Sipas autoriteteve në Turqi, pjesëtarë të forcave të armatosura turke, besnikë të organizatës FETÖ gjatë përpjekjes të ekzekutimit të grushtit të shtetit kanë komunikuar në grup në aplikacionin mobile WhatsApp.
Besnikët e Fethullah Gylen formuan një grup në këtë aplikacion të quajtur “Yurtta sulh Biziz” (Të kemi paqe në vend).
Administratori i këtij grupi ishte një oficer me emrin Murat Celebioglu, i cili përmes grupit lëshonte urdhra gjatë grushtit të shtetit – thonë autoritetet.
Një nga urdhrat e parë të Celebioglu në grup ishte që trafiku në qendër të Stambollit të bllokohej.
Ndërsa Major Murat Yanik në këtë grup u vu re të pyeste në mënyrë të vazhdueshme nëse gjendja është “pozitive apo negative”.
Në grup mund të shihen postime të shumta në lidhje me marrjen peng të zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Umit Dundar.
Përdorues të grupit dërgonin informacion për gjendjen në Urën e Bosforit. Ndërsa në lidhje me gjendjen në Ankara në grup u shpërndanë informacione për ndërhyrjen në godinën e AK si dhe informacione të tjera të ngjashme.
Në grup herë pas here urdhërohen dërgimet e autoblindave dhe tankeve në vende të ndryshme të Stambollit si dhe vende të tjera që ata i konsideronin si strategjike – raportojnë mediat proqeveritare në Turqi.
Erdogan e akuzon Gylenin si organizator të grushtit të shtetit.

LE TE KALBEN NE BURG TANI.