PJESA II: Si u trajtuan në vendet e Europës kolaboracionistët e Luftës II Botërore (për ata që u vjen turp për të kaluarën dhe s’duan ta kujtojnë)

Ornela

Shaqir Vukaj

(Vijon nga numri i kaluar)

Më shumë se kushdo në Europë, francezët përndoqën dhe dënuan bashkëqytetaret e tyre që kishin pas marrëdhënie intime me pushtuesit gjermanë. Sipas të dhënave te historianëve, për “kolaboracionizëm horizontal” (shprehje e përdorur me ironi për femrat franceze që kishin pas marrëdhënie me oficerë e ushtarë gjermanë) krahas dënimeve tjera, janë qethur zero mbi 20 mijë prej tyre…

Me shumë interes u ndoq gjyqi ndaj mareshalit Peten dhe Pjer Laval. Të dy u dënuan me vdekje, por për arsye moshe, Petenit iu fal jeta dhe iu kthye me burgim të përjetshëm.

Gjyqet kundër tyre kanë vazhduar deri në v.1949, por me urdhër të presidentit De Gol, ato u ndërprenë, siç shprehej ai, për hir të “unitetit të kombit”, sepse ndarja e kombit në “tradhtarë dhe patriotë” i kishte sjellë dëme të mëdha “Unitetit të Kombit, që duhej venë mbi gjithçka”. Në v.1953 u shpall amnisti për kolaboracionistët dhe me ligj u ndalua të përmendej bashkëpunimi me pushtuesit, duke zgjidhur një herë e mirë problemin e kolaboracionisteve, por jo duke e harruar… e ç’është më e rëndësishme, duke mos i rehabilituar. Francezët nëpërmjet harresës u munduan ta shlyejnë këtë turp të bashkatdhetarëve të tyre. Për të harruar këtë turp që kolaboracionistët i kishin lënë Francës, De Goli u përpoq që krahas harresës, të krijonte mitin se i gjithë populli francez kishte luftuar kundër pushtuesve gjermanë. Siç shkruante një studiues francez, para disa kohësh “Ishin grisur faqet e turpshme të historisë së Francës gjatë Luftës Dytë Botërore”.

Por francezët e ndershëm e patriotë i mundonte fakti se disa nga kolaboracionistët kishin fshehur veprimtarinë e tyre, nuk kishin marrë dënimin e merituar, dhe pavarësisht se dukej se gjithçka ishte mbyllur për hir të “ruajtjes së unitetit të kombit”, mbas 30 vjetësh u hapën arkivat e “bëmave të Vishisë” si dhe të proceseve gjyqësore të viteve të para mbas lufte kundër kolaboracionistëve. Në planin juridik dhe shoqëror, dokumentet e publikuara për këto procese kundër kolaboracionistëve patën rendësi të madhe për sqarimin e opinionit të gjerë francez, i cili në shumicën dërmuese i aprovoi dënimet e dhëna në atë kohë.

Njëkohësisht, hapja e arkivave, nxori në pah fajet edhe të disa kolaboracionistëve të tjerë që kishin arritur të fshiheshin. Mbi këtë bazë u zhvilluan disa gjyqe, ndërmjet të cilëve mbahet mend ai i vitit 1998, kundër Moris Paponit, i cili kishte fshehur bashkëpunimin me pushtuesit gjermanë, me firmë të të cilit ishin arrestuar dhe çuar nëpër kampe 1600 hebrenj (theksojmë se ai mbas lufte kishte arritur jo vetëm të fshihte të kaluarën por të zinte poste të rëndësishme deri atë të ministrit). Gjyqi që u zhvillua me shumë bujë e dënoi Paponin me 10 vjet burg…

Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë.  

Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh”. Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut. Po ashtu, për disa lloj krimesh ishin parashikuar dënime të rënda.

Mbi këto baza janë arrestuar 200 mijë vetë, gjysma e të cilëve më vonë u liruan. Atje u krijuan “Gjykata speciale” që kanë funksionuar deri në v.1950. Mbi 200 vetë janë dënuar me vdekje, rreth 5000 vetë janë dënuar nga burgim i përjetshëm deri në 5 vjet, ndërsa 6000 të tjerë deri 5 vjet burg. Po ashtu 17500 nëpunës u pushuan nga puna, ndërsa 6000 të tjerëve u dhanë masa disiplinore. Ndërmjet të dënuarve me vdekje ishte kryeministri A.Mjusert, si dhe disa ish ministra, që u dënuan për tradhti të lartë ndaj atdheut.

Në kuadrin e “Spastrimit kombëtar”, në Norvegji kishin lindur pengesa kushtetuese, sepse, së pari, sipas Kodit Penal të v.1902 nuk parashikohej dënim me vdekje. Së dyti, sepse duhej përcaktuar në mënyrë të prerë statusi politik i Norvegjisë në periudhën e pushtimit 1941-1945, pra, në se Norvegjia ishte e pushtuar apo ishte në gjendje lufte me Gjermaninë dhe, kjo sepse Mbreti dhe Qeveria kishin emigruar në Angli para pushtimit. Këto “pengesa” u kapërcyen dhe kolaboracionistët u arrestuan menjëherë sipas listave të hartuara paraprakisht nga luftëtarët e rezistencës. Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).

Viktima të urrejtjes popullore u benë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan neper kampe përqendrimi. Sot duken të pabesueshme, por atëherë u përgatit edhe internimi i tyre në Australi (megjithëse qeveria australiane nuk i pranoi). Urrejtja për kolaboracionistët kishte arritur deri aty, sa edhe fëmijët e lindur nga marrëdhëniet e norvegjezeve me ushtarakët gjermanë, iu nënshtruan ofendimeve, sharjeve, abuzimeve e deri tek mbyllja nëpër spitale psikiatrike.

Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.

Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan “me shtetësi të humbur”, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Sot duken të pabesueshme ato që kanë ndodhur atëherë. Rreth 600 mijë vetë u vunë në listat e të dyshuarve si bashkëpunëtorë të pushtuesit. Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet.

Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një certifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…

Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.

Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta. Dhe kjo lidhej me faktin se humbja e luftës nga pushtuesit gjermanë u shoqërua jo vetëm me “gjueti shtrigash” ndaj atyre që kishin bashkëpunuar me gjermanët, por sidomos me fatin e rreth 3 milionëve gjermanosudetë që u dëbuan, ndaj të cilëve u aplikua “përgjegjësi kolektive”. ( Vëmë në dukje se dëbimi i gjermanosudetëve u bë në bazë të vendimit të marrë nga Treshja e Madhe, në Konferencën e Podsdamit). Në shumicën e rasteve, ngjarjet atje janë zhvilluar në mënyrë spontane, megjithëse ligjërisht ato mbështeteshin në dekretet e Presidentit Benesh, të nxjerra gjatë verës dhe vjeshtës së v.1945 (shumica e tyre janë në fuqi edhe sot, dhe megjithëse këto 25 vjet kanë qenë në pushtet të djathtë e të majtë, asnjë qeveri apo parlament çek nuk i ka prekur), e konkretisht në “Dekretin e ndëshkimit të madh”, mbi bazën e të cilit u krijuan Gjykatat Popullore.

Lidhur me numrin e viktimave nga radhët e gjermanëve të Çekosllovakisë, janë dhënë shifra të ndryshme, por komisioni i përbashkët çeko-gjerman, i krijuar për këtë qëllim, ka arritur në përfundimin, se gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.

Shifrat e studiuesve më autoritarë çekë, flasin për rreth 100 mijë vetë të dënuar, që vlerësohet si një nder vendet me qëndrim ndër më radikalët. Sipas të dhënave zyrtare, atje janë dënuar 713 vetë me vdekje dhe 741 me burgim të përjetshëm, ndërsa mijëra të tjerë me afate të ndryshme burgimi. Ndërmjet të dënuarve me vdekje ka qenë dhe Kryeministri i Sllovakisë gjatë pushtimit nazist, Tiso. Me qenë ai ishte prift Vatikani e dënoi sipas ligjeve të veta, krahas tjerave duke e hequr nga lista e prelatëve, madje sipas disa studiuesve e çkishëroi…

Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, nder të cilët 43 vetë me vdekje.

 

***

Ndërmjet vendeve ndërluftuese të Luftës Dytë, Bashkimi Sovjetik mbajti barrën më të rëndë, qoftë për nga shkatërrimet e dëmet e pësuara, qoftë për nga numri i të vrarëve. Vërtetë ai kishte numrin më të madh të atyre që luftuan me armë në dorë kundër pushtuesit, por ai kishte edhe numrin më të madh të kolaboracionistëve.

Për shumë vite ata cilësoheshin si tradhtarë, spiunë apo bashkëpunëtorë të pushtuesit, por rrallë e me raste, sepse propaganda hyjnizonte heroizmin e popujve sovjetikë gjatë Luftës Patriotike. Problemi i kolaboracionistëve shmangej me qëllim, madje si term filloi të përdorej vonë, mbas viteve 90-të.

Sipas të dhënave të arkivave gjermane, në zonat e pushtuara, në v.1943 gjermanët kishin përfshirë në reparte të rregullta ushtarake e policore rreth 800 mijë shtetas sovjetikë, madje rreth 75 për qind e legjionarëve të huaj të Vermahtit ishin shtetas sovjetikë. Po sipas këtyre të dhënave, numri i kolaboracionistëve sovjetikë ka arritur në rreth 1.5 milionë sovjetikë, nga të cilët 1.2 milionë u përfshinë në forcat e armatosura gjermane (trupat SS, Vermaht, polici, reparte ndihmëse) etj. Me shtetas sovjetikë u krijuan njësi të tëra ushtarake në shërbim të Hitlerit si “Ushtria Çlirimtare Ruse”, “Ushtria Popullore Kombëtare Ruse,” “Korpusi Kazak i Kavalerisë”, “Korpusi Bjellorus”, “Divizioni Bjellorus i trupave SS”, “Ushtria Nacional Çlirimtare Ukrainase”, “Korpusi territorial Lituanes”, “Legjioni Letones”, e dhjetëra njësi të tjera mbi baza nacionale të popujve të përfshirë brenda Bashkimit Sovjetik, duke filluar nga myslimanët e Krimesë e deri tek ata të Uzbekistanit, malësorët e Kaukazit etj. Gjermania arriti të pushtonte një pjesë të mirë të territorit të shtetit sovjetik, territor ku jetonin mbi 90 milionë njerëz (nga afro 200 milionë që ishte popullsia e B. Sovjetik). Në ndryshim me vendet e tjera, ai nuk krijoi qeveri qendrore kolaboracioniste, megjithëse në disa nga vendet e pushtuara, si në Ukrainën Perëndimore, Lituani, Letoni, Estoni etj. ai krijoi administrata, polici etj. vendase. Pikërisht në këto rajone të Ukrainës, apo republikave të Baltikut, që i ishin bashkuar me dhunë Bashkimit Sovjetik në v.1939 (sipas Marrëveshjes Molotov-Ribentrop) gjermanët gjetën shumë bashkëpunëtorë.

Janë të shumta arsyet se përse gjermanët arritën të rekrutojnë një numër aq të madh njerëzish në shërbim të tyre. Kolaboracionizmi sovjetik ka qenë më i komplikuar dhe më i shtresëzuar dhe kjo, për shumë arsye, por ndër më kryesorët përmendim: pushtimi i republikave të Baltikut dhe Ukrainës Perëndimore në v.1939, kolektivizimi i detyruar i bujqësisë, reprezaljet e viteve 30-të, veprimtaria e emigracionit të mbas Luftës Civile, një pjesë së cilës u vu në shërbim të gjermanëve, politika shtypëse e diskriminuese e ndjekur që në kohën e carizmit e më vonë nga pushteti sovjetik ndaj popujve jo rusë, rekrutimi nga numri i madh i robërve sovjetikë të kapur nga gjermanët në fillim të luftës (vetëm gjatë v.1941 janë kapur 3.8 milionë robër lufte) etj.

Siç del nga shumë dokumente të publikuara vitet e fundit, Qeveria Sovjetike është sjellë në mënyrë të diferencuar në qëndrimet dhe dënimet ndaj kolaboracionistëve. Në ndryshim me disa prej vendeve europiane të pushtuara, që në fillim të luftës, kur gjermanët, brenda një kohe shumë të shkurtër (qershor-nëntor) iu afruan dyerve të Moskës, Qeveria Sovjetike nxori akte ligjore për qëndrimin ndaj bashkëpunëtorëve të pushtuesve gjermanë (akti i parë mban datën 12 dhjetor 1941, i dyti, 18 shkurt 1942, i treti më 19 prill 1943). Sipas një Dekreti të Presidiumit të Sovjetit Suprem, ata kolaboracionistë që kishin kryer krime kundër popullsisë civile dhe robërve të luftës, dënoheshin me vdekje, ndërsa të tjerët duhej të dërgoheshin në kampe përqendrimi, ku do të behej “verifikimi dhe filtrimi’ i tyre.

Mbas lufte, Qeveria Sovjetike u ndesh me një aspekt të ri të problemit të kolaboracionistëve. Në territorin e Gjermanisë ndodheshin miliona shtetas sovjetikë, (sipas dokumenteve të botuara, 4.2 milionë prej tyre janë kthyer në B. Sovjetik, 273 mijë nga të cilët u dërguan ne kampe përqendrimi) shumica dërmuese e të cilëve ishin dërguar atje me forcë, si fuqi punëtore ose si rob lufte. Por, krahas tyre kishte edhe prej atyre që kishin bashkëpunuar me pushtuesin dhe kishin ikur vullnetarisht bashkë me gjermanët. Megjithëse edhe sot e kësaj dite nuk ka shifra të sakta, shumica dërmuese e tyre, fillimisht u dërguan në kampe “verifikimi dhe filtrimi” siç quheshin kampet ngritura për këtë qëllim, ku u “verifikuan dhe u filtruan” miliona njerëz dhe ku shumica e kaluan provën me sukses. Megjithatë shumë prej tyre nuk u lejuan të ktheheshin në vendbanimet e tyre, por u dërguan me punë në rajone të tjera, për një afat gjashtë vjeçar.

Dënimi i kolaboracionistëve atje ka filluar pa mbaruar lufta. Në territoret e çliruara, u krijuan menjëherë gjykata speciale dhe ata që kapeshin, i nënshtroheshin gjykimit dhe dënimit të menjëhershëm. Madje ekzekutimet bëheshin publikisht. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet numri i saktë i të dënuarve në atë periudhë.

Por krahas qëndrimit të diferencuar ndaj kolaboracionistëve, që u gjykuan individualisht, gjatë kësaj periudhe, që në v.1943, Kremlini filloi deportimin e disa popujve, kombeve e kombësive me akuzën “bashkëpunëtorë të pushtuesit”, ose që nuk kishin shkuar në radhët e Ushtrisë Sovjetike, ose që kishin dezertuar, duke aplikuar dënim kolektiv. Kështu janë deportuar drejt Siberisë, Kazakistanit e Uzbekistanit kallmikët, çeçenët, ballkarët, karaçajevët, tatarët e Krimesë, gjermanët e Povollzhjes etj. Sipas të dhënave të autorëve rusë, janë deportuar 10 popuj, nga të cilët 367 mijë gjermanë nga Republika Autonome e gjermanëve të Povollzhjes, 70301 mijë karaçajevë, të gjithë çeçenët dhe ingushetët, 191044 tatarë të Krimesë e shumë të tjerë.

Një fakt për të cilin është folur pak në të kaluarën, që gjatë lufte, por edhe mbas saj, në rajonet e Ukrainës Perëndimore, në Lituani, Letoni, Estoni në disa rajone të Kaukazit etj. njësi të rregullta ushtarake të këtyre vendeve, organizuar nga gjermanët vazhdonin të luftonin kundër Ushtrisë së Kuqe. Kështu, vetëm në periudhën shkurt-tetor 1944 janë vrarë 44 mijë vetë prej tyre, janë zënë rob 37 mijë vetë, dhe janë internuar 100 mijë vetë. Gjatë vitit 1944 janë vrarë apo kapur rob 76 mijë vetë, ndërsa gjatë vitit 1945 janë vrarë 29 mijë vetë dhe janë kapur rob 36 mijë vetë.

Sipas të dhënave të institucioneve zyrtare ruse, të botuara mbas viteve 90-të, në periudhën 1945-1953 në B. Sovjetik janë arrestuar 164 mijë vetë të akuzuar si kolaboracionistë.

Në ndryshim me shumë vende të tjera ku personat që kalonin në anën e armikut dënoheshin me burgime të gjata deri në dënim me vdekje, udhëheqja sovjetike, për shumë arsye, për shumicën e kolaboracionistëve vendosi dënimin e tyre me gjashtë vjet internim në kampet e përqendrimit. Në fillim të v.1951 në këto kampe numëroheshin 355 mijë kolaboracionistë.

Në shtator të v.1955 Presidiumi i Sovjetit Suprem nxori dekretin “Mbi amnistinë e shtetasve sovjetikë që kishin bashkëpunuar me pushtuesit gjatë Luftës Patriotike 1941-1945”.

Studiues të ndryshëm japin të dhëna të ndryshme për dënimet e kolaboracionistëve sovjetikë, por të dhëna të sakta, sipas tyre, nuk mund të jepen sepse shumë dokumente e materiale të asaj periudhe mbahen akoma në arkiva të kyçura.

 

***

Me gjithë dënimet që u dhanë fillimisht, menjëherë mbas lufte, shumë njerëz në të gjithë Europën nuk ishin të kënaqur dhe i konsideronin ato tepër të zbutura. Në maj të vitit 1945 në Belgjikë shpërtheu një valë demonstratash, ku njerëzit kryenin vetëgjyqësi ndaj kolaboracionistëve, madje në mjaft raste fyenin edhe familjet e tyre. Në Danimarkë ku kolaboracionizmi nuk kish qenë aq i dukshëm, mbi 10 mijë vetë dolën në demonstrate duke kërkuar dënime me të ashpra, madje u organizua dhe një grevë e përgjithshme.

E dhimbshme ishte situata që u krijua mbas lufte për viktimat e pafajshme, fëmijët e lindur nga marrëdhëniet e gjermanëve me vendase. Sipas të dhënave të përafërta në Francë kanë lindur rreth 200 mijë fëmijë të tillë, në Norvegji 10-12 mijë, në territoret e pushtuara të B. Sovjetik rreth 100 mijë etj. Shumica e këtyre fëmijëve u poshtëruan në mënyrën më mizore. Për shembull, në Norvegji 90 për qind e tyre u shpallën me të meta mendore dhe i dërguan në çmendina, ku i kanë mbajtur deri në vitin 1960. Vetëm në vitin 2005 parlamenti skandinav u kërkoi falje zyrtarisht këtyre viktimave te pafajshme dhe vendosi për dëmshpërblimin e tyre. Në B. Sovjetik u dërguan në shtëpi fëmijësh ku ju ndërruan emrat dhe u fshehën prejardhjen…

Kjo ishte situata që u krijua në disa prej vendeve europiane menjëherë mbas lufte dhe qëndrimi ndaj kolaboracionistëve. Me kalimin e kohës gjërat gradualisht filluan të ndryshonin. Ra dufi e urrejtja për ta, e kryesorja ndaj familjeve, fëmijëve e pasardhësve të tyre, që nuk u përndoqën, nuk i tregoi kush me gisht si bijtë e kolaboracionistëve…

Por edhe fëmijët dhe trashëgimtarët e tyre u pajtuan me vlerësimin e përgjithshëm, heshtën, nuk u ndjenë dhe nuk tentuan t’u dilnin zot baballarëve e paraardhësve të tyre për veprimtarinë e tyre si kolaboracionistë…

Me kohë filloi të “harrohej” ky problem. Dukej sikur ai i përkiste historisë, e që nuk duhej marrë më me të. Atyre u vjen turp për të kaluarën dhe nuk duan ta kujtojnë dhe kryesorja, nuk merren me rehabilitimin e tyre, për më tepër me “heroizimin” e veprës së tyre tradhtare

o.j/dita

Share This Article
33 Comments
  • Të lumtë Shaqiri!
    Vetëm një pyetie kam:
    A nuk duhen rikthyer HERONJTE E VIGUT, aty ku u takon NDERI, që ne si shqiptar u kemi bere këtyre djem nenash që dhanë jetën për ATDHEDHE.
    Madje ai apo ajo që i poshtëron ATA, të marrë dënimin e MERITUAR si antishqiptar.
    LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!

      • Kane mare statusin e te persekutuarit politik keta kolaboracioniste ne France, Belgjike, Holande, Danimarke, Norvegji, Ceki, Poloni, Russi…????
        Po pasardhesit e tyre e kane mare kestin e trete…

    • Shaqir Vukaj,
      Ju kam njof ne 97-en, kur moret detyren e Ministrit te Mbrojtjes. Ishte kohe e veshtire, dhe menduam se ju, verior, do te ishit minister i duhur. Por, ju ishit as mish as peshk. Minister – do te thote Manager, drejtues qe ne momente te veshtira merr edhe vendime, te mira apo te keqia. Ju, mbaheni mend si minister i hutuar. Ju kishit veten ate auroren e njeriut te mire, qe mbeshtetej nga Partia. Por mbetet nje minister qe je harruar se nuk le ndonje gjurme.
      Me ate “bure i urte” arrite te shkosh ambasador ne Rusi. Atje, berr miq edhe shoke, atje mesove edhe zyrat e KGB-se, dhe tani merr edhe nje pension te vogel.
      Po tani mor Shaqir Vukaj, pse na boton keto artikuj kuislingesh, ballistesh e komunistesh.
      Po pse ore Shaqir, sa popull i madh jemi qe ju, politkanet “bura te mire” vazhdoni tr na percani?

      Po behuni nje her pak patriote, mjaft u shqetesuat per lopet e Vietnaimit. Mjaft me percarje. Jemi nje komb, kemi nje vend fe mdekullueshem, jemi ambicioze e punetore. Na ljni nje here rehat e lozni domino. Eshte viti 2021 dhe jo 1941.
      Mjaft me komuniste e balliste se na lodhet.

    • Jo o Lil, prandaj shqipkaret kolaboracioniste votojne per Trump, hahaha, dhe pa letra dhe Trampist. Me debile nuk gjen.Dhe u duket vetja rrace arjane. Dhi e zgjebosur e bishtin peprjete.

  • Por keto 30 vjet,politika antishqiptare e sundimtareve rastesore qe nga Berisha dhe deri tek satrapi Edi Rama,jo vetem i reabilituan kolaboracionistety,por kerkuan ,qe trashegimtaret e 28 mije deshmoreve dhe 70 mioje partizaneve te ulin koken para tradhetise se krye kolaboracionistit M.Frasheri!
    Tradhetaret me te medhenj te kombit shqiptar sot jane Berisha dhe Rama,ndaj ata duhet te perbuzen nga i gjithe populli shqiptar!

    • Nderim e respekt per ata 3400 partizanë e jo partizanë (shih statistikat e verteta te vertetuara tashme) qe u vrane ne Luften e Dyte Boterore ne Shqiperi. Por mbi ato te quajtura fitore u mbeshteten komunistet per te justifikuar ate shtypje 45 vjeçare dhe ate prapambetje (ne krahasim me europianet e tjere) qe trashegojme edhe sot ne çdo fushe te jetes. Komunizmi eshte nje ideiologji e urryer dhe e harruar morre Shaqir Vukaj. Mund te me thuash: nqs vendi yne do te ishte rreshtuar jo me lindoret e tu, por me perendimoret, ku do te ishte tani? Po pse vetem po te jesh komunist je atdhetar e patriot more Shaqir? Gjeja e vetme qe i bashkonte ata qe morren pushtetin pas Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi ishte: MUNGESA E SHKOLLES që nxiti LUFTEN ndaj NJEREZVE TE DITUR!

      • Ti JKB (jugosllav kurva e botes),nuk ke asnje te drejte te permendesh Luften Antifashiste dhe 28 mije deshmoret dhe 70 mije partizanet e saj heroike!
        Ti,si kelysh i atyre qe bashkepunuan me pushtuesit,jeni plehrat e kombit shqiptar,ndaj ju takon te thoni se cfare keni bere ju gjate L2B,me cilet bashkepunuat,kunder kujt luftuat,heronjte tuaj,ku jane vrare,te ndertonit lapidare per nder te tyre,te perkujtonit luftrat e zhvilluara etj,etj e jo te shpifni kunder clirimtareve!
        Kot lodheni me ate shifer prej 3400 partizanesh,se ju kerma te ndyra,qe meritoni plumbin ballit,nuk keni shkruar historine tuaj te ndyre e jo te merreni me lavdine tone!
        Ju keni qene dhe do mbeteni tere jeten si tradhetare te kombit dhe nuk ka lume ne bote qe te laje krimet tuaja!
        Po ua mbajti merruni me historine tuaj,beni filma,teatro,opera,romane,poema etj per ballistet dhe heronjte e tyre dhe pastaj shpifni kunder partizaneve!
        Jeni GELBAZA TUBERKULARE o ju hengert mortja!
        Ne se vjen nje situate e re,me siguri,qe ne bijte e 70 mije partizaneve do marrim hakun e prinderve tane mbu ju,qe t;ju zhdukim si rrace te poshter qe jeni!

        • Zoti Pekini,
          Thjesht thashë të vërtetën, vetëm kaq! Beni mirë të mendoheni e gjykoni drejt para se të flisni, pa indoktrinime. Nuk i përkas fare asaj klase që shkruani ju, por e kam për detyre të them të vërtetën. Por, e vërteta për komunistët është e hidhur Zotëri! Ju lutem mos gënjeni! Epitetet dhe fyerjet nuk janë argumenta!

  • U bene dy dite dhe ngelem tek kjo teme ! E majta sikur ka harruar veprimtarine 1944-1990. Me gjithate meqe “Kozi” ka mbaruar shkollen ne Shkoder me terheq cdo publikim shkodre. Eshte “Fjalori Enciklopedik i hapesires shkodrane ” ku permendet Maliq Bushati si dhe botimi ” Shkodranet e 7 prillit dhe 29 nentorit” ku perseri normal do permendet tek 7 prilli.Mendoj qe koloboracionizmi nuk mund te trajtohet njelloj ne cdo vend europian ! Psh per Maliq Bushatin konstatohet qe eshte person publik i angazhuar qe ne vitin 1914 e ne vazhdim ku persa i takon viteve 1939 -1943 normal hyn ne personat koloboracioniste dhe eshte vellaj i gjyshit te Helidon Bushatit.Per cudi ishte po ne nje rang edhe gjyshi i nje rasti tjeter qe eshte me socialistet dhe ishte deputet i PS ne vitin 2013. Ky i socialistes nuk e ka mbrojtur gjyshin ne ndonje rast por emri i tij gjindet i trasheguar ne nipat.Qeveria e Shefqet Verlacit ku bente pjese Bushati eshte me koloboracionistja por ama nuk mund te harrohet qe kjo qeveri e Ministri Ernest Koliqi kane bere nje pune kolosale per arsimin shqip ne Kosove e viset tjera shqiptare.Veprimtaria ne dobi te ceshtjes shqiptare ka bere qe te nderohen sot ne Kosove ,Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, Xhafer Deva qe ka emer rruge ne Mitrovice, Prishtine e Ferizaj, Bedri Pejani qe ka emrin Gjimnazi ne Peje, Rexhep Mitrovica qe ka emer rruge ne Prishtine e Mitrovice etj. Keshtu qe veprimtaria e personave politike ne situata lufte duhet te shihet si i sherben vendit. Edhe ne luften e pare ka patur bashkepuntore te Austro-Hungarezve,Italianve, Francezve por nuk kemi asnje lloj cilesimi negativ. ……..

  • Turpi eshte me ty qe ke nderruar mbiemrin.
    Paraardhesit tane edeshen Shqiperine jo te cungueme,por bashke me Kosove dhe Cameri.
    Ju klysht e komunisteve e donit Serbi-Cernagore.

    • Po he,more demo mavria,po tani qe ke 30 vjet kapitalizem,pse nuk e ke bashkuar Shqiperine me Kosoven,Camerine,Presheven,gjysmen e Maqedonise dhe gjysmen e Malit te Zi?
      Hidhu demo pordha dhe na thuaj se pse nuk e keni bashkuar Shqiperine etnike?
      Je gomar,o demo,se Shqiperi etnike apo te madhe kurre nuk ka patur!
      Se kur u vendosen kufijte e sotem te Shqiperise ne 1913 nga Konferenca e Londres,u ndane tokat e Perandorise Turke se nuk ekzistonte kurre nje shtet shqiptar me emrin Shqiperi,por vetem vilajete te perandorise turke!
      Per cfare e doni Shqiperine etnike,o idiote,kur ne nuk po merremi vesh me njeri tjetrin as dy vellezer bashke e jo me te behemi bashke duke prishur 5 shtete te Ballkanit?
      Harroje demo,ate Shqiperi qe kerkon ti,se po u be do jete FUNDI i Shqiperise se sotme se do vrasim njeri tjetrin se kush duhet te jete i pari etj!

      • DEMO llafazani koke boshi, te paret tuaj, bythelepiresit e xhon turqve e humben kosoven ne konferencen e paqes e, me pas i falen serbit edhe Shen Naumin e Vermoshin, keto jane fakte historike e jo llefe Demoje …

  • Interesante kjo fotografi me vlere historike dhe shume domethanse:
    Ne tribune me ushtaraket fashista italian pushtues te Shqiperise na qenkan edhe dy hoxhallar.

    Nuk kam ndigju qe ndonji hoxhe (shqiptar) te jete denu per KOLABORACIONIZEM (bashkepunim) me pushtuesin FASHIST ITALIAN.

    • Është dënuar në mungesë, mor idiot. Dhe hoxha u arratis pak para Çlirimit dhe vajti në SHBA, ku themeloi edhe xhaminë e shqiptarëve. Kërkoja emrin se do e gjesh. Janë dënuar edhe disa hoxhallarë të tjerë, ashtu siç edhe priftërinj ortodokë, ashru siç edhe priftërinj katolikë, pjella të fashizmit. Dhe shqiptarë me prejardhje të huaj, siç je ti.

    • Që t’a dish ti o Pal, komunizmin në Shqipëri e sollën fashistat që ti shikon në fotografi. Ligji i Dytë i Njutonit, në fizikë, thotë që trupat godasin njëra tjetrën me të njëjtën forcë. Konti Çiano ka shkruajtur se ushtria italiane, përdhunoi Shqipërinë pa narkozë, më 7 Prill 1939! Pra, duhej krijuar një forcë tjetër që të përdhunonte ushtrinë italiane pa narkozë. Kështu që, është për të patur respekt për ata që dhanë jetën duke luftuar fashizmin dhe nazizmin.

  • :”–Por edhe femijet dhe trashegimtaret e tyre ,u pajtuan –dhe heshten ” thote Shaqir Vukaj !Po c’tu bejme ketyre femijve dhe te afermeve te bashkepuntoreve te Nazi- fashisteve tane qe nuk heshtin edhe sot pa ,le qe nuk kane kerkuar as falje per krimet qe kane kryer eterit apo te afermit e tyre!Jo vetem kaq ,por “”Tufa ” e “Elidoneve”,Celeve ,e Butkeve e Putkeve e qindra te tjereve qe duan te vijne edhe ne pushtet; nuk rreshtin te na “bindin”se ata paskan qene”heronj”,ndersa Heronjt e vertete dhe deshmoret e luftes Nac.Cl.paskan qene “kriminele”!Ne keto kushte ,meqenese keta pinjollet e Bashkepuntoreve teNazifashizmit ,nuk po heshtin vete , na takon ne bijve e bijave te te reneve dhe atyre qe vuajten tmerret e Nazifashizmit dhe Bashkepuntorev te tyre , ti bejme te heshtin ,duke mbrojtur nderin dhe dinjitetin e te reneve me ligje te vecanta ,duke e detyruar kete shtet “hibrid” te ndermarre hapa ne kete drejtim ,sa pa u acaruar gjendja ,qe edhe pa keto “krakuritjet e ketyre Zhabave te kenetave ” eshte e ndere dhe e pa qendrushme!

