Plaç moj ditë e enjte!

anazapta

(Vajtim i Jozefinës për largimin e Sali Berishës 10 ditë nga Parlamenti)

 

Plaç moj ditë e enjte

Që na le pa mend

Dhjetë ditë Sala

S’do jetë në Kuvend.

 

Plaç moj ditë e enjte

Që bëre hata

Dhjetë ditë ne

Në sallë pa baba.

 

Plaç moj ditë e enjte

Ilir të plastë koka

Vallë si do durojnë

Muli dhe Paloka?

 

Plaç moj ditë e enjte

Bashkë me këta pisa

Vallë a mund të durojmë

Unë dhe Melisa?

 

Plaç moj ditë e enjte

Ah, u hëngërt tënja

10 ditë s’do dëgjojmë

Të shara nga nëna.

 

Plaç moj ditë e enjte

U kthefsh në zeher

10 ditë s’do dëgjojmë

Fjalët si sheqer.

 

Plaç moj ditë e enjte

Se nuk na ka hije

10 ditë s’ka kush shan

Me libër shtëpie.

 

Plaç moj ditë e enjte

Më vjen për të qarë

Ti s’duhet të jesh

Më në kalendar.

 

Plaç moj ditë e enjte

Na i bëre sus

10 ditë Parlamenti

Do jetë pa zhurmus.

 

Plaç moj ditë e enjte

Që s’do kesh më hije

Ndaj duhet të kthehesh

Në një ditë zie…

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *