk kan ma asnji interes.
Un e dij mire se sot kurgja nuk vlejne keto deshmi te mijat, por ama mos te kujtojne keto GJENJESHTAR qe shpikin dhe SHTREMBNOJNE TE VERTETEN E FAKTVE EDHE MBAS 30 VJETVE.
Mu keto pune nuk me duhen ma asgja. Un i kam vu kapak Shqipnise, e cila do ta gjeje vete rrugen qe duhet te ndjek.
Ketu asht nji bote krejte tjeter dhe asht gabim qe un merrem prep me keto gjana dhe humbi kohe kot.
Kaloshi mire dhe ju prifte mbar,
por rinia te hapin syte e mos te bahet vegel e krimeve dhe kriminelve. E VETMJA RRUGE PER RININE SHQIPTARE ASHT RRUGA EUROPIANE.
Reparti special ka arrit ne Shkoder ne oren 14.20. Dakort ti qe “i ke vu kapak Shqipnise”?
Mos ia fut kot mor ANONIM PA EMEN QE FLET HAVADAN.
REPARTI SPECIAL i paisun me te gjitha armatimet perkatese KA SHTI ME ARME ZJARRI kundra demostruesve paqesor rreth ores 8.45 – 9.00 ku u vra Arben Broci dhe te tjert ma vone.
Mbas ores 10.00 gjithçka kishte perfundu. UN ISHA PREZENT ATY.
Ne oren12,00 asht ba nji tubim i popullit para Radio Shkodres per keto vrasje. UN ISHE PREZENT ATY.
Ne oren 13,30 RAI UNO italiane e ka dhane lajmin e vrasjeve te demostruesve ne Shkoder. E KAM NDI ME VESHT E MIJ.
Ti , P. shkodran Tedeshini je me llumi dhe funderrina e mbare shqiptareve kudo qe jane ! Qe te flasesh , apo edhe te shkruash shqip nuk do te thote aspak se je shqiptar. Edhe stafi i kolonel Janullaqit shkruan e komenton ketu ne gjuhen shqip , por me sakte duhet thene se vjellin ketu nga gryka , ate qe te tjeret e jashteqitin nga poshte . Idjot i tille je dhe ti ne te gjitha komentet e tua .
Ka qene policia e Shkodres mor trap perendimor. Trupat speciale kane ardhur ne 14.30 me Ifa . Ka qene edhe nje furgon i blinduar me gryke mitrolozi te nxjerre ne dritare. Per cfare shkruan tregon se nuk ke qene fare aty. Po, mbas ores 10.00 gjithçka kishte perfundu dhe ne oren12,00 asht ba nji tubim i popullit para Radio Shkodres per keto vrasje. Ka fole Azem Hajdari, ne taracen mbi hyrjen e Radio Shkodres. PO ASNJE NGA KETO QE SHKRUAN NUK TREGON SE KISHIN ARDHUR TRUPAT SPECIALE NGA TIRANA. NE ATE KOHE RRUGA TIRANE -SHKODER BEHEJ PER 4 ORE. VRASJA E PARE KA NDODHUR NE 8.15.
Paúl Tedeschini krahasoje protestat e 2 prillit me ,21 Janarin kur thotë berishoviçi që do të vriste me snajper ai vetë kuptoje se çfarë monstre ke të bësh edhe unë në 92 kam qenë me PD por atë që bëri ky njeri në shekuj nuk i’a jap votën mos harro 97 firmat piramidale Gërdec vrasjet në Tropojë arrestimet e njerëzve të uçk-së pyete Fazlliçin se me cilin është berishoviçi
haha. kur beri edhe plakun qazim
gjonaj anetar e kandidat te pd për deputet, duke shperndare nje rrene te fresket, prisni qe ky komunist tju shpjegoje 2 prillin 1991?
Keto tre komentuesit e fundit llomotisin si baballart e tyne kriminela komunista.
Para komitetit te Partise ne Shkoder kan qene mijra shkodrane, nder ata isha edhe un. Pra un nuk kam se si te shpiku nga mendja e ime çka deshmova ma siper.
Po e perseris, çka kam shkru ne komentin tem te masiperm:
“..Per mu si Berisha si Fatos Nano e te tjere ma vone JANE TE GJITHE FUNDRRINA SLLAVO KOMUNISTE ME BRUM TURK-OSMAN. Edhe kete e vertetuen keto 30 vjet…”
“…..ministri i atehershem i mbrendshem Gramos Ruçi ne kombinim me Ramis Aline. Te dy KRIMINELA. Kerkush tjeter nuk KISHTE KOMPETENCA TE URDHNONENTE REPARIN SPECIAL.”