  • Po pse more Shaqo po pse more Qiri pozicionohesh ofside që në fillim. Kujt duhet ti vijë turp sipas teje sepse kolaboracionizmi është fenomen i viteve 39-44 apo jo? Kështu që nuk besoj se është gjallë në këto ditë ndonjë ish ‘kolaboracionist’ kështu që i bie se zotnia juaj e hedh fjalën tek pasardhësit dhe familjarët e ish kolaboracionistëve,pra këta duhet të kenë ‘turp’… unë mendoj se i pari që duhet të turpërohet për këtë formulim paçavure je ti o Shaqo apo Qiri si mund të quhesh..nuk më intereson se sa dëm apo çfarë dëmi i kanë bërë këta ‘kolaboracionistët’ kombit tonë sepse ata u dënuan tepër barbarisht u burgosën u pushkatuan dhe familjarët e afërt u persekutuan dhe u internuan gjithandej për 45 vjet me radhë..tani sipas teje mor Qiri kujt duhet ti vijë turp atij nipit apo mbesës së atij ‘kolaboracionistit’ që nuk kishin lindur dhe as nuk e kishin haberin se kush ishte dhe çfarë kishte bërë daja,xhaxhai apo gjyshi ‘kolaboracionist’ ?? këtyre duhet tu vijë turp sepse normalisht që aktorët kryesorë kanë vdekur..turp duhet të vijë ty more Shaqir haleja që merr guximin në vitin 2021 dhe trumpeton luftën e klasave,turp të kesh plehrë njeri , turp të kesh ti dhe ata që të kanë dhënë penën dhe hapësirën t’u japësh mënt njerëzve,nuk u ngopët me persekutimet barbare që u bëtë njerëzve të pafajshëm?akoma atje ju ka ngelur ora?po dështuat mor Shaqir dështuat totalisht dhe faji i dështimit është vetëm i juaji i nomenklaturës komuniste sepse kolaboracionistët nuk erdhën asnjë ditë në pushtet ,ju nuk dënuat vetëm veprimet e tyre por dënuat edhe idetë e tyre çfarë ata kishin në mëndje kështu që nuk keni përse t’u faturoni gjëra që ata nuk i kanë bërë.tregohuni burra dhe kërkojini falje këtij populli për ato barbarizmat që bëtë nën pretekstin e luftës kundër kolaboracionizmit, kërkoni falje për dështimin tuaj , mos u mundoni të fshiheni mbas dëshmorëve të Lanç-it sepse ata ishin popull i thjeshtë dhe patriotë e nuk kishin asnjë lidhje me farën tuaj të fëlliqur komuniste, gjatë periudhës së luftës NÇ nuk ishin të pakta familjet që kishin anëtar si nga fronti NÇ gjithashtu edhe nga Balli Kombëtar sepse ashtu ishte koha ose ashtu besonin njerëzit prandaj edhe u rreshtuan në të dyja formacionet, tani ju plehrave komuniste ju intereson të fshiheni mbas dëshmorëve të Lanç-it për të mbajtur të ndezur luftën e klasave por është paksa e ekzagjeruar situata tani në 2021..qofsh ti që je mor Shaqir dhe të rroftë kosherja sepse bleta të ka dhjerë..

  • Nuk e mendoja qe emri i kryeministrit kuisling rexhep Mitrovica ta mbaje nji rruge ne Prishtine..

  • Mos u zini me njeri tjetrin. Eshte fare e thjeshte, le te shkruhen gjerat e bemat ashtu sic thone dokumentat, per te mirat e te keqiat per kedo. Kjo do ishte me e thjeshta dhe e ndershmja qe asnje mos ankohet se i kane perdhosur gjyshin apo baben.
    E djathta mos ankohet per diktaturen e Enver kriminelit se po te ishte e zonja do e merrte Qeverine qe ne 1944. Nuk paten kellqe, i kujt edhte faji? Po sot e “djathta” qe po ahen si qente kush e ka fajin? I thone nje shprehje ne juge…”o balo te hengert tenja …se e ke te keqen brenda.
    Ata me qeleshe e shqiponje duke parakaluar para gjermaneve, gjysherit e kujt jane? Te Gjekmarkajt apo Mark Markut?

  • Mos u zini kot se ju sqaroj unë për bashkepuntoret e pushtuesve !
    Kjo është ngjarje e vërtetë.
    Im atë mori pjesë ne LNÇ dhe disa vjet pas përfundimit te luftes u denua për agjitacion e propagandë , ne burg u takua me shokun e rinise por qe kishte qene me Ballin Kombëtar. Miqësinë e vazhduan edhe mbas burgut. Ky shoku I Ballit e fton nje dite ne promovimin e librit autobiografik me kujtime, ku ndër të tjera përshkruan edhe betejat e Ballit kundër pushtuesve. Mbasi mbaroi prezantimin e librit , babai I bëri nje pyetje: Hasan , mund te me thuash pse ti shetisje dhe dilje ne qendër te qytetit te pushtuar me automatik ne krahe ndersa une isha ne mal !

