S.B: “…Dhjetori i vitit 1924 ishte një dhjetor i zi për shqiptarët dhe Shqipërinë. Rrëzimi i qeverisë Noli nga Ahmet Zogu me mbështetjen e Serbisë përbën njërën prej ngjarjeve me tragjike të historisë sonë kombëtare. Shqipëria e idealeve të mëdha demokratike për 68 vjet me radhë njohu vetëm pushtime dhe mynxyra, tiranira, diktatura nga me të egrat e më çnjerëzore… Ndaj dhe ngricat e mëdha të dhjetorit të ’24 ngrinë ëndrrën e madhe të demokracisë shqiptare… Revolucioni i Qershorit u realizua nga një lëvizje popullore e drejtuar nga atdhetarë të flaktë, jashtë çdo aleance të dyshimtë apo marrëveshje komprometuese që kishin nënshkruar dhe do të nënshkruanin me Beogradin sundimtarët e mëvonshëm shqiptarë për të siguruar dhe ruajtur fronin e tyre”.
Pjesë nga një intervistë e Berishës me gazetarin Mustafa Nano, 2 ditë para ardhjes në pushtet në 2005:
M.N. – Cili është në historinë politike të shtetit shqiptar personazhi më i dashur për ju?
S.B. – Faik Konica
E qortoni apo e kuptoni Ahmet Zogun në ujdinë që bëri me qarqe të Beogradit për të riardhur në pushtet?
Nuk do të bëja kurrë një ujdi të tillë. Nuk do të vija në pushtet me ndihmën e të huajve. Aq më pak fqinjëve të huaj që kishin interesa të qarta mbi Shqipërinë.
Duhet bërë referendum mbi rivendosjen e monarkisë në Shqipëri?
Mendoj se një referendum u bë.