REPARTI SPECIAL NUK KISHTE ARESY PSE TE VINTE NE SHKODER KUR E GJITH PUNA KISHTE MBARU ME 4 VRASJE.
NE OREN 14.00 NE SHKODER NUK KA PASE ASNJI NGJARJE. SITUATA ISHTE KREJTE E QETE. Njerzit levizshin te qete ne Shkoder.
Por keto qe done te mohojne ngjarjet qe kan ndodhe DITEN PER DIELL E JO NATEN, jane mbeshtetsit e DIKTATURES KRIMINALE KOMUNISTE.
JANE BIJE KRIMINELASH.
Replike e paderyruar me Paulin Tedeshkinin
VRASESI SERIAL ….
– Pa maska…me zerin e figuren e
tij…!
– Nuk ka nevoje per hetim. I
vetekapur ne flagrance !
– Per karrike vrau Azemin…
per pushtet vret dhe Shkelzenin!
– Nga Alban Dega
Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
Nder e lavdi heronjve te 2 prillit!
U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit!
U vrane me arme serbe!
U vrane me plumba serbe!
Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
Pse…. ?
Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
A nuk jane po ata mercenare te Beogradit qe e deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te kaluar se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
E kush eshte vrasesi!?
… Jo dorasi! Urdheruesi!
… Jo Ekzekutori!
Kryekzekutori!?
Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
Eshte vrasesi i Otrantos…
Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …
Eshte vrasesi i Gerdecit!
Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…! Qindra u plagosen. 4000 te tjere i shpetoi Zoti nga 4000 plumba te Gardes Saliane qe u zbrazen ndaj tyre
… Eshte vrases serial…
Drejtesia edhe vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij!
Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
Jo nje, as kater as 10 por mbi 15 here ne 15 vjet te sundimi te tij, SaLikekracise atdheshitese e shtetrrenuese!
Jo vetem i saj, por edhe i enderrave e shpresave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Azerbjxhanit e drejt Butanit!
Sali Berisha eshte vrasesi serial jo vetem i shqiptareve dhe adpiratave te tyre.
Sali Berisha eshte vrasesi serial edhe i vete Shqiperise…. Jo nje… as dy … as tri here …
Mbi 15 here ne 13 vjet SaLikekraci !
Per karrike e per pushtet Sali Berisha vrau Azemin… por vret dhe te jeten dhe Shkelzenin
Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte!
Lanet !
Postuar më: 02-04-2012 | Ora: 14:02:27
Ti “AD” duhet te dalish me emen e mbiemen e jo me pseudonime qe hjedh gurin e mshef doren, si te gjithe ata qe s’kan argumenta dhe devijojne biseden.
Keto qe ti me “repliken” tande, NUK KAN FARE LIDHJE ME TE VERTETEN QE TREGOVA UN per vrasjet e 2 Prillit 1991 ne Shkoder.
Kater djemt shkodrane i vrau REPARTI I SPECJALES I URDHNUEM NGA MINISTRI I MBRENDSHEM GRAMOS RUCI NE BASHKEPUNIM ME RAMIS ALINE.
NUK KISHTE KOMPETENCE ASKERKUSH TJETER TE URDHENONTE REPARTIN SPECIAL VEC TYNE.
Prandej asht nji e vertete logjike dhe e pakundershtushme qe keto dy jane pergjegjesit e VETEM te vrasjeve te 4 djemve shkodrane.
Grindjet midis PS-s dhe PD-s MU NUK ME INTERESOJNE ASPAK, sepse jane grindje ne mes BANDASH MAFJOZE POST-KOMUNISTE, qe nuk kan kurrfare lidhje me DEMOKRACINE. PERKUNDRAZI.
Sa per Sali Berishen qe thua ti, e kam thane edhe un ne komentin e masiperm se ASHT KRIMINEL NJISOJ SI Ramis Alia dhe te gjithe klyshat e tij qe drejtojne PS-n, PD-n dhe partite e tjera te vogla false dhe ANTIDEMOKRATIKE.
Por ti AD dhe te trjeret QE MBROJNE VRASESIT, JENI PO AQE FAJTOR SA VETE URDHERUESIT E VRASJEVE te 2 Prillit 1991 ne Shkjoder.