  • Materiali që na paraqiti i nderuari Shaqir Vukaj është një sintezë e koncentruar e kolaboracionizmit në Evropë dhe e ndëshkimit të tij nga vëndet demokratike .

    Sa më i thellë , sa më real , sa më natyral është shpirti demokratik i popujve evropianë , aq më i ashpër ka qënë dënimi ndaj kolaboracionistëve ( Norvegjia , Belgjika , Franca , Danimarka , Hollanda etj ) .

    Këtë , për fat të keq , nuk e thua dot për vëndin tonë .
    Prandajë fryma fashiste tek ne është e gjallë si në asnjë vënd tjetër , prandajë forcat nazifashiste quhen çlirimtare , prandaj neofashisti bëhet kryeministër e perdhos varrezat e heronjve antifashistë duke varrosur në panteon kryekolaboracionistin shqipetar e duke ofenduar e kërcënuar luftetarët antifashistë , prandajë pinjollet e fashistëve mallkojnë antifashizmin që na prishi me Duçen e Hitlerin që na dhanë Kosovën e që do na jepnin Çamërinë e me radhë …..

    Pinjollët e fashistëve kanë një “ argument “ të fortë – antifashizmi dhe komunizmi në Shqipëri është vepër e armiqve tanë shekullorë, pansllavizmit .
    Idiotë dhe maskarenj !

    Anglo-amerikanët bënë çmos të hidhnin në Luftë kolaboracionistët tanë , por s’qe e mundur , ata naryrisht nuk donin që pushtetin ta merrnin komunistët, por s’kishin ç’të bënin , nuk mund të turpëronin veten duke mbështetur ata .

    Një biolog hollandes ka vërtetuar se qëndrimi politik është gjenetik .

    Pyes veten , kush janë më debilë , etërit e tyre dje , apo pinjollet e tyre sot .
    Besoj se neofashistë tanë të sotëm , janë më debilë se etërit e tyre dje .

    SOS !
    Neofashisti në Shqipëri ka zaptuar kryeministrinë !

  • Detyra (duty) kryesore dhe e Shenjte e “Shqipetareve” eshte te Identifikohen me Heroin e tyre Jeorgios Kastriotis dhe me Historine,Nderin,Dygnitetin dhe te quhen Vorio Epirote.
    Kete e thone edhe vete historianet shqiptare duke cituar Marin Barletin qe thone se ka thene qe Ne jemi Epirote.Bile Kastrioti e kishte per Nder qe ishte Epirote dhe ne Evrope njifej si Princi e Epirit.
    Kaq mjafton te vleresosh Vetveten dhe Kombin.
    Pse u quajten Skiptare nga armiqte e ketij Kombi Epirote te ndare nga Fuqite e Medha ne te Veriut dhe te Jugut?
    U quajten nga Simboli i Shqiponjes Greke Bizantine qe simbolizonte ndarjen e Perandorise Romake ne ate te Perendimore te Romes dhe te Lindjes me qender Kostantinopolis.
    Popullsia e lindjes quhej Romei per te mos harruar rrenjet e tyre nga Roma dhe Perandorit te tyre Romake Megas Kostantinos.
    Arnautet e vetequajture “Skiptare” kane arritur (arriva) deri aty sa te mohojne dhe mos te Nderojne Figura Perandoresh Ilyre Megas Kostantinos dhe Qytetin ne Emer te Tij Kostantinopolis e quajne Stamboll!
    Kaq mjafton te vleresohet ky popull sa Dygnitet dhe Nder ka per historine e Tij.
    Pyetja eshte.
    Pse ky Pashallek i krijuar nga kolaboracioniste si Ismail bej Vlora,Frashellinjte,Hasanet,Hamzate nuk luftuan bashke me Arvanitasit Orthodhokse per tu cliruar nga Osmanet por shkuan ne Turqi?
    Nuk e dinin keta gjoja Rilindas me pozicione te larta shteterore qe Arvanitasit po i vriste Turqia dhe Pashalleret?
    E dinin fare mire dhe as qe u behej vone se keta kishin Kombesi Turke Emra,Istitucione Turke,Festat,Shkolla,Xhamite etj ndikonin ne Ndergjegjen Osmane.
    Kur Fuqite e Medha vendosen te krijonin nje Shtet Islamik per bela te Kombit Epirote atehere keta Colaboracioniste dolen si “Rilindas” dhe “Shpetimtare” te Kombit.
    Kjo situate krijoi edhe badhkepunimin me Fashizmin qe donin nje Greqi,Epir,Ilyri sa me te vogel.
    Mos te harrojme qe ne 1912en Fashistet e Romes pushtuan Dhodhekanisen (12 Isujt) Greke dhe nuk u leverdiste te kishin nje Greqi te madhe qe mund te kerkonte edhe te drejtat e Jugut te Italise.
    Kjo ishte aresyeja qe Ujkun qe ruan delet Telinin te shpinte kufirin e ketij Pashalleku turk sa me thelle deri ne Preveze.
    O demo te hengert tenja
    E ke te keqen brenda.
    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere Turkoallvanine.

    • Kështu të ka mësuar Janullatosi, që të ofendosh shqiptarët?! Një vrime i bije gjithmonë ti vromë perverse! Dita duhet që të të çensurojë ty, se e bëre bozë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *