Plaçka e pushtetit vë në lëvizje politikën tonë…

Dita

Pse pozitë dhe opozitë,
janë kaq thell’ në armiqësi?
dhe s’bën dot një hap përpara,
hallemadhja Shqipëri?

Pa frikë fare mund të them,
një qëllim kanë sot të tërë,
pushteti më shumë u duhet,
plaçkë e pare për të bërë!

Për parime s’konkurrojnë,
për modernizim të shtetit,
por si grabitqarë shikojnë,
plaçkën që vjen prej pushtetit

Sot një opozitë e egër,
në një sulm frontal është hedhur,
se pushtetin-që u iku,
e kuptojnë si plaçk’ të vjedhur!

Për psikozën e kusarit,
mua top më ësht’ bërë bindja,
duan t’u rikthehet plaçka,
që ua ka marrë “Rilindja”!

Ndaj nga mëngjesi në darkë,
e nga darka gjer në drekë,
nëntëdhjetë për qind të kohës,
flasin për prona e për lekë!

I lëpijnë buzët si mackë,
edhe flasin me furi,
kanë frikë se s’do ketë më plaçkë,
kur të kthehen përsëri!

Dhe “Rilindja” që votuam,
dhe po qeveris tani,
duket që është shumë e zënë,
për të vënë ca pasuri!

“Rilindja” që qe betuar,
për ndëshkimin e hajdutit,
ndoqi-shumë pa u menduar,
vjedhje-metodat e SHQUP-it!

Sala që i njeh gjith’ zgëqet,
ka folur me mijëra herë,
e di si bëhen pisllëqet,
ndaj është bërë helm e vrerë!

Ndonjërit që s’është në temë,
mund t’i duket budalla,
kur thotë: “Këtë e di mirë,
kjo punë s’bëhet pa para!”

Për Salën ju garantoj,
shumë vjet e mbajti pushtetin,
dhe i di gjithë formulat,
se si mund ta rrjepësh shtetin!

Dhe për plaçkën-veç për plaçkën,
bën si ujk i egërsuar,
se shumë shpejt-këta që erdhën,
formulat ja kanë mësuar!

Ulëret ujk’ i tërbuar,
nga mëngjesi gjer në darkë,
se ai e di shumë mirë,
se si lëviz çdo qindarkë!

Ulëret e s’lodhet kurrë,
merr fuqi nga babëzia,
se çdo lek që këtu vidhet,
i duket si leku tija!

Këta që janë në pushtet,
s’i kam parë të ulërasin,
sa kohë që janë në mes plaçkës,
mendjen s’kanë pse ta vrasin!

Nuk bërtasin kot më kot,
s’i hanë fjalët nëpër dhëmbë,
në ikshin-do ikin plot,
dhe gjemb s’do t’u hyj në këmbë!

Plaçka-plaçka e pushtetit,
veç ajo ka rëndësi,
ndaj Reforma kryesore,
mbeti një demagogji!

Share This Article
5 Comments
  • I kane bere pazaret me fal mu,te fal ty ,mjer populli per cilin ka votu.
    Edhe takimi Basha Rama vetem lloqe pazari do te kete.Ishte a nuk ishte Shukriu me breke.

  • ah mar shoku Arben si vajti kjo pune …
    na ngelen ne dere keta te dy , cdo 4 vjet ,po ca cdo 4 vjet ,cdo dite thuaj ,rrime mendohemi kush na qqq..qeveris ,qeveris ,se na eshte bere goja keto dite vetem lesh ashtu lemsh
    rrime mendohemi perdite kush na qqqeveris me mire
    une psh preferoj Saliun , se dhe ne plazh kur del ,i ka breket deri te gjuri ,
    kur te qeveris te q…everis pa vidio ,une keshtu vete nuk e di mire ,po ja Grida atje eshte perdite ,asnje fjale si ka dale …as vidio
    ju per cfare e doni kete gallofin e gjate ??
    po e lej plazhin se me del gjate , po ju na late pa gjume dhe me vidio
    ore ,mori voten dhe tu qqqqqqqqqqqq…everise te gjithve ,po ama pa vidio ….jo po cfare behet keshtu
    u humbi interesi dhe per youporn njerzve
    kur mblidhen atje ne pallament ,une se di juve ,por ama kur i degjoj mendja me thote ” si Shukriu jane keta kur zhvishen ” ? sidomos kur del Ahmetaj dhe flet per ekonomine ,aty bindem qe qqqqqqqeverisja juaj nuk ka derr qe e duron ….
    vajti ca vone tani dhe duhet ta mbyll ,se po mu kujtua dhe ndonje Zhul tjeter ,nuk di cfare do them:P
    bir selman i nenes ke te qaj me pare ,populli idiot dhe qqqqeverisja gomar !

    • Te luftosh te Aktivizosh popullin Shqiptare ,
      kundra kesaj Klase politike ,
      Eshte njelloje sikur te UJISESH kolonat e çimentos ,
      duke shpresuar te çelin Trendafila ,
      Te ” Rezohesh ” tek ky mendim eshte e Falshme
      Te insistosh , je dhe po ben idiotin ,
      Dhe nuk duhet te citojme ato qe ka thene ,
      Brecht o Che Guevara , sepse nuk i ka thene per shqiptaret , qe kane 26 vjete
      ne Koma klinike .

      Ja dhe Korba e Zeze nuk na qenka dakort
      Me Ripjelljen e demokracise demokratike
      ???????????????????????
      Korb e Zeze . , a nuk eshte sistemi yt
      ky ? Ai sistemi shume i enderuar prej teje ?
      A nuk jane votat e ”’ tua ‘ Moj korb
      Demokratike qe na çuan ne kete
      Dite te lumtura ? ,
      ku po shohim pornografi me brek te grisura Demokratike ?
      Ku ti nuk pushoje se Adhuruari
      Vampirin Demokrat Sali ?

      NEUFEUDALIZEM , Quhet ky sistem ,
      dhe eshte nje moster.

  • Pushtet placke dhe placka pushtetit.
    Se ideali sot eshte jasht realitetit.
    Kush per ideal luften e filloi.
    Mori nje plumb e iku e shkoi.
    Idealistet nuk i do shumica.
    Sot kerkojne placke, sot duan cica.
    Edhe populli mbare placken vlereson.
    Se te ishte ndryshe pushtetin largon.
    Kot qahet ky popull per politikane.
    Kur placken vlereson me shum se babane.
    Kjo politike e plackes do te vazhdoje.
    Sa kohe ky popull per placka te votoